Ndërlidhjet

SHBA “nuk është e përgatitur” për zonën e ndalim-fluturimit” në Ukrainë

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë të premten se pavarësisht thirrjeve nga Kievi, Uashingtoni nuk është i përgatitur për të mbështetur zonën e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, pasi konflikti do të përshkallëzonte me Rusinë “në nivel krejt tjetër”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për zonë të ndalim-fluturimit disa herë, prej kur Moska ka nisur pushtimin e paprovokuar më 24 shkurt, dhe ka përsëritur këtë thirrje më 4 mars, pasi Rusia ka sulmuar centralin më të madh bërthamor në Evropë, i cili gjendet në jug të Ukrainës.

Mirëpo Price ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë nga Brukseli se, ndonëse Perëndimi është duke bërë çka ka mundësi për të mbrojtur Ukrainën “vendosja e forcave të NATO-s në kontakt potencial apo konflikt me Rusinë do ta çonte konfliktin në nivel krejt tjetër”.

“Kjo nuk është diçka për të cilën është e përgatitur SHBA-ja”, ka thënë ai.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se vendet anëtare të aleancës janë pajtuar që asnjë aeroplan i tyre nuk duhet të fluturojë mbi hapësirën ajrore të Ukrainës dhe se trupat e tyre nuk duhet të jenë të pranishme në Ukrainë gjatë sulmit rus në këtë shtet, pavarësisht thirrjeve të Kievit për të zbatuar masën e ndalim-fluturimit.

Duke folur nga Brukseli më 4 mars, pas takimit me ministra të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, Stoltemberg i ka bërë thirrje sërish presidentit rus, Vladimir Putin që të ndalë luftën e paprovokuar kundër Ukrainës, “menjëherë dhe pa kushte”.

Stoltenberg e ka pranuar se Rusia ka mundësi të rrisë sulmet në Ukrainë, dhe se ditët në vijim “mund të jenë më të këqija”.

