Dyqane bosh, ski nëpër rrugë: SHBA-ja nën stuhinë dimërore
Dhjetëra miliona amerikanë po përballen me borë, ngricë dhe temperatura shumë të ulëta, pas paralajmërimeve për një stuhi dimërore që është shtrirë në një pjesë të mirë të Shteteve të Bashkuara. Ka raportime për të vdekur, mijëra fluturime janë anuluar dhe konsumatorët i kanë zbrazur dyqanet për të pasur furnizime disa ditë. Ka rajone ku shumë banorë kanë mbetur pa energji elektrike. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
1
Një mirëmbajtës rrugësh duke hequr borën nga Bruklini i Nju Jorkut.
2
Zemra e Nju Jorkut dukej kështu më 25 janar 2026.
3
Raportohet se mbi 11 mijë fluturime janë anuluar prej kur ka nisur stuhia pak ditë më parë. Pamje nga aeroporti LaGuardia i Nju Jorkut.
4
Disa prej fluturimeve të anuluara vetëm më 25 janar nga aeroporti LaGuardia i Nju Jorkut.