Rrënohen shtëpi buzë Liqenit të Ujmanit
Autoritetet në Kosovë ndërmorën një aksion më 21 korrik për shembjen e disa shtëpive afër Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës. Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” tha se 11 shtëpi ishin ndërtuar ilegalisht në pronën e saj.
9
Serbia reagoi për këtë aksion, me Zyrën për Kosovën në Qeverinë serbe që e cilësoi si “akt të paligjshëm dhe terrori të [kryeministrit në detyrë të Kosovës] Albin Kurtit”.
10
Policia tha se aksioni ka nisur në mëngjes në zonën e njohur si “Plazhi i Shqiptarëve”, dhe është zhvilluar pa probleme.
11
Liqeni i Ujmanit shërben për furnizim me ujë, për ftohjen e termocentraleve që prodhojnë rrymë dhe uji i këtij liqeni po ashtu përdoret për ujitje.