Pasojat e sulmeve në Ukrainë

Një djalë me biçikletë kalon pranë shtëpive gërmadha pas luftimeve të ashpra në Buça, në rajonin e Kievit,Ukrainë, mars 2022.
1/14 Një djalë me biçikletë kalon pranë shtëpive gërmadha pas luftimeve të ashpra në Buça, në rajonin e Kievit,Ukrainë, mars 2022.
Imazhet që vijnë nga Ukraina tregojnë për pasojat nga sulmet e forcave ruse. Grumbuj automjetesh të shkatërruara e gërmadha ndërtesash janë disa nga pamjet e vendbanimit Buça, në rajonin e Kievit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Vendbanimi Buça pas luftimeve të rënda, në rajonin e Kievit, Ukrainë, mars 2022.
2/14 Vendbanimi Buça pas luftimeve të rënda, në rajonin e Kievit, Ukrainë, mars 2022.
Imazhet që vijnë nga Ukraina tregojnë për pasojat nga sulmet e forcave ruse. Grumbuj automjetesh të shkatërruara e gërmadha ndërtesash janë disa nga pamjet e vendbanimit Buça, në rajonin e Kievit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Rrugët në Buça pas luftimeve, mars 2022
3/14 Rrugët në Buça pas luftimeve, mars 2022
Imazhet që vijnë nga Ukraina tregojnë për pasojat nga sulmet e forcave ruse. Grumbuj automjetesh të shkatërruara e gërmadha ndërtesash janë disa nga pamjet e vendbanimit Buça, në rajonin e Kievit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Pamje nga brenda e një ndërtese të djegur nga sulmet e forcave ruse në Buça, mars 2022.
4/14 Pamje nga brenda e një ndërtese të djegur nga sulmet e forcave ruse në Buça, mars 2022.
Imazhet që vijnë nga Ukraina tregojnë për pasojat nga sulmet e forcave ruse. Grumbuj automjetesh të shkatërruara e gërmadha ndërtesash janë disa nga pamjet e vendbanimit Buça, në rajonin e Kievit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Banorët largohen pasi banesat e tyre u dëmtuan nga sulmet e ashpra të forcave ruse.
5/14 Banorët largohen pasi banesat e tyre u dëmtuan nga sulmet e ashpra të forcave ruse.
Imazhet që vijnë nga Ukraina tregojnë për pasojat nga sulmet e forcave ruse. Grumbuj automjetesh të shkatërruara e gërmadha ndërtesash janë disa nga pamjet e vendbanimit Buça, në rajonin e Kievit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Grumbull automjetesh të djegura në mes të rrugës.
6/14 Grumbull automjetesh të djegura në mes të rrugës.
Imazhet që vijnë nga Ukraina tregojnë për pasojat nga sulmet e forcave ruse. Grumbuj automjetesh të shkatërruara e gërmadha ndërtesash janë disa nga pamjet e vendbanimit Buça, në rajonin e Kievit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një qen mes rrënojash ndërsa më tutje banorët shikojnë shkatërrimin nga sulmet e forcave ruse. 
7/14 Një qen mes rrënojash ndërsa më tutje banorët shikojnë shkatërrimin nga sulmet e forcave ruse. 
Imazhet që vijnë nga Ukraina tregojnë për pasojat nga sulmet e forcave ruse. Grumbuj automjetesh të shkatërruara e gërmadha ndërtesash janë disa nga pamjet e vendbanimit Buça, në rajonin e Kievit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një burrë me nevoja të veçanta kalon pranë tankeve të djegura.
8/14 Një burrë me nevoja të veçanta kalon pranë tankeve të djegura.
Imazhet që vijnë nga Ukraina tregojnë për pasojat nga sulmet e forcave ruse. Grumbuj automjetesh të shkatërruara e gërmadha ndërtesash janë disa nga pamjet e vendbanimit Buça, në rajonin e Kievit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Pamje nga një ndërtesë e shkatërruar nga sulmet e forcave ruse në Buça, mars 2022.
9/14 Pamje nga një ndërtesë e shkatërruar nga sulmet e forcave ruse në Buça, mars 2022.
Imazhet që vijnë nga Ukraina tregojnë për pasojat nga sulmet e forcave ruse. Grumbuj automjetesh të shkatërruara e gërmadha ndërtesash janë disa nga pamjet e vendbanimit Buça, në rajonin e Kievit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Mbetjet e një automjeti ushtarak të djegur...
10/14 Mbetjet e një automjeti ushtarak të djegur...
Imazhet që vijnë nga Ukraina tregojnë për pasojat nga sulmet e forcave ruse. Grumbuj automjetesh të shkatërruara e gërmadha ndërtesash janë disa nga pamjet e vendbanimit Buça, në rajonin e Kievit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Infrastruktura e shkatërruar nga sulmet e forcave ruse në rajonin e Kievit.
11/14 Infrastruktura e shkatërruar nga sulmet e forcave ruse në rajonin e Kievit.
Imazhet që vijnë nga Ukraina tregojnë për pasojat nga sulmet e forcave ruse. Grumbuj automjetesh të shkatërruara e gërmadha ndërtesash janë disa nga pamjet e vendbanimit Buça, në rajonin e Kievit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ndërtesa të rrënuara, automjete e rrugë të shkatërruara në Buça, në rajonin e Kievit,mars 2022.
12/14 Ndërtesa të rrënuara, automjete e rrugë të shkatërruara në Buça, në rajonin e Kievit,mars 2022.
Imazhet që vijnë nga Ukraina tregojnë për pasojat nga sulmet e forcave ruse. Grumbuj automjetesh të shkatërruara e gërmadha ndërtesash janë disa nga pamjet e vendbanimit Buça, në rajonin e Kievit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ndërtesë e djegur nga sulmet e forcave ruse në Buça, mars 2022.
13/14 Ndërtesë e djegur nga sulmet e forcave ruse në Buça, mars 2022.
Imazhet që vijnë nga Ukraina tregojnë për pasojat nga sulmet e forcave ruse. Grumbuj automjetesh të shkatërruara e gërmadha ndërtesash janë disa nga pamjet e vendbanimit Buça, në rajonin e Kievit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Pamja tregon një ndërtesë administrative të dëmtuar të termocentralit bërthamor Zaporizhja, nga pushtimi rus i Ukrainës, në Enerhodar, rajoni i Zaporizhja, Ukrainë, në këtë foto të publikuar më 4 mars 2022. (Shërbimi për shtyp i Kompanisë Kombëtare të Gjenerimit të Energjisë Bërthamore Energoatom)
14/14 Pamja tregon një ndërtesë administrative të dëmtuar të termocentralit bërthamor Zaporizhja, nga pushtimi rus i Ukrainës, në Enerhodar, rajoni i Zaporizhja, Ukrainë, në këtë foto të publikuar më 4 mars 2022. (Shërbimi për shtyp i Kompanisë Kombëtare të Gjenerimit të Energjisë Bërthamore Energoatom)
Imazhet që vijnë nga Ukraina tregojnë për pasojat nga sulmet e forcave ruse. Grumbuj automjetesh të shkatërruara e gërmadha ndërtesash janë disa nga pamjet e vendbanimit Buça, në rajonin e Kievit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Price ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do të vazhdojnë të rrin sanksionet kundër Moskës për veprimet e saj agresive, duke paralajmëruar se “nëse presidenti rus, Vladimir Putin vazhdon të përshkallëzojë situatën, ne do të përshkallëzojmë përgjigjen tonë”.

Ai ka thënë se Perëndimi duhet të mbajë të hapur rrugën diplomatike, ndonëse diplomacia "duket se nuk do të triumfojë në këto kushte kur Rusia vazhdon të lëshojë raketa dhe kur forcat e saj avancojnë”.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

XS
SM
MD
LG