Ndërlidhjet

Maqedonia e Veriut e gatshme të pranojë refugjatë ukrainas

Refugjatët ukrainas në një pikëkalim kufitar në Rumani më 5 mars 2022.

Në rrjetet sociale po shtohen postimet e qytetarëve nga Maqedonia e Veriut që shprehin gatishmërinë e tyre për t’iu ofruar strehim refugjatëve nga Ukraina, të cilët po ikin pas shpërthimit të luftës më 24 shkurt.

Një nga këta persona që ka postuar një mesazh të tillë në rrjetet sociale është edhe Ana Mitrejçevska nga Manastiri. Ajo thotë se mund të strehojë dy apo tre persona nga Ukraina.

“Tash e disa vjet punoj në projekte të ndryshme të organizatave joqeveritare, me ç’rast kam njohur shumë miq nga e gjithë bota, përfshirë edhe nga Ukraina. Më është paraqitur një shoqe që dëshiron të vijë me motrën e saj e cila ka edhe një fëmijë, por problem është rruga se si të arrijë deri këtu”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Ana Mitrejçevska.

Bota hap dyert për ukrainasit
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:43 0:00

Ndërkaq, nga Kryqi i Kuq në Maqedoninë e Veriut thonë se janë të gatshëm të strehojnë refugjatë nga Ukraina dhe përveç strehimit, ata po bëjnë përgatitje që këtyre personave – nëse vijnë në Maqedoninë e Veriut – t’iu ofrojnë edhe ndihmë mjekësore dhe mbështetje psikologjike.

“Tashmë kemi hartuar edhe një plan për pranimin e një vale eventuale të refugjatëve nga Ukraina. Për momentin, në shtetin tonë ende funksionin ‘Rruga Ballkanike’, që do të thotë se ekipet tona janë në terren dhe se nuk ka nevojë për ndërtimin e një sistemi të ri të veprimit të Kryqit të Kuq, përpos që të do të bëjmë një përditësim të sistemit aktual”, thotë Suzana Tuneva-Paunovska, përfaqësuese e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Maqedoninë e Veriut.

Qeveria e gatshme të strehojë refugjatët nga Ukraina

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se është marrë një vendim për pranimin e një kontingjenti të refugjatëve nga Ukraina.

“Sa jemi të përgatitur? Do të thosha aq sa i kemi edhe kapacitet. Kjo nënkupton se si në të kaluarën ashtu edhe tani, Maqedonia e Veriut është e gatshme të pranojë, madje ka marrë dhe një vendim Qeveria që të pranojë një kontingjent refugjatësh nga Ukraina. Këtë e ka bërë në koordinim Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, me çka e para merret me evakuimin dhe transportimin e tyre, kurse kjo e dyta është e angazhuar me sigurimin e strehimit në vendin tonë derisa të ndryshohet situata”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Xhemail Çupi, ministër i Diasporës.

Eksodi i ukrainasve

Njerëzit ecin me bagazhet e tyre mes binarëve të trenit, ndërsa refugjatët ikin nga pushtimi rus i Ukrainës, përmes stacionit të trenit në Lviv, Ukrainë, 5 mars 2022
1/15 Njerëzit ecin me bagazhet e tyre mes binarëve të trenit, ndërsa refugjatët ikin nga pushtimi rus i Ukrainës, përmes stacionit të trenit në Lviv, Ukrainë, 5 mars 2022
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Qytetarët presin një tren që shkon në Poloni ndërsa ikin nga pushtimi rus i Ukrainës, përmes stacionit të trenit në Lviv, Ukrainë, 5 mars 2022.
2/15 Qytetarët presin një tren që shkon në Poloni ndërsa ikin nga pushtimi rus i Ukrainës, përmes stacionit të trenit në Lviv, Ukrainë, 5 mars 2022.
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Qytetarët nga Ukraina ikin për në Poloni përmes këtij treni në Lviv, më 5 mars 2022.<br />
&nbsp;
3/15 Qytetarët nga Ukraina ikin për në Poloni përmes këtij treni në Lviv, më 5 mars 2022.
 
