Ushtria ruse njoftoi të martën se ka nisur stërvitje ushtarake në jug të Rusisë, pranë Ukrainës, dhe në Krime, që Moska e ka aneksuar nga Kievi.
Në këto stërvitje po marrin pjesë 6,000 trupa dhe të paktën 60 avionë luftarakë, tha ushtria.
Ushtria tha se në këto stërvitje do të bëhet një kontroll i gatishmërisë luftarake, në kohën kur tensionet midis Moskës dhe Perëndimit janë rritur për Krimenë dhe Ukrainën.
“Njësitë do të praktikojnë kryerjen e një sërë detyrash, përfshirë edhe organizimin e mbështetjes gjithëpërfshirëse për stërvitje taktike”, tha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.
“Ushtrimet luftarake do të mbahen duke përdorur të gjitha llojet e aviacionit, divizioneve të raketave dhe grupeve të ndryshme të anijeve të Flotës në Detin e Zi dhe asaj të Kaspikut”, tha Ministria.
Tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës përmes fotove
1/12Një ushtar ukrainas zbret shkallët në një pozicion në vijën e frontit, në rajonin e Doneskut, ku forcat qeveritare ukrainase luftojnë me separatistët e mbështetur nga Rusia. 22 janar 2022.
Fotografitë e reja pasqyrojnë tensionet gjithnjë e më të larta në linjën e kontaktit ndërmjet forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Po ashtu, imazhet e reja shfaqin edhe manovrat ruse pranë kufirit ukrainas dhe përgatitjet që lidhen me krizën, po ndodhin larg vijës së frontit.
2/12Ushtarët rusë hedhin minahedhës dore gjatë stërvitjeve në poligonin Kuzminsky në rajonin Rostov të Rusisë më 21 janar. Ky poligon ushtarak është rreth 50 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Rusia ka grumbulluar mbi 125,000 trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën.
Fotografitë e reja pasqyrojnë tensionet gjithnjë e më të larta në linjën e kontaktit ndërmjet forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Po ashtu, imazhet e reja shfaqin edhe manovrat ruse pranë kufirit ukrainas dhe përgatitjet që lidhen me krizën, po ndodhin larg vijës së frontit.
3/12Një ushtar amerikan përgatit furnizimet ushtarake para se ato të dërgohen në Ukrainë. Dellauer, 21 janar 2022.
Fotografitë e reja pasqyrojnë tensionet gjithnjë e më të larta në linjën e kontaktit ndërmjet forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Po ashtu, imazhet e reja shfaqin edhe manovrat ruse pranë kufirit ukrainas dhe përgatitjet që lidhen me krizën, po ndodhin larg vijës së frontit.
4/12Një ushtar amerikan përgatit pakot me ndihma ushtarake që u nisën nga Shtetet e Bashkuara për në Ukrainë. Ambasada amerikane në Kiev njoftoi më 22 janar se rreth 90 tonë me ndihmë vdekjeprurëse ushtarake arritën në Ukrainë nga SHBA-ja.
Fotografitë e reja pasqyrojnë tensionet gjithnjë e më të larta në linjën e kontaktit ndërmjet forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Po ashtu, imazhet e reja shfaqin edhe manovrat ruse pranë kufirit ukrainas dhe përgatitjet që lidhen me krizën, po ndodhin larg vijës së frontit.
5/12Një instruktor duke stërvitur vullnetarët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale në një park në Kiev më 22 janar 2022.
Fotografitë e reja pasqyrojnë tensionet gjithnjë e më të larta në linjën e kontaktit ndërmjet forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Po ashtu, imazhet e reja shfaqin edhe manovrat ruse pranë kufirit ukrainas dhe përgatitjet që lidhen me krizën, po ndodhin larg vijës së frontit.
6/12Ushtarët rusë përgatiten që të hedhin një mortajë gjatë stërvitjeve më 21 janar në poligonin Kuzminsky.
