Ndërlidhjet

Protestuesit në Shri Lanka pritet t’i japin fund pushtimit të ndërtesave zyrtare

Protestuesit brenda pallatit presidencial.

Protestuesit antiqeveritarë në Shri Lankë thanë të enjten se po i jepnin fund pushtimit të ndërtesave zyrtare, ndërsa u zotuan se do të vazhdojnë me përpjekjet e tyre për të rrëzuar presidentin dhe kryeministrin përballë krizës së rëndë ekonomike.

Protestuesit pushtuan pallatin e presidentit Gotabaya Rajapaksa në fundjavë, duke e detyruar atë të ikte në Maldive të mërkurën, kur aktivistët sulmuan gjithashtu zyrën e kryeministrit Ranil Wickremesinghe.

Rajapaksa, 73 vjeç, fluturoi me një avion të enjten për në Singapor nga Maldivet, por ende nuk ka asnjë njoftim për dorëheqjen e tij, pavarësisht premtimit të mëparshëm që kjo do të ndodhte të mërkurën.

Ai pritet të qëndrojë aty për disa kohë, sipas burimeve të sigurisë nga Shri Lanka, para se potencialisht të transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më herët, kryeministri i Shri Lankës, Ranil Wickremesinghe, i ka thënë ushtrisë që të bëjë "çfarëdo që është e nevojshme për të rivendosur rendin", pasi protestuesit sulmuan zyrën e tij të mërkurën.

Ai është emëruar president në detyrë - nga presidenti Gotabaya Rajapaksa, i cili është arratisur nga vendi.

Por, vendimi për ta lënë atë në krye shkaktoi protesta të mëtejshme, duke kërkuar që edhe kryeministri të largohej.

