Ndërlidhjet

Stacione pa udhëtarë

Transporti hekurudhor në Kosovë është gati pasiv. Dikur edhe në linja ndërkombëtare, sot trenat e Kosovës qarkullojnë vetëm në dy relacione: Prishtinë - Hani i Elezit dhe Prishtinë - Pejë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2022, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ka qenë rreth 13,000. Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2021, numri i pasagjerëve është zvogëluar për 25 për qind.

Hekurudhat e Kosovës nuk janë mirëmbajtur siç duhet që nga fillimi i viteve ‘90, kur edhe kanë filluar luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë. Me gjithë planet për investime që kanë shpallur autoritetet e Kosovës, hekurudhat mbeten të vjetra dhe vende-vende të shkatërruara.

Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Arben Hoti, ka kapur pamje në disa stacione trenash në Kosovë, që, po ashtu, duken në gjendje të rëndë.


Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG