Ndërlidhjet

SHBA-ja i ndan me Izraelin mësimet e vështira nga lufta në Irak dhe Siri

Tanket e Ushtrisë së Izraelit zhvendosen pranë kufirit me Rripin e Gazës në jug të Izraelit, 13 tetor 2023.
Tanket e Ushtrisë së Izraelit zhvendosen pranë kufirit me Rripin e Gazës në jug të Izraelit, 13 tetor 2023.

AP

Mundësia që Ushtria e Izraelit ta nisë ofensivën tokësore nëpër lagjet e dendura urbane të Rripit të Gazës, ku militantët i përdorin civilët si mburoja njerëzore, sjell në mendje kujtime përvëluese të betejave vdekjeprurëse të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që luftoi kundër grupit ekstremist Shteti Islamik, në Irak dhe Siri.

Për Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin dhe liderët e tij ushtarakë, ato luftime të ashpra dhe mijëra civilët e vrarë nga sulmet ajrore dhe dyluftimet nëpër lagjet e Mosulit dhe Rakës, janë mësime që duhet të ndahen në një kohë kur Izraeli po përgatitet për një pushtim tokësor kundër Hamasit.

“Në bisedat tona me izraelitët, dhe siç e kemi bërë të shumë të qartë, ne po vazhdojmë ta theksojmë rëndësinë e uljes së numrit të viktimave civile dhe të garantimit... se gjërat si korridoret e sigurta duhet të mendohen mirë”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, të martën.

SHBA-ja mund ta përshkruajë qartazi dhe hollësisht dëmin që u është shkaktuar civilëve. Gjatë rrethimit tetëmuajsh për ta çliruar Mosulin nga militantët islamistë, u vranë 10.000 njerëz, përfshirë së paku 3.200 civilë nga sulmet ajrore, zjarri i artilerisë apo predhave mes tetorit 2016 dhe rënies së Shtetit Islamik në korrik 2017, sipas një hetimi të Associated Press. Një numër pothuajse i njëjtë i civilëve u vranë apo u morën peng nga militantët dhe u përdorën si mburoja njerëzore për të ikur nga qyteti.

Në Mosul, shkatërrim dhe shpresë
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:03 0:00

Austin, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane, gjenerali Charles CQ Brown, shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së, gjenerali Eric Kurilla, si dhe komandantët e tjerë të lartë të Ushtrisë Amerikane, kaluan kohë në rajon asokohe dhe e panë dhunën duke ndodhur.

Ata ishin të vetëdijshëm për përpjekjet për të hapur korridore humanitare dhe për vendimet për pauza operacionale derisa civilët ishin paralajmëruar të iknin. Prandaj, ata po bisedojnë me homologët e vet izraelitë pothuajse çdo ditë, po japin këshilla për sfidat e luftimeve në zona urbane, kërcënimet nga minat tokësore, bombat skaj rrugëve dhe përpjekjet për t’i mbrojtur civilët gjatë shkatërrimit të militantëve të fshehur nëpër shkolla, xhami e shtëpi.

“Ndarja e mësimeve që i kemi marrë për 20 vjet po bëhet me të gjitha nivelet e lidershipit [ushtarak]”, tha zëdhënësi i Brown, Jereal Dorsey.

Duke qenë e vetëdijshme për këtë prioritet, SHBA-ja e ka dërguar një ekip këshilltarësh ushtarakë në Izrael, përfshirë gjeneralin e marinës James Glynn - i cili ndihmoi në udhëheqjen e operacioneve speciale kundër grupit të Shtetit Islamik dhe, po ashtu, shërbeu në Fallujah gjatë disa prej luftimeve më të ashpra urbane gjatë kulmit të luftës në Irak - do të jetë në gjendje t’i këshillojë izraelitët si ta shmangin sa më shumë vrasjen e civilëve gjatë luftimeve nëpër zona urbane.