Në rezidencën e presidentit të arratisur të Shri Lankës

Njerëzit vizitojnë rezidencën e presidentit pasi demonstruesit u futën aty, 13 korrik 2022.
1/10 Njerëzit vizitojnë rezidencën e presidentit pasi demonstruesit u futën aty, 13 korrik 2022.
Qytetarët ecin lirshëm nëpër korridoret e rezidencës së presidentit të Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, pasi protestuesit u futën brenda ndërtesës. Presidenti Rajapaska u arratis nga vendi pas protestave masive për shkak të krizës ekonomike në ishull. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, u largua nga vendi pas protestave masive për krizën ekonomike që ka kapluar këtë vend.
2/10 Presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, u largua nga vendi pas protestave masive për krizën ekonomike që ka kapluar këtë vend.
Qytetarët ecin lirshëm nëpër korridoret e rezidencës së presidentit të Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, pasi protestuesit u futën brenda ndërtesës. Presidenti Rajapaska u arratis nga vendi pas protestave masive për shkak të krizës ekonomike në ishull. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Forcat ajrore të Shri Lankës konfirmuan se 73-vjeçari Rajapaksa kishte fluturuar drejt ishujve Maldive me gruan e tij dhe dy oficerë sigurie. Duke u arratisur, ai i dha fund dinastisë familjare që kishte sunduar vendin për dekada.
3/10 Forcat ajrore të Shri Lankës konfirmuan se 73-vjeçari Rajapaksa kishte fluturuar drejt ishujve Maldive me gruan e tij dhe dy oficerë sigurie. Duke u arratisur, ai i dha fund dinastisë familjare që kishte sunduar vendin për dekada.
Qytetarët ecin lirshëm nëpër korridoret e rezidencës së presidentit të Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, pasi protestuesit u futën brenda ndërtesës. Presidenti Rajapaska u arratis nga vendi pas protestave masive për shkak të krizës ekonomike në ishull. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Presidenti Rajapaska u fsheh pasi një turmë sulmoi rezidencën e tij më 9 korrik. Ai më parë kishte premtuar të jepte dorëheqjen. Edhe vëllai i presidentit, ish-ministër i Financave, Basil Rajapaksa, gjithashtu është larguar nga Sri Lanka dhe thuhet se është nisur për në Shtetet e Bashkuara.
4/10 Presidenti Rajapaska u fsheh pasi një turmë sulmoi rezidencën e tij më 9 korrik. Ai më parë kishte premtuar të jepte dorëheqjen. Edhe vëllai i presidentit, ish-ministër i Financave, Basil Rajapaksa, gjithashtu është larguar nga Sri Lanka dhe thuhet se është nisur për në Shtetet e Bashkuara.
Qytetarët ecin lirshëm nëpër korridoret e rezidencës së presidentit të Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, pasi protestuesit u futën brenda ndërtesës. Presidenti Rajapaska u arratis nga vendi pas protestave masive për shkak të krizës ekonomike në ishull. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një burrë duke vizituar rezidencën e presidentit të Shri Lankës.
5/10 Një burrë duke vizituar rezidencën e presidentit të Shri Lankës.
Qytetarët ecin lirshëm nëpër korridoret e rezidencës së presidentit të Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, pasi protestuesit u futën brenda ndërtesës. Presidenti Rajapaska u arratis nga vendi pas protestave masive për shkak të krizës ekonomike në ishull. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Banorët e Shri Lankës fajësojnë administratën e presidentit Rajapaksa për krizën më të keqe ekonomike ndër dekada.
6/10 Banorët e Shri Lankës fajësojnë administratën e presidentit Rajapaksa për krizën më të keqe ekonomike ndër dekada.
Qytetarët ecin lirshëm nëpër korridoret e rezidencës së presidentit të Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, pasi protestuesit u futën brenda ndërtesës. Presidenti Rajapaska u arratis nga vendi pas protestave masive për shkak të krizës ekonomike në ishull. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Qytetarët e Shri Lankës prej muajsh po përballen me ndërprerjet e përditshme të energjisë elektrike dhe mungesën e produkteve esenciale si ushqimi, ilaçet dhe karburantet. 
7/10 Qytetarët e Shri Lankës prej muajsh po përballen me ndërprerjet e përditshme të energjisë elektrike dhe mungesën e produkteve esenciale si ushqimi, ilaçet dhe karburantet. 
Qytetarët ecin lirshëm nëpër korridoret e rezidencës së presidentit të Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, pasi protestuesit u futën brenda ndërtesës. Presidenti Rajapaska u arratis nga vendi pas protestave masive për shkak të krizës ekonomike në ishull. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Arratisja e presidentit ka shkaktuar vakuum institucional në Shri Lankë, e cila ka nevojë për një qeveri funksionale për ta ndihmuar vendin të dalë nga rrënimi financiar.
8/10 Arratisja e presidentit ka shkaktuar vakuum institucional në Shri Lankë, e cila ka nevojë për një qeveri funksionale për ta ndihmuar vendin të dalë nga rrënimi financiar.
Qytetarët ecin lirshëm nëpër korridoret e rezidencës së presidentit të Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, pasi protestuesit u futën brenda ndërtesës. Presidenti Rajapaska u arratis nga vendi pas protestave masive për shkak të krizës ekonomike në ishull. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Politikanët nga partitë e tjera në Shri Lankë po flasin për formimin e Qeverisë së re të unitetit, por nuk ka të dhëna nëse janë afër marrëveshjes. 
9/10 Politikanët nga partitë e tjera në Shri Lankë po flasin për formimin e Qeverisë së re të unitetit, por nuk ka të dhëna nëse janë afër marrëveshjes. 
Qytetarët ecin lirshëm nëpër korridoret e rezidencës së presidentit të Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, pasi protestuesit u futën brenda ndërtesës. Presidenti Rajapaska u arratis nga vendi pas protestave masive për shkak të krizës ekonomike në ishull. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ndërkohë, kryeministri Ranil Wickremesinghe është emëruar ushtrues detyre i kryetarit, bëri të ditur kryetarja e Kuvendit të Shri Lankës.<br />
(Në foto: Njerëzit duke pritur në radhë në rezidencën presidenciale, Kolombo, 13 korrik 2022)<br />
&nbsp;
10/10 Ndërkohë, kryeministri Ranil Wickremesinghe është emëruar ushtrues detyre i kryetarit, bëri të ditur kryetarja e Kuvendit të Shri Lankës.
(Në foto: Njerëzit duke pritur në radhë në rezidencën presidenciale, Kolombo, 13 korrik 2022)
 
Qytetarët ecin lirshëm nëpër korridoret e rezidencës së presidentit të Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, pasi protestuesit u futën brenda ndërtesës. Presidenti Rajapaska u arratis nga vendi pas protestave masive për shkak të krizës ekonomike në ishull. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Shri Lanka po vuan nga kriza më e keqe ekonomike në dekada që ka kapluar vendin.

Në një fjalim televiziv, Wickremesinghe u bëri thirrje protestuesve të largohen nga zyra e tij dhe ndërtesat e tjera shtetërore dhe të bashkëpunojnë me autoritetet.

"Ne nuk mund ta grisim Kushtetutën tonë. Nuk mund të lejojmë që fashistët ta marrin pushtetin. Ne duhet t'i japim fund këtij kërcënimi fashist ndaj demokracisë", tha ai.

Shri Lanka e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën, pasi presidenti u largua jashtë shtetit për t'u shpëtuar protestave antiqeveritare, pasi mijëra njerëz dolën në rrugë të zemëruar që ai ende nuk ishte dorëzuar.

XS
SM
MD
LG