Më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara shënojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste, të kryera nga Al-Kaida, që lanë të vdekur afër 3,000 persona. Ceremoni për shënimin e këtij përvjetori janë mbajtur në mbarë SHBA-në. Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë thirrje për unitet kombëtar. Më 11 shtator 2001, katër aeroplanë të rrëmbyer, kryen sulme në tokën amerikane. Dy avionë goditën Kullat Binjake në Nju Jork, një avion goditi Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët kishin arritur që të përlesheshin me sulmuesit që gjendeshin në bord.
SHBA-ja kujton viktimat e 11 shtatorit

5
Në ceremoninë përkujtimore në Nju Jork, mori pjesë presidenti Joe Biden, Zonja e Parë, Jill Biden, ish-presidenti Barack Obama së bashku me bashkëshorten e tij Michelle Obama, ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, ish-kryetari i Nju Jorkut, Michael Bloomberg dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë. Në mbarë SHBA-në, më 11 shtator, mbahen ceremoni, për të nderuar afro 3,000 qytetarët që humbën jetën 20 vjet më parë.

6
Ish-presidenti George W.Bush gjatë fjalimit në Shansvill të Pensilvanisë, ku u rrëzua fluturimi 93. Ai ishte president i SHBA-së në kohën kur ndodhën sulmet terroriste.

7
Ky oficer i bie këmbanës për të mbajtur një minutë heshtje gjatë ceremonisë përkujtimore në Memoralin dhe Muzeun e Qytetit të Nju Jorkut dedikuar viktimave të sulmeve të 11 shtatorit 2001.

8
Disa persona gjatë ceremonisë përkujtuese për viktimat e sulmeve terroriste. Nju Jork, 11 shtator 2021.