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Fotografi e realizuar në stacionin e tretnit në Lviv të Ukrainës më 5 mars. Qytetarët po ikin drejt Polonisë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.&nbsp;
4/15 Fotografi e realizuar në stacionin e tretnit në Lviv të Ukrainës më 5 mars. Qytetarët po ikin drejt Polonisë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. 
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Pika kufitare Isaccea-Orlivka, Rumani, 5 mars 2022.
5/15 Pika kufitare Isaccea-Orlivka, Rumani, 5 mars 2022.
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Njerëzit mbërrijnë në vendkalimin kufitar Isaccea-Orlivka, Rumani, 5 mars 2022.
6/15 Njerëzit mbërrijnë në vendkalimin kufitar Isaccea-Orlivka, Rumani, 5 mars 2022.
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Njerëzit mbërrijnë me traget në pikën kufitare Isaccea-Orlivka, në Rumani më 5 mars, pasi u larguan nga lufta në Ukrainë.&nbsp;
7/15 Njerëzit mbërrijnë me traget në pikën kufitare Isaccea-Orlivka, në Rumani më 5 mars, pasi u larguan nga lufta në Ukrainë. 
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Qytetarët nga Ukraina, pasi ikën nga pushtimi rus, mbërrijnë&nbsp;në pikën kufitare Isaccea-Orlivka, Rumani, 5 mars 2022.
8/15 Qytetarët nga Ukraina, pasi ikën nga pushtimi rus, mbërrijnë në pikën kufitare Isaccea-Orlivka, Rumani, 5 mars 2022.
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Qytetarët që vijnë nga Ukraina, kalojnë kufirin ukrainas-polako, në Korczowa, Poloni, 5 mars 2022.
9/15 Qytetarët që vijnë nga Ukraina, kalojnë kufirin ukrainas-polako, në Korczowa, Poloni, 5 mars 2022.
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Qytetarët presin në kufirin në Vysne Nemecke, Sllovaki. Ata u larguan nga Ukraina për shkak të pushtimit rus.&nbsp;
10/15 Qytetarët presin në kufirin në Vysne Nemecke, Sllovaki. Ata u larguan nga Ukraina për shkak të pushtimit rus. 
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Qytetarët e larguar nga Ukraina qëndrojnë në një stacion treni në Przemysl, Poloni, 4 mars 2022.
11/15 Qytetarët e larguar nga Ukraina qëndrojnë në një stacion treni në Przemysl, Poloni, 4 mars 2022.
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Qytetarët në një qendër pritjeje për refugjatët në pikën kufitare midis Ukrainës dhe Polonisë në Korczowa, Poloni, 5 mars 2022.
12/15 Qytetarët në një qendër pritjeje për refugjatët në pikën kufitare midis Ukrainës dhe Polonisë në Korczowa, Poloni, 5 mars 2022.
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Një grua, së bashku me qenin e saj, gjenden në pikën kufitare në Vysne Nemecke, Sllovaki më 5 mars. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se mbi 1.3 milion persona janë larguar nga Ukraina që prej nisjes së pushtimit më 24 shkurt.&nbsp;
13/15 Një grua, së bashku me qenin e saj, gjenden në pikën kufitare në Vysne Nemecke, Sllovaki më 5 mars. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se mbi 1.3 milion persona janë larguar nga Ukraina që prej nisjes së pushtimit më 24 shkurt. 
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Një vullnetar mban një fëmijë që po ikën nga pushtimi rus i Ukrainës, në vendkalimin kufitar në Velke Slemence, Sllovaki, 5 mars 2022.
14/15 Një vullnetar mban një fëmijë që po ikën nga pushtimi rus i Ukrainës, në vendkalimin kufitar në Velke Slemence, Sllovaki, 5 mars 2022.
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Njerëzit pushojnë në një qendër të përkohshme për refugjatët, pasi ata ikën nga pushtimi rus i Ukrainës. Kjo qendër e improvizuar gjendet në stacionin e trenit në Przemysl, Poloni. Fotografia është realizuar më 4 mars 2022.
15/15 Njerëzit pushojnë në një qendër të përkohshme për refugjatët, pasi ata ikën nga pushtimi rus i Ukrainës. Kjo qendër e improvizuar gjendet në stacionin e trenit në Przemysl, Poloni. Fotografia është realizuar më 4 mars 2022.
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Previous slide
Next slide

Hotelierët ofrojnë 6,000 shtretër për refugjatët nga Ukraina

Ndërkaq, Shoqata e Hotelierëve në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se 10 për qind e kapaciteteve të hoteleve, përkatësisht 6,000 shtretër mund të vihen në dispozicion të refugjatëve nga Ukraina nëse shfaqet nevoja për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, pas nisjes së pushtimit të këtij shteti nga Rusia.

“Në këto momente, patjetër secili me forcën e vet duhet të ndihmojë. Megjithatë, pas goditjes që mori sektori i hotelerisë nga kriza e pandemisë, dikush duhet të qëndrojë si mbështetje pas nesh, qoftë shteti apo Bashkimi Evropian, me atë që ne të mund t’i shërbejmë këta qytetarë kur ata kanë më së shumti nevojë”, thotë Kërste Bllazhevski nga kjo shoqatë.

Sipas Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, në njëmbëdhjetë ditët e luftës në Ukrainë, mbi 1.5 milion ukrainas janë larguar nga shteti.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG