Ndërlidhjet

SHBA-së i duhen edhe disa javë për t’u përgjigjur rreth vrasjes së Khashoggit


Gazetari i vrarë saudit, Jamal Khashoggi
Gazetari i vrarë saudit, Jamal Khashoggi

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë të enjten se brenda “pak javësh”, Shtetet e Bashkuara mund të nisin sanksione, në përgjigje të vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggji, në konsullatën saudite në Stamboll, duke e arsyetuar këtë periudhë me mbledhjen e informacioneve të mjaftueshme për këtë rast.

Pompeo ka thënë në një intervistë për radion KMOX, në Shën Luis se presidenti amerikan, Donald Trump e ka bërë të qartë se Uashingtoni do të përgjigjet për këtë vrasje.

Ai ka thënë se administrata amerikane është duke shqyrtuar mundësinë “e vënies së sanksioneve kundër individëve që kanë qenë të lidhur me vrasjen”.

“Me siguri do të na duhen edhe disa javë para se të mbledhim të dhëna të mjaftueshme që të aplikojmë sanksionet, mirëpo besoj se do të arrijmë aty”, ka deklaruar Pompeo.

“Ne do të gjejmë faktet”, ka deklaruar ai.

“Presidenti ka thënë se ne do të kërkojmë përgjegjësi për ata që kanë qenë të përfshirë në kryerjen e këtij krimi të tmerrshëm”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Duke insistuar se SHBA-ja nuk ka injoruar vrasjen e Kashoggit, diplomati amerikan ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë “marrëdhënie strategjike afatgjata” me Arabinë Saudite dhe “kërkojnë të sigurohen se këto marrëdhënie do të mbesin sërish aty”.

Ndërkohë, ish-ministri saudit i Inteligjencës, princi Turki bin Faisal al Saud, ka thënë të mërkurën se zemërimi në Shtetet e Bashkuara për të demonizuar Arabinë Saudite lidhur me vrasjen e Khashoggit, kërcënon dëmtimin e lidhjeve strategjike në mes të dy shteteve.

“Ne vlerësojmë marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara dhe shpresojmë t’i mbajmë ato. Ne shpresojmë se Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen në mënyrë reciproke”, ka thënë princi Turki, pjesëtar i familjes mbretërore.

Mirëpo, të premten është raportuar se princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman u ka thënë Shteteve të Bashkuara se e ka konsideruar islamist të rrezikshëm gazetarin e vrarë, Jamal Khashoggji.

Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman
Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman

Princi Salman është raportuar të ketë bërë këto deklarata në një bisedë telefonike me Shtëpinë e Bardhë, pasi Khashoggi është zhdukur dhe para se Arabia Saudite të pranojë se e ka vrarë atë.

Muajin e kaluar, princi saudit ka thënë se “krimi ka qenë i dhimbshëm për të gjithë sauditët”.

Mirëpo, gjatë bisedës telefonike me Jared Kushner dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump dhe Këshilltarin amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton, princi saudit ka thënë se Khashoggji ka qenë anëtar i organizatës islamike, Vëllazëria Myslimane, ka raportuar Washington Post.

Arabia Saudite ka mohuar raportimet e Washington Postit dhe New York Times.

Exposé: Kur vrasja e një njeriu dridh botën

Kur vrasja e një njeriu dridh botën
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:09:35 0:00

Përveç tjerash, në një deklaratë të publikuar në këtë gazetë, familja e Khashoggit ka mohuar se ai ka qenë anëtar i kësaj Organizate dhe se edhe gazetari i vrarë ka mohuar një gjë të tillë për një kohë të gjatë.

“Jamal Khashoggi nuk ka qenë njeri i rrezikshëm. Pretendimi i të kundërtës do të ishte qesharak”, ka thënë familja e tij.

Ndërkohë që Turqia vazhdon të kërkojë informacione për fatin e gazetarit saudit, gjatë kësaj jave në këtë shtet ka qëndruar prokurori i përgjithshëm saudit, Saud al-Mojeb, i cili është takuar me kryeprokurorin turk, Irfan Fidan lidhur me këtë rast.

Pas takimit, Fidan ka thënë se Khashoggi është ngufatur deri në vdekje në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll dhe trupi i tij është gjymtuar.

Khashoggi, i cili ka jetuar në Shtetet e Bashkuara dhe ka shkruar kolumne për Washington Postin, ka shkuar se konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor për të siguruar disa dokumente, mirëpo nuk është parë më.

Riadi fillimisht ka kundërshtuar të ketë pasur ndonjë rol në zhdukjen e tij, mirëpo nën presion të autoriteteve turke ka identifikuar 18 të dyshuar në këtë rast.

Arabia Saudite ka thënë se ata do të përballen me drejtësinë lidhur me vrasjen.

Ankaraja është raportuar të ketë kërkuar ekstradimin e tyre në Turqi për t’u gjykuar.

Ndërkohë, Turqia ka vazhduar edhe të enjten t’iu kërkojë autoriteteve saudite të tregojnë vendndodhjen e trupit të Khashoggit, i cili nuk është gjetur ende.

Përgatiti: Krenare Cubolli
XS
SM
MD
LG