Ndërlidhjet

Vrasjet e Hamasit ua rikthejnë izraelitëve traumën e Holokaustit

Një shtëpi e shkatërruar në Izrael, pas sulmeve të Hamasit, të nisura më 7 tetor.
Një shtëpi e shkatërruar në Izrael, pas sulmeve të Hamasit, të nisura më 7 tetor.

AP

Gra, fëmijë e burra të fshehur nëpër dhomat e sigurta, pas breshërisë së plumbave.

Shtëpi të djegura me banorë të tmerruar brenda tyre. Fëmijë të mbledhur në një dhomë dhe më pas të vrarë. Hebrenj, të pashpresë.

Për shumë izraelitë dhe hebrenj në botë, vrasjet e kryera nga militantët e Hamasit në komunitetin izraelit, më 7 tetor, nxisin kujtime të hidhura të asaj që për ta është e keqja e madhe: Holokausti.

E konsideruar për kohë të gjatë si katastrofë aq e tmerrshme, saqë asgjë nuk mund të krahasohet me të, izraelitët tani janë duke vënë paralele në mes të vrasjes së gjashtë milionë hebrenjve në Evropë, tetë dekada më parë, me tragjedinë më të fundit, duke treguar sa traumatike kanë qenë zhvillimet e fundit për shtetin që është krijuar prej hirit të Luftës së Dytë Botërore, si strehë e sigurt për hebrenjtë.

“Kam qenë shumë strikt që të mos e përdor fjalën ‘Shoah’ në asnjë kontekst tjetër përveç Holokaustit”, ka thënë komentatori politik Ben Caspit për të përditshmen Maariv, duke iu referuar Holokaustit në gjuhën hebreje.

“Kur fëmijët hebrenj fshihen në dhomat e sigurta nga prindërit e traumatizuar, të cilën i lusin të mos qajnë, që vrasësit të mos hyjnë brenda dhe të mos e djegin shtëpinë, është Shoah”.

Hakmarrja e Izraelit kundër Hamasit në Gazë ka ngritur paralele edhe me tragjedinë më të madhe të palestinezëve, Nakban, kur qindra mijëra prej tyre kanë ikur nga shtëpitë, pas luftës së vitit 1948, që ka rezultuar me krijimin e shtetit të Izraelit.

Shumë palestinezë i frikësohen përsëritjes së një eksodi të tillë, pasi Izraeli e ka urdhëruar evakuimin e palestinezëve nga veriu për në jug të Gazës.

Vetëm pak vjet më parë, krahasimi i Holokaustit me diçka, dënohej si zhvlerësim i kujtesës për krimet e tmerrshme naziste.

Mirëpo diçka e tillë ka nisur të ndryshojë vjetëve të fundit – pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka aluduar te nazistët kur ka folur për Iranin dhe programin e tij bërthamor, dhe protestuesit në anën rivale.

Megjithatë, incidente të tilla janë të rralla dhe përcillen me kritika.

Mirëpo tmerri i 7 tetorit me sulmet e Hamasit, prej të cilave janë vrarë 1.300 izraelitë, e ka rritur frikën në Izrael dhe e ka zgjuar traumën më të madhe të hebrenjve.

Qindra militantë e kanë kaluar kufirin, duke e zënë shtetin në befasi, në një festë të madhe hebreje. Ata i kanë sulmuar banorët e fshatrave në afërsi të kufirit, dhe i kanë lënë të vdekur.

Militantët i kanë vrarë edhe 260 të rinj në një festival muzikor, dhe të mbijetuarit kanë folur për vrasje të stilit të masakrave.

Dhjetëra persona tjerë janë marrë peng. Ka pasur prej të vdekurve që i kanë mbijetuar Holokaustit.

“Kjo është masakër. Ky është pogrom”, ka thënë gjenerali Itai Veruv, lider i forcave izraelite që e kanë pastruar një prej fshatrave të sulmuar, teksa i është referuar masakrave të hebrenjve evropianë.

Përgjatë Holokaustit, nazistët kanë kryer gjenocid, duke i mbledhur dhe duke i vrarë hebrenjtë evropianë, ndërsa mijëra të tjerë i kanë bartur me trena në kampet e vdekjes.

Izraeli e ka kthyer mbrojtjen e hebrenjve, nga mizori të ngjashme, në mision të vetin.

Shumë izraelitë e shohin shtetin e tyre, me një ushtri të fortë, që mund t’i mbrojë ata, pavarësisht kërcënimeve rajonale.

Shumë hebrenj në diasporë e kanë ndjesinë e njëjtë - ata e shohin Izraelin si strehë të sigurt, në rast se persekutohen prapë.

Ndonëse sulmi i Hamasit as nuk i afrohet shkallës së Holokaustit, 7 tetori ka shënuar ditën më vdekjeprurëse për hebrenjtë prej Luftës së Dytë Botërore dhe vrasjet e planifikuara kanë hapur plagë, që për shumë izraelitë janë ende të freskëta.

