Stadiumi i harruar pranë Prishtinës përpihet nga natyra
Stadiumi i Kishnicës - një fshati kodrinor vetëm disa kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë – dikur ëndërronte ta shihte uruguaianin e famshëm Luis Suarez duke shkelur barin e tij, por sot është gëlltitur nga natyra i lënë në harresë.
1
Kjo fotografi nga larg tregon stadiumin e Kishnicës sot, i ndërtuar diku në vitet '60 nga Miniera e Kishnicës, e cila është pjesë e kompleksit të Trepçës.
Por, gjendja në të cilën është lënë ai, e bën të pamundur të vëresh që 10 vjet më parë këtu zhvillonte ndeshjet si vendase nënkampionia e Kosovës dhe fituesja e kupës shtetërore, KF Hajvalia.
Por, gjendja në të cilën është lënë ai, e bën të pamundur të vëresh që 10 vjet më parë këtu zhvillonte ndeshjet si vendase nënkampionia e Kosovës dhe fituesja e kupës shtetërore, KF Hajvalia.
2
Fëmijë duke stërvitur në stadiumin e Kishnicës në vitin 2022, pak para se stadiumi të braktisej dhe fusha të tretet në djerrinë.
Shefi i Federatës së Futbollit në vend, Agim Ademi, e kishte vizituar fushën në qershor të atij viti, dhe kishte thënë se donte që FFK-ja ta merrte përsipër fushën nga kompleksi Trepça dhe komuna e Graçanicës, diçka që s'ka ndodhur gjashtë vjet pas.

3
Kjo kabinë e mbuluar me bar të egër të dendur, dikur shërbente për vendosjen e kamerave për transmetimin e ndeshjeve kur Hajvalia priste këtu ekipet e ligës elitare të futbollit kosovar, Superliga e Kosovës.
Hajvalia zuri vendin e dytë në Superligë në sezonin 2015/16 dhe e fitoi Kupën e Kosovës më 2016 duke i zhvilluar ndeshjet si vendas në këtë stadium.
Hajvalia zuri vendin e dytë në Superligë në sezonin 2015/16 dhe e fitoi Kupën e Kosovës më 2016 duke i zhvilluar ndeshjet si vendas në këtë stadium.
4
Zhveshtorja e dëmtuar e stadiumit të Kishnicës siç shihet nga jashtë.