Ndërlidhjet

Francë: Sërish dhunë në protestat kundër reformës për pensione

Pamje nga protestat në Paris.
Pamje nga protestat në Paris.

Protestuesit në Paris janë përleshur sërish me policinë teksa kanë kundërshtuar reformën qeveritare për pensionet.

Mijëra protestues kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Protestat e orëve të para të 18 marsit, shënojnë ditën e dytë të marsheve të dhunshme, prej kur presidenti francez, Emmanuel Macron, ka vendosur të çojë përpara reformën kontroverse për rritje të moshës së pensionomit prej 62 në 64 vjeç, pa votim në parlament.

Menjëherë pas vendimit të Macronit, opozita e ka nisur procesin për votë mosbesimi ndaj Qeverisë.

Marine Le Pen, liderja e deputetëve të Marshit Kombëtar në Parlament, e ka quajtur vendimin e Marconit “dështim total për Qeverinë”.

Policia ka arrestuar dhjetëra persona në trazirat që kanë ndodhur afër ndërtesës së Parlamentit.

Trazira në Paris kundër reformës së Macronit për pensione

Mijëra protestues në Francë  kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë franceze, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. 
1/10 Mijëra protestues në Francë  kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë franceze, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. 
Mijëra protestues në Paris kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Anëtarët e xhandarmërisë franceze qëndrojnë roje në Place de la Concorde. Marshet e dhunshme të protestuesve vazhduan edhe në orët e para të 18 marsit.
2/10 Anëtarët e xhandarmërisë franceze qëndrojnë roje në Place de la Concorde. Marshet e dhunshme të protestuesve vazhduan edhe në orët e para të 18 marsit.
Mijëra protestues në Paris kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Sipas mediave lokale, policia arrestoi qindra persona në trazirat që shpërthyen në Place de la Concorde, në qendër të Parisit, pranë vendit të takimit të Dhomës së Ulët të Parlamentit.
3/10 Sipas mediave lokale, policia arrestoi qindra persona në trazirat që shpërthyen në Place de la Concorde, në qendër të Parisit, pranë vendit të takimit të Dhomës së Ulët të Parlamentit.
Mijëra protestues në Paris kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Policia gjatë ndërhyrjes përdori topa uji dhe gaz lotsjellës.
4/10 Policia gjatë ndërhyrjes përdori topa uji dhe gaz lotsjellës.
Mijëra protestues në Paris kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Protestuesit ndezën zjarre dhe hodhën gjësende drejt punonjësve të policisë.
5/10 Protestuesit ndezën zjarre dhe hodhën gjësende drejt punonjësve të policisë.
Mijëra protestues në Paris kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Në kohën e shpërthimit të konfliktit më 16 mars në shesh ishin rreth duke protestuar rreth 6.000 kundërshtarë të reformës së pensioneve.
6/10 Në kohën e shpërthimit të konfliktit më 16 mars në shesh ishin rreth duke protestuar rreth 6.000 kundërshtarë të reformës së pensioneve.
Mijëra protestues në Paris kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Më 16 mars, Qeveria franceze vendosi në minutën e fundit të zbatojë reformën më të rëndësishme të presidentit Emmanuel Macron, e cila parashikon një rritje graduale të moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç. Gjatë procedurës, Qeveria anashkaloi Dhomën e Ulët të Parlamentit, Asamblenë Kombëtare, ku rezultati i votimit ishte në prag për marrjen e një vendimi.
7/10 Më 16 mars, Qeveria franceze vendosi në minutën e fundit të zbatojë reformën më të rëndësishme të presidentit Emmanuel Macron, e cila parashikon një rritje graduale të moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç. Gjatë procedurës, Qeveria anashkaloi Dhomën e Ulët të Parlamentit, Asamblenë Kombëtare, ku rezultati i votimit ishte në prag për marrjen e një vendimi.
Mijëra protestues në Paris kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Në Kushtetutën franceze është një nen i veçantë që i lejon Qeverisë ta bëjë këtë. Reforma ende mund të rrëzohet me një votë mosbesimi ndaj Qeverisë.
8/10 Në Kushtetutën franceze është një nen i veçantë që i lejon Qeverisë ta bëjë këtë. Reforma ende mund të rrëzohet me një votë mosbesimi ndaj Qeverisë.
Mijëra protestues në Paris kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Protesta kundër reformës së pensioneve janë mbajtur edhe në qytete të tjera franceze.
9/10 Protesta kundër reformës së pensioneve janë mbajtur edhe në qytete të tjera franceze.
Mijëra protestues në Paris kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Sindikatat shpallën një ditë të re grevash dhe protestash në mbarë Francën, më 23 mars.
10/10 Sindikatat shpallën një ditë të re grevash dhe protestash në mbarë Francën, më 23 mars.
Mijëra protestues në Paris kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Previous slide
Next slide

Protesta janë mbajtur edhe në qytetet tjera franceze, përfshirë Strasburgun.

“Ne nuk do të heqim dorë”, ka thënë një protestues për agjencinë e lajmeve AFP.

“Ka ende shpresë që reforma mund të tërhiqet”.

Qeveria ka thënë se ndryshimet në ligjin për pensione janë thelbësore, për të shmangur stërngarkimin dhe potencialisht, bllokimin e sistemit për pensionet.

Nga protestat janë prekur shumë shërbime publike, përfshirë transportin, si dhe shkollat.

XS
SM
MD
LG