“Këta zyrtarë, përfshirë gjeneralin Glynn, kanë përvojë në luftimet në zonat urbane”, tha Ryder të martën.

“Ata janë atje përkohësisht me ekipin e tyre ushtarak thjesht për të biseduar rreth disa prej pyetjeve të rënda të cilat IDF-ja [Forcat Mbrojtëse të Izraelit] duhet t’i marrë parasysh teksa planifikon skenarë të ndryshëm”, shtoi ai.

Gjatë bisedimeve javën e kaluar me liderët e Qeverisë dhe Mbrojtjes së Izraelit në Tel Aviv, Austin e solli ndër mend përvojën e tij si lider i Komandës Qendrore Amerikane gjatë dy vjetëve të para të luftës për ta mposhtur grupin Shteti Islamik.

Ai foli për mësimet e marra, përfshirë të kuptuarit se bota po shikon, sipas burimeve që ishin të pranishme në takime.

Austin ishte i qartë, publikisht dhe privatisht, se, derisa izraelitët i planifikojnë operacionet ushtarake, përfshirë pushtimin e mundshëm tokësor të Gazës, ata duhet ta marrin parasysh sigurinë e civilëve.

“Janë disa mësime që i kemi mësuar të cilat me shumë kënaqësi do t’i ndanim me aleatët tanë këtu, sa i përket operacioneve efektive në terrenet e dendura urbane dhe krijimin e korridoreve të sigurta humanitare”, tha Austin.

Gjenerali i pensionuar i Ushtrisë Amerikane, Joseph Votel, i cili e mori drejtimin e Komandës Qendrore Amerikane më 2016 kur u pensionua Austini dhe i udhëhoqi operacionet, tha se mesazhi më i rëndësishëm për izraelitët – të cilin e kanë përçuar Austini, sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe presidenti Joe Biden – nuk është e rëndësishme ajo çfarë bën Izraeli në zotimin e tij për ta shkatërruar Hamasin, por mënyra sesi ushtria e bën atë.

“Rëndësi të vërtetë ka mënyra sesi e kryen këtë fushatë. Dhe, ata duhet ta bëjnë këtë në një mënyrë e cila pasqyron vlerat dhe shqetësimet e palestinezëve të pafajshëm, të cilët po mbahen peng nga Hamasi”, tha Votel.

Ai shtoi se ka shumë ngjashmëri dhe disa dallime kyçe mes misioneve të SHBA-së në Irak dhe Siri dhe pushtimit të mundshëm të Gazës nga Izraeli.

Hamasi, tha ai, është i armatosur më mirë, me eksplozivë më të sofistikuar dhe armë të tjera me të cilat e ka furnizuar Irani. Dhe, tunelet labirinte nën Gazë janë shumë më të zhvilluara dhe më të gjata se ato në Rakë.

Ushtarakisht, theksoi ai, Izraeli e ka një kundërshtar më të sofistikuar dhe të armatosur më mirë se Shteti Islamik në Siri dhe Irak.

