Ukraina ndërton shkollën e parë nëntokësore
E vendosur gjashtë metra nën tokë, "shkolla bunker" e parë e ndërtuar me qëllim për t'i mbrojtur nxënësit nga bombardimet ruse, tani është gati për shkollarët në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Harkivi, një qytet që ndodhet më pak se 35 kilometra nga kufiri rus, ka hapur shkollën e tij të parë nëntokësore të ndërtuar me qëllim mbrojtjeje mes sulmeve të përditshme ruse me raketa.
Hyrja në institucionin arsimor nuk është bërë publike për arsye sigurie.
Hyrja në institucionin arsimor nuk është bërë publike për arsye sigurie.

2
Objekti është ndërtuar me sisteme moderne të ventilimit dhe rigjenerimit të ajrit për të parandaluar lagështinë e lartë. Gjithashtu, është i pajisur me mbrojtje kundër rrezatimit.

3
Një klasë për nxënësit më të rinj.
Shumica e fëmijëve të Harkivit kanë mbajtur mësim online, me disa klasa që ofrohen në stacionet e metrosë së qytetit. Për shkak të hapësirës së kufizuar, jo të gjithë fëmijët mund të përfshiheshin në mësim.

4
Një dhomë rekreative që mund të përdoret edhe për mësim. Deri në 900 nxënës -- në dy ndërrime -- pritet ta përdorin objektin.