Ndërlidhjet

Shtatëmbëdhjetë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë


Klinika Infektive në Prishtinë
Klinika Infektive në Prishtinë

Shtatëmëdhjetë viktima nga koronavirusi u konfirmuan të hënën në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Dy nga viktimat janë të moshës 20 deri në 29 vjeç.

Numri më i madh i tyre, përkatësisht pesë, u regjustrua në mesin e personave të moshës 60-69 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës tha se në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 1,067 raste të reja me koronavirus.

Ato rezultuan pas testimit të 7,946 mostrave.

Kjo i bie që 13 për qind e të testuarve dolën pozitivë.

Në 24 orët e fundit, 278 pacientë u shëruan nga koronavirusi, ndërsa raste aktive në Kosovë mbeten 20,467.

Gjatë ditës, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njoftoi se në klinikat dhe spitalet në Kosovë janë të shtrirë 929 pacientë - prej tyre 723 të konfirmuar me koronavirus.

Sipas SHSKUK-së, 35 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 688 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

XS
SM
MD
LG