Banorët e Gazës s'kanë ku strehohen nga sulmet izraelite

Një person mban në duar një fëmijë ndërsa palestinezët mblidhen në vendin e sulmeve izraelite në një shtëpi në Han Junis, Rripi i Gazës, 23 tetor 2023.
1/15 Një person mban në duar një fëmijë ndërsa palestinezët mblidhen në vendin e sulmeve izraelite në një shtëpi në Han Junis, Rripi i Gazës, 23 tetor 2023.
Ndonëse ushtria izraelite u kishte bërë thirrje banorëve të Gazës që të zhvendoseshin drejt jugut, më 23 tetor qyteti jugor, Han Junis, u godit nga sulme vdekjeprurëse izraelite. Palestinezët e ikur nga Gaza tashmë nuk kanë ku të strehohen nga sulmet e vazhdueshme. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Palestinezët, të cilët janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve izraelite, shihen duke fjetur në tokë në Han Junis në Rripin e Gazës, 23 tetor 2023.
2/15 Palestinezët, të cilët janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve izraelite, shihen duke fjetur në tokë në Han Junis në Rripin e Gazës, 23 tetor 2023.
Ndonëse ushtria izraelite u kishte bërë thirrje banorëve të Gazës që të zhvendoseshin drejt jugut, më 23 tetor qyteti jugor, Han Junis, u godit nga sulme vdekjeprurëse izraelite. Palestinezët e ikur nga Gaza tashmë nuk kanë ku të strehohen nga sulmet e vazhdueshme. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një djalë i vogël palestinez, një nga të mbijetuarit e paktë të familjes Allamdani, i cili u largua në Rripin jugor të Gazës. Për t'u ikur sulmeve të vazhdueshëm ajrore izraelite në qytetin e Gazës familja e tij u vendos në një strehimore, e cila u godit më vonë nga avionët izraelitë. Në këtë sulm u vranë 13 të afërm të tij. 
3/15 Një djalë i vogël palestinez, një nga të mbijetuarit e paktë të familjes Allamdani, i cili u largua në Rripin jugor të Gazës. Për t'u ikur sulmeve të vazhdueshëm ajrore izraelite në qytetin e Gazës familja e tij u vendos në një strehimore, e cila u godit më vonë nga avionët izraelitë. Në këtë sulm u vranë 13 të afërm të tij. 
Ndonëse ushtria izraelite u kishte bërë thirrje banorëve të Gazës që të zhvendoseshin drejt jugut, më 23 tetor qyteti jugor, Han Junis, u godit nga sulme vdekjeprurëse izraelite. Palestinezët e ikur nga Gaza tashmë nuk kanë ku të strehohen nga sulmet e vazhdueshme. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një grua kalon pranë tendave në një kamp të ngritur. Palestinezët që u larguan nga shtëpitë e tyre mes sulmeve izraelite, strehohen në kampin me tenda të drejtuar nga Kombet e Bashkuara, pas thirrjes së Izraelit për më shumë se 1 milion civilë në Gazën veriore që zhvendosen në jug, në Han Junis.
4/15 Një grua kalon pranë tendave në një kamp të ngritur. Palestinezët që u larguan nga shtëpitë e tyre mes sulmeve izraelite, strehohen në kampin me tenda të drejtuar nga Kombet e Bashkuara, pas thirrjes së Izraelit për më shumë se 1 milion civilë në Gazën veriore që zhvendosen në jug, në Han Junis.
Ndonëse ushtria izraelite u kishte bërë thirrje banorëve të Gazës që të zhvendoseshin drejt jugut, më 23 tetor qyteti jugor, Han Junis, u godit nga sulme vdekjeprurëse izraelite. Palestinezët e ikur nga Gaza tashmë nuk kanë ku të strehohen nga sulmet e vazhdueshme. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Kështu duket vendi ku është kryer një sulm izraelit mbi ndërtesat e banimit në Rripin verior të Gazës, 23 tetor 2023.
5/15 Kështu duket vendi ku është kryer një sulm izraelit mbi ndërtesat e banimit në Rripin verior të Gazës, 23 tetor 2023.
