Ndërlidhjet

Shqipëri: 13 viktima dhe 243 të prekur me COVID-19


Foto nga arkivi.
Foto nga arkivi.

Ka shkuar në 13 numri i personave që kanë ndërrua jetë nga COVID-19 në Shqipëri. Mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62-vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID-19, por kanë pasur edhe sëmundje të tjera.

Këtë e ka bërë të ditur Mira Rakacolli, zëvendësministre e Shëndetësisë, gjatë komunikimit të përditshëm lidhur me situatën me koronavirus.

Ajo tha se në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1,671 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 243 raste.

“Ju informojmë se aktualisht, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. Tetë prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 ‘Shefqet Ndroqi’ kemi një pacient të shtruar”, tha Rakacolli.

Informacioni për koronavirusin mposht panikun
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:08:41 0:00

Ajo shtoi se gjatë 24 orëve të fundit pacientë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.

“Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit”, u shpreh Rakacolli.

Kryetari opozitar nga Partia Demokratike, Lulzim Basha ka bërë thirrje që të shtohen testimet për të ditur numrin real të të infektuarve.

“Mbetet urgjente prej më shumë se 10 ditësh ndryshimi radikal i metodologjisë së testimit, megjithëse numri i konfirmuar deri tani është i menaxhueshëm, por numri i testimeve është i ulët”, tha ai.

Basha shtoi se duhet të dihet ku janë të infektuarit, në mënyrë që të merren masa sa më të shpejta.

“Thirrja ime është transparencë për testimet dhe kapacitet për të testuar”, tha ai.

Në anën tjetër, Policia e Shtetit ka informuar se po vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

“Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 81 shtetas, të cilët kishin dalë pa ndonjë arsye për të lëvizur gjatë paradites dhe kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësit të Policisë për të hyrë në banesë, si dhe 200 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, në orët e pasdites, pa ndonjë arsye apo emergjencë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, nëse do konstatohen këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga platforma e hapur për aplikim të lejes së qarkuillimit “e-Albania”, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre.

XS
SM
MD
LG