Fotografitë e reja pasqyrojnë tensionet gjithnjë e më të larta në linjën e kontaktit ndërmjet forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Po ashtu, imazhet e reja shfaqin edhe manovrat ruse pranë kufirit ukrainas dhe përgatitjet që lidhen me krizën, po ndodhin larg vijës së frontit.
7/12Ndërtesa e Ambasadës amerikane në Kiev e fotografuar më 24 janar. Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Britania njoftuan se do të tërheqin disa pjesëtarë të stafit të ambasadave dhe familjarët e tyre nga Kievi, pasi bisedimet e javës së kaluar midis Uashingtonit dhe Moskës dështuan që të shtensiononin situatën.
Fotografitë e reja pasqyrojnë tensionet gjithnjë e më të larta në linjën e kontaktit ndërmjet forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Po ashtu, imazhet e reja shfaqin edhe manovrat ruse pranë kufirit ukrainas dhe përgatitjet që lidhen me krizën, po ndodhin larg vijës së frontit.
8/12Banorët lokalë dhe kadetët e rajonit të Doneskut, që mbështeten nga Rusia, e që e quajnë veten Republika Popullore e Doneskut, morën pjesë në një ceremoni më 22 janar për të shënuar një sulm me granata që ndodhi shtatë vjet më parë.
Fotografitë e reja pasqyrojnë tensionet gjithnjë e më të larta në linjën e kontaktit ndërmjet forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Po ashtu, imazhet e reja shfaqin edhe manovrat ruse pranë kufirit ukrainas dhe përgatitjet që lidhen me krizën, po ndodhin larg vijës së frontit.
9/12Anëtarët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës gjatë stërvitjeve në një park në Kiev më 22 janar.
Fotografitë e reja pasqyrojnë tensionet gjithnjë e më të larta në linjën e kontaktit ndërmjet forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Po ashtu, imazhet e reja shfaqin edhe manovrat ruse pranë kufirit ukrainas dhe përgatitjet që lidhen me krizën, po ndodhin larg vijës së frontit.
10/12Banorët lokalë nga rajonet e kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia më 22 janar shënuan shtatëvjetorin e një sulmi me granata në Donesk.
Fotografitë e reja pasqyrojnë tensionet gjithnjë e më të larta në linjën e kontaktit ndërmjet forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Po ashtu, imazhet e reja shfaqin edhe manovrat ruse pranë kufirit ukrainas dhe përgatitjet që lidhen me krizën, po ndodhin larg vijës së frontit.
11/12Një ushtar ukrainas prenë dru në vijën e frontit në fshatin Novomykhalivka në rajonin e Doneskut. 21 janar 2022.
Fotografitë e reja pasqyrojnë tensionet gjithnjë e më të larta në linjën e kontaktit ndërmjet forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Po ashtu, imazhet e reja shfaqin edhe manovrat ruse pranë kufirit ukrainas dhe përgatitjet që lidhen me krizën, po ndodhin larg vijës së frontit.
12/12Një ushtar ukrainas me rroba kamuflazhi bën roje në rajonin e Doneskut më 21 janar.
Fotografitë e reja pasqyrojnë tensionet gjithnjë e më të larta në linjën e kontaktit ndërmjet forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Po ashtu, imazhet e reja shfaqin edhe manovrat ruse pranë kufirit ukrainas dhe përgatitjet që lidhen me krizën, po ndodhin larg vijës së frontit.
Previous slide
Next slide
Avionët luftarakë dhe bombarduesit do të ushtrojnë për të kryer sulme “ndaj caqeve në distancë maksimale”, thanë agjencitë e lajmeve ruse, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.
Stërvitjet do të mbahen në Gadishullin ukrainas të Krimesë, që Moska ka aneksuar dhe në rajonet në jug të Rusisë, në Rostov dhe Krasnodar.
Rusia nuk njoftoi se deri kur pritet të mbahen këto stërvitje.
Ukraina dhe Perëndimi kanë fajësuar Rusinë se po përgatitet që ta pushtojë Ukrainën pasi ka vendosur mbi 100,000 trupa në kufi.