Ndonëse ushtria izraelite u kishte bërë thirrje banorëve të Gazës që të zhvendoseshin drejt jugut, më 23 tetor qyteti jugor, Han Junis, u godit nga sulme vdekjeprurëse izraelite. Palestinezët e ikur nga Gaza tashmë nuk kanë ku të strehohen nga sulmet e vazhdueshme. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Palestinezët mblidhen në vendin ku ndodhën sulme izraelite mbi shtëpitë e banorëve.
6/15 Palestinezët mblidhen në vendin ku ndodhën sulme izraelite mbi shtëpitë e banorëve.
Ndonëse ushtria izraelite u kishte bërë thirrje banorëve të Gazës që të zhvendoseshin drejt jugut, më 23 tetor qyteti jugor, Han Junis, u godit nga sulme vdekjeprurëse izraelite. Palestinezët e ikur nga Gaza tashmë nuk kanë ku të strehohen nga sulmet e vazhdueshme. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Disa palestinezë duke shikuar pranë rrënojave të një xhamie të shkatërruar nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës.
7/15 Disa palestinezë duke shikuar pranë rrënojave të një xhamie të shkatërruar nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës.
Ndonëse ushtria izraelite u kishte bërë thirrje banorëve të Gazës që të zhvendoseshin drejt jugut, më 23 tetor qyteti jugor, Han Junis, u godit nga sulme vdekjeprurëse izraelite. Palestinezët e ikur nga Gaza tashmë nuk kanë ku të strehohen nga sulmet e vazhdueshme. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Palestinezët shikojnë vendin e sulmeve izraelite në një shtëpi në Han Junis në Rripin jugor të Gazës, 23 tetor 2023.
8/15 Palestinezët shikojnë vendin e sulmeve izraelite në një shtëpi në Han Junis në Rripin jugor të Gazës, 23 tetor 2023.
Ndonëse ushtria izraelite u kishte bërë thirrje banorëve të Gazës që të zhvendoseshin drejt jugut, më 23 tetor qyteti jugor, Han Junis, u godit nga sulme vdekjeprurëse izraelite. Palestinezët e ikur nga Gaza tashmë nuk kanë ku të strehohen nga sulmet e vazhdueshme. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Mbetjet e ndërtesave të shkatërruara nga sulmet izraelite në Han Junis, 23 tetor 2023.  
9/15 Mbetjet e ndërtesave të shkatërruara nga sulmet izraelite në Han Junis, 23 tetor 2023.  
Ndonëse ushtria izraelite u kishte bërë thirrje banorëve të Gazës që të zhvendoseshin drejt jugut, më 23 tetor qyteti jugor, Han Junis, u godit nga sulme vdekjeprurëse izraelite. Palestinezët e ikur nga Gaza tashmë nuk kanë ku të strehohen nga sulmet e vazhdueshme. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një foshnjë palestineze e lindur parakohe e vendosur në një inkubator në repartin e maternitetit të spitalit Shifa, i cili sipas zyrtarëve shëndetësorë, është në prag të mbylljes pasi po i mbaron karburanti dhe nga mungesa e energjisë elektrike në Gaz.
10/15 Një foshnjë palestineze e lindur parakohe e vendosur në një inkubator në repartin e maternitetit të spitalit Shifa, i cili sipas zyrtarëve shëndetësorë, është në prag të mbylljes pasi po i mbaron karburanti dhe nga mungesa e energjisë elektrike në Gaz.
Ndonëse ushtria izraelite u kishte bërë thirrje banorëve të Gazës që të zhvendoseshin drejt jugut, më 23 tetor qyteti jugor, Han Junis, u godit nga sulme vdekjeprurëse izraelite. Palestinezët e ikur nga Gaza tashmë nuk kanë ku të strehohen nga sulmet e vazhdueshme. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një fëmijë palestinez, i cili u plagos në një sulm izraelit, qëndron shtrirë në ulëset e spitalit në qytetin e Gazës, 23 tetor 2023.
11/15 Një fëmijë palestinez, i cili u plagos në një sulm izraelit, qëndron shtrirë në ulëset e spitalit në qytetin e Gazës, 23 tetor 2023.
