Kamioni që transportonte eshtrat e dhjetë viktimave të gjenocidit të Srebrenicës u ndal më 9 korrik para ndërtesës së Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës në Sarajevë, ku familjarët e viktimave dhe qytetarë të tjerë u bënë homazhe. Më 11 korrik bëhen 31 vjet nga gjenocidi, në të cilin forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë.
Sarajeva përcolli arkivolet e dhjetë viktimave të gjenocidit në Srebrenicë
1
Mbërritja e kamionit me eshtrat e dhjetë viktimave të gjenocidit të Srebrenicës para ndërtesës së Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës në Sarajevë, ku familjarët e viktimave dhe qytetarët u bënë homazhe.
2
Pas Sarajevës, kamioni vazhdoi rrugën drejt Srebrenicës, ku ishte planifikuar të ndalej para Xhamisë së Qytetit, për të vazhduar më pas drejt Potoçarit.
3
Deri më tani, në Qendrën Memoriale në Potoçari janë varrosur 6.772 viktima të gjenocidit në Srebrenicë, ndërsa rreth 250 të tjera janë varrosur në vende të tjera, me dëshirën e familjeve të tyre. Për më shumë se 1.000 persona të vrarë nga Srebrenica dhe komunat përreth, nuk dihet ende. Mbetjet e tyre mortore vazhdojnë të kërkohen.
4
Në gjenocidin në Srebrenicë, forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995. Më 11 korrik, eshtrat e gjetura të dhjetë viktimave do të prehen në Qendrën Memoriale në Potoçari, ku do të mbahet edhe ceremonia kolektive e varrimit.