Netanyahu i ka krahasuar vrasjet në festival me masakrën Babi Yar, një prej vrasjeve më famëkeqe gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur më shumë se 33.000 hebrenj janë vrarë.

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit nëpër botë

Një video-instalacion në Memorialin e Brzezinka gjatë përkujtimit të 76-të të çlirimit të Aushvicit u zhvillua në kohë të pandemisë COVID-19, në Oswiecim, Poloni, 27 janar 2021. Vlerësohet se rreth 15 milionë hebrenj, romë dhe sinti, homoseksualë, sllavë, individë me nevoja të vecanta, të burgosur politikë dhe të tjerë u vranë në gjenocidin nazist në periudhën gjatë Luftës së Dytë Botërore.
1/19 Një video-instalacion në Memorialin e Brzezinka gjatë përkujtimit të 76-të të çlirimit të Aushvicit u zhvillua në kohë të pandemisë COVID-19, në Oswiecim, Poloni, 27 janar 2021. Vlerësohet se rreth 15 milionë hebrenj, romë dhe sinti, homoseksualë, sllavë, individë me nevoja të vecanta, të burgosur politikë dhe të tjerë u vranë në gjenocidin nazist në periudhën gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Një lule shihet pranë fjalës 'Auschwitz' në Mmorialin Gleis 17 (Platforma 17), një platformë në stacionin e trenit Berlin-Grunewald nga ku qytetarët hebrenj u dëbuan me tren për në kampet e përqendrimit nazist mes viteve 1941 dhe 1945, në Berlin, Gjermani, 27 janar 2021. 
2/19 Një lule shihet pranë fjalës 'Auschwitz' në Mmorialin Gleis 17 (Platforma 17), një platformë në stacionin e trenit Berlin-Grunewald nga ku qytetarët hebrenj u dëbuan me tren për në kampet e përqendrimit nazist mes viteve 1941 dhe 1945, në Berlin, Gjermani, 27 janar 2021. 
Një burrë shihet në një ceremoni me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit në Muzeun Hebraik dhe Qendrën e Tolerancës në Moskë, Rusi, 27 janar 2021.
3/19 Një burrë shihet në një ceremoni me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit në Muzeun Hebraik dhe Qendrën e Tolerancës në Moskë, Rusi, 27 janar 2021.
Të mbijetuarit e Holokaustit mbajnë maska në fytyrë, si dhe mbajnë distancë nga njëri-tjetri derisa marrin pjesë në ceremoninë vjetore në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit që sivjet po mbahet në ambiente të hapura për shkak të pandemisë së koronavirusit. Qyteti verior i Izraelit Haifa, 27 janar 2021. 
4/19 Të mbijetuarit e Holokaustit mbajnë maska në fytyrë, si dhe mbajnë distancë nga njëri-tjetri derisa marrin pjesë në ceremoninë vjetore në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit që sivjet po mbahet në ambiente të hapura për shkak të pandemisë së koronavirusit. Qyteti verior i Izraelit Haifa, 27 janar 2021. 
Qirinj të ndezur gjatë një ceremonie me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit pranë monumentit Minora në Babiy Yar në Kiev, Ukrainë, 27 janar 2021. 
5/19 Qirinj të ndezur gjatë një ceremonie me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit pranë monumentit Minora në Babiy Yar në Kiev, Ukrainë, 27 janar 2021. 
Zyrtarë mbjellin pemë në një ceremoni që shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit pranë monumentit Minora në Babiy Yar në Kiev,  27 Janar 2021.
6/19 Zyrtarë mbjellin pemë në një ceremoni që shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit pranë monumentit Minora në Babiy Yar në Kiev,  27 Janar 2021.
Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit në Qendrën Memoriale Potocari në Srebrenicë, Bosnje e Hercegovinë.
7/19 Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit në Qendrën Memoriale Potocari në Srebrenicë, Bosnje e Hercegovinë.
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, vendos bueta lulesh te pllaka përkujtimore për hebrenjtë, e cila ndodhet në oborrin e Qeverisë së Kosovës, 27 janar 2021.
8/19 Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, vendos bueta lulesh te pllaka përkujtimore për hebrenjtë, e cila ndodhet në oborrin e Qeverisë së Kosovës, 27 janar 2021.
Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit në Srebrenicë.
9/19 Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit në Srebrenicë.
Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit në Hungari - Presidenti hungarez Janos Ader, në mes, i shoqëruar nga udhëheqësi fetar hebre Hasidic dhe kreu i lëvizjes hungareze Chabad-Lubavitch, 27 janar 2021. 
10/19 Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit në Hungari - Presidenti hungarez Janos Ader, në mes, i shoqëruar nga udhëheqësi fetar hebre Hasidic dhe kreu i lëvizjes hungareze Chabad-Lubavitch, 27 janar 2021. 
Tramvaj historik i shënuar me Yllin e Davidit në Varshavë, Poloni, 27 janar 2021. Polonia si dhe mbarë bota shënuan 76-vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
11/19 Tramvaj historik i shënuar me Yllin e Davidit në Varshavë, Poloni, 27 janar 2021. Polonia si dhe mbarë bota shënuan 76-vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Lule në Memorialin i hebrenjve të vrarë të Evropës, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, në Berlin, Gjermani, 27 janar 2021.   
12/19 Lule në Memorialin i hebrenjve të vrarë të Evropës, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, në Berlin, Gjermani, 27 janar 2021.   
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, dhe një ekran në sfond shfaq librin e shenjtë të hebrenjve nga një dhomë tjetër, gjatë një ceremonie përkujtimore për viktimat e diktaturës naziste, në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Gjermanisë, në Berlin.
13/19 Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, dhe një ekran në sfond shfaq librin e shenjtë të hebrenjve nga një dhomë tjetër, gjatë një ceremonie përkujtimore për viktimat e diktaturës naziste, në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Gjermanisë, në Berlin.
Zëvendësdrejtori i fondacionit Philipp Neumann-Thein bën homazhe para pllakës përkujtimore pranë ish-kampit nazist të përqendrimit Buchenwald pranë Weimarit, Gjermania lindore, më 27 janar 2021.
14/19 Zëvendësdrejtori i fondacionit Philipp Neumann-Thein bën homazhe para pllakës përkujtimore pranë ish-kampit nazist të përqendrimit Buchenwald pranë Weimarit, Gjermania lindore, më 27 janar 2021.
Krye-rabini i Rusisë, Berel Lazar, dhe presidenti i Federatës së Komuniteteve Hebraike të Rusisë, Alexander Boroda, marrin pjesë në një ceremoni përkujtimore që shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, 27 janar 2021.
15/19 Krye-rabini i Rusisë, Berel Lazar, dhe presidenti i Federatës së Komuniteteve Hebraike të Rusisë, Alexander Boroda, marrin pjesë në një ceremoni përkujtimore që shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, 27 janar 2021.
Ekspozitë me piktura nga Holokausti gjatë një ceremonie në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Ukrainë, 27 janar 2021.
16/19 Ekspozitë me piktura nga Holokausti gjatë një ceremonie në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Ukrainë, 27 janar 2021.
Ceremonitë e Përkujtimit të Holokaustit në Ukrainë, 27 janar 2021.
17/19 Ceremonitë e Përkujtimit të Holokaustit në Ukrainë, 27 janar 2021.
Njerëzit vizitojnë memorialin Gleis 17 (Platforma 17), një platformë në stacionin e trenit Berlin-Grunewald nga ku qytetarët hebrenj u dëbuan me tren dejt kampeve të përqendrimit nazist, mes viteve 1941 dhe 1945, në Berlin, Gjermani, 27 janar 2021.
18/19 Njerëzit vizitojnë memorialin Gleis 17 (Platforma 17), një platformë në stacionin e trenit Berlin-Grunewald nga ku qytetarët hebrenj u dëbuan me tren dejt kampeve të përqendrimit nazist, mes viteve 1941 dhe 1945, në Berlin, Gjermani, 27 janar 2021.
Njerëzit shikojnë një instalacion dritash të quajtur #everynamecounts, me emrat e viktimave të regjimit nazist që shfaqen në muret e Ambasadës franceze, për të kujtuar viktimat para Ditës Përkujtimore të Holokaustit në Berlin, Gjermani, 22 janar 2021.
19/19 Njerëzit shikojnë një instalacion dritash të quajtur #everynamecounts, me emrat e viktimave të regjimit nazist që shfaqen në muret e Ambasadës franceze, për të kujtuar viktimat para Ditës Përkujtimore të Holokaustit në Berlin, Gjermani, 22 janar 2021.
Previous slide
Next slide