Ndonëse ushtria izraelite u kishte bërë thirrje banorëve të Gazës që të zhvendoseshin drejt jugut, më 23 tetor qyteti jugor, Han Junis, u godit nga sulme vdekjeprurëse izraelite. Palestinezët e ikur nga Gaza tashmë nuk kanë ku të strehohen nga sulmet e vazhdueshme. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një palestinez dhe djali i tij, të cilët u plagosën në një sulm izraelit, qëndrojnë ulur në dysheme në spitalin Shifa, në qytetin e Gazës, më 23 tetor 2023
12/15 Një palestinez dhe djali i tij, të cilët u plagosën në një sulm izraelit, qëndrojnë ulur në dysheme në spitalin Shifa, në qytetin e Gazës, më 23 tetor 2023
Ndonëse ushtria izraelite u kishte bërë thirrje banorëve të Gazës që të zhvendoseshin drejt jugut, më 23 tetor qyteti jugor, Han Junis, u godit nga sulme vdekjeprurëse izraelite. Palestinezët e ikur nga Gaza tashmë nuk kanë ku të strehohen nga sulmet e vazhdueshme. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Disa njerëzit qëndrojnë pranë trupave të palestinezëve që u vranë në sulmet izraelite, ndërsa konflikti mes Izraelit dhe grupit islamik palestinez, Hamas, vazhdon, në Rripin verior të Gazës, 23 tetor 2023.
13/15 Disa njerëzit qëndrojnë pranë trupave të palestinezëve që u vranë në sulmet izraelite, ndërsa konflikti mes Izraelit dhe grupit islamik palestinez, Hamas, vazhdon, në Rripin verior të Gazës, 23 tetor 2023.
Ndonëse ushtria izraelite u kishte bërë thirrje banorëve të Gazës që të zhvendoseshin drejt jugut, më 23 tetor qyteti jugor, Han Junis, u godit nga sulme vdekjeprurëse izraelite. Palestinezët e ikur nga Gaza tashmë nuk kanë ku të strehohen nga sulmet e vazhdueshme. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një djalë mban trupin e një fëmije palestinez të vrarë në sulmet izraelite, Han Junis, Rripi jugor i Gazës, 23 tetor 2023.
14/15 Një djalë mban trupin e një fëmije palestinez të vrarë në sulmet izraelite, Han Junis, Rripi jugor i Gazës, 23 tetor 2023.
Ndonëse ushtria izraelite u kishte bërë thirrje banorëve të Gazës që të zhvendoseshin drejt jugut, më 23 tetor qyteti jugor, Han Junis, u godit nga sulme vdekjeprurëse izraelite. Palestinezët e ikur nga Gaza tashmë nuk kanë ku të strehohen nga sulmet e vazhdueshme. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një ndërtesë banimi e shkatërruar nga sulmet izraelite në Han Junis, Rripi i Gazës, 23 tetor 2023.
15/15 Një ndërtesë banimi e shkatërruar nga sulmet izraelite në Han Junis, Rripi i Gazës, 23 tetor 2023.
Ndonëse ushtria izraelite u kishte bërë thirrje banorëve të Gazës që të zhvendoseshin drejt jugut, më 23 tetor qyteti jugor, Han Junis, u godit nga sulme vdekjeprurëse izraelite. Palestinezët e ikur nga Gaza tashmë nuk kanë ku të strehohen nga sulmet e vazhdueshme. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Ai tregoi se SHBA-ja dhe koalicioni i aleatëve kishin më shumë kohë për t’u përgatitur për betejën për ta çliruar Mosulin. Derisa koalicioni e vazhdoi pushtimin drejt lumit Eufrat, i ndaloi operacionet disa herë në mënyrë që të takohej me liderët lokalë fisnorë në përpjekje për t’i larguar civilët nga vija e frontit të luftimeve.

Brutaliteti i gjithë kësaj është një gjë tjetër që i vjen ndër mend Austinit, bashkë me nevojën për t’i ndalur militantët të cilët janë futur thellë brenda zonave civile.

“Duke e luftuar ISIS-in ndjeva sikur ia kishim ngulur sytë djallit. Ishte vërtet djallëzore. Dhe, ajo që e kemi parë nga Hamasi, është djallëzi e një niveli tjetër. Pra, kjo është gjëja e parë që duhet ta kujtojmë dhe mendojmë”, tha Austin.

Përgatiti: Ekrem Idrizi
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG