Pamje nga aksidenti i zjarrit në Johanesburg, 31 gusht 2023.
Është rritur në 74 numri i të vdekurve nga zjarri që kaploi një ndërtesë shumëkatëshe të enjten në Johanesburg, qytetin më të madh të Afrikës Jugore, njoftuan autoritetet.
Shërbimi Emergjent i Johanesburgut tha se më shumë se 50 persona të tjerë u lënduan nga zjarri, i cili shpërtheu në orët e hershme të 31 gushtit.
“Aktualisht i kemi 73 të vdekur. Kurse janë edhe 52 të lënduar, të cilët janë dërguar në qendra të ndryshme spitalore”, tha Robert Mulaudzi, zëdhënës i Shërbimit Emergjent.
Mulaudzi bëri të ditur se zjarri tashmë është shuar dhe se operacioni i kërkimit është duke u zhvilluar në ndërtesën e nxirë në qendër të Johanesburgut.
Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë, theksoi ai.
“Po shkojmë nga kati në kat për t’i tërhequr trupat. Kjo është një ditë e trishtueshme për qytetin e Johanesburgut. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë gjatë 20 vjetëve sa jam në shërbim”, theksoi Mulaudzi.
Zjarri vdekjeprurës që tronditi jugafrikanët
1/13Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit shihen pranë trupave të viktimave nga zjarri vdekjeprurës në një ndërtesë në Johanesburg, Afrika e Jugut, 31 gusht 2023. Si pasojë e zjarrit në ndërtesën shumëkatëshe humbën jetën më shumë se 70 persona.
Më shumë se 70 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që kaploi një ndërtesë shumëkatëshe në Johanesburg. Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë pasojat e zjarrit vdekjeprurës.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/13Zjarrfikësit duke ecur pranë ndërtesës tashmë të djegur në Johannesburg, Afrika e Jugut, 31 gusht 2023.
Më shumë se 70 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që kaploi një ndërtesë shumëkatëshe në Johanesburg. Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë pasojat e zjarrit vdekjeprurës.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/13Shërbimi Emergjent i Johanesburgut tha se më shumë se 50 persona të tjerë u lënduan nga zjarri, i cili shpërtheu në orët e hershme të 31 gushtit.
Më shumë se 70 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që kaploi një ndërtesë shumëkatëshe në Johanesburg. Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë pasojat e zjarrit vdekjeprurës.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/13“Po shkojmë nga kati në kat për t’i tërhequr trupat. Kjo është një ditë e trishtueshme për qytetin e Johanesburgut. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë gjatë 20 vjetëve sa jam në shërbim”, tha Robert Mulaudzi, zëdhënës i Shërbimit Emergjent.
Më shumë se 70 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që kaploi një ndërtesë shumëkatëshe në Johanesburg. Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë pasojat e zjarrit vdekjeprurës.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/13Disa banorë duke qarë pranë vendit të ngjarjes.
Më shumë se 70 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që kaploi një ndërtesë shumëkatëshe në Johanesburg. Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë pasojat e zjarrit vdekjeprurës.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/13Trupat e mbuluar të viktimave që humbën jetën si pasojë e zjarrit vdekjeprurës në orët e para të mëngjesit të 31 gushtit në Johannesburg, Afrika e Jugut.
Më shumë se 70 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që kaploi një ndërtesë shumëkatëshe në Johanesburg. Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë pasojat e zjarrit vdekjeprurës.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/13Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë, njoftuan zyrtarët e shërbimeve emergjente.
Më shumë se 70 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që kaploi një ndërtesë shumëkatëshe në Johanesburg. Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë pasojat e zjarrit vdekjeprurës.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/13Sipas autoriteteve, ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin në ndërtesë.
Më shumë se 70 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që kaploi një ndërtesë shumëkatëshe në Johanesburg. Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë pasojat e zjarrit vdekjeprurës.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/13Ekipet e emergjencës shihen pranë trupave të viktimave.
Më shumë se 70 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që kaploi një ndërtesë shumëkatëshe në Johanesburg. Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë pasojat e zjarrit vdekjeprurës.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/13Dy gra duke qarë pranë trupave të viktimave nga zjarri që kaploi një ndërtesë shumëkatëshe në orët e para të mëngjesit në Johannesburg.
Më shumë se 70 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që kaploi një ndërtesë shumëkatëshe në Johanesburg. Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë pasojat e zjarrit vdekjeprurës.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/13Në ndërtesë mund të kenë qenë duke jetuar rreth 200 njerëz, sipas dëshmitarëve.
Më shumë se 70 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që kaploi një ndërtesë shumëkatëshe në Johanesburg. Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë pasojat e zjarrit vdekjeprurës.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/13Zjarrfikësit duke punuar në vendin e ngjarjes.
Më shumë se 70 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që kaploi një ndërtesë shumëkatëshe në Johanesburg. Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë pasojat e zjarrit vdekjeprurës.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13/13Njerëzit e mbledhur pranë vendit të ngjarjes në Johannesburg.
Më shumë se 70 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që kaploi një ndërtesë shumëkatëshe në Johanesburg. Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë pasojat e zjarrit vdekjeprurës.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërkohë që njerëzit nga ndërtesa janë evakuuar plotësisht tashmë.
Mulaudzi theksoi se ndërtesa ishte “një vendbanim joformal” ku njerëzit e pastrehë ishin vendosur në kërkim të akomodimit pa ndonjë marrëveshje kontrate formale. Sipas tij, kjo e ka bërë të vështirë kërkimin e njerëzve në këtë objekt.
Në ndërtesë mund të kenë qenë duke jetuar rreth 200 njerëz, sipas dëshmitarëve.
Uzurpimi i jashtëligjshëm i ndërtesave të papërdorura në qendër të qytetit është i madh dhe thuhet se shumë prej tyre janë nën kontrollin e sindikatave kriminale, të cilët marrin qira nga banuesit.
Në qershor, zjarri në një ndërtesë të vjetruar në Johanesburg la të vdekur dy fëmijë nën moshën 10-vjeçare, të cilët kishin mbetur të ngujuar në një banesë.