Ai ka deklaruar se Izraeli “nuk do të harrojë kurrë”, reflektimin për zotimin që Holokausti të mos zhduket kurrë prej kujtesës kolektive.

Dany Cushmaro, moderator izraelit, e ka nisur një edicion duke iu referuar militantëve të Hamasit si “këta nazistët”.

Edhe aleatët e Izraelit e kanë bërë lidhjen e njëjtë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i është referuar vjehrrit të tij të ndjerë – i mbijetuar i Holokaustit – gjatë një vizite në Izrael, duke thënë se sulmet “kanë risjellë kujtime” të masakrave të nazistëve.

Vrasjet masive të hebrenjve përkujtohen në shumë mënyra në Izrael.

Ata e kanë ditën përkujtimore, kur izraelitët e mbajnë një minutë heshtje për t’i kujtuar të vdekurit.

Holokausti mësohet në detaje nëpër shkolla. Të rinjtë dhe ushtarët i vizitojnë kampet e të vdekurve në Evropë. Zyrtarët me ndikim shpesh dërgohen edhe te vendi përkujtimor për Holokaustin.

Historiani izraelit, Tom Sagev ka thënë se është e natyrshme për izraelitët që të bëjnë lidhje mes sulmeve të Hamasit dhe traumës së tyre të thellë.

“Kjo është djallëzia që për njerëzit në Izrael është diçka e njohur”, ka thënë ai.

Mirëpo ai e ka përmendur se liderët politikë kanë tentuar me dekada ta dëmtojnë kujtesën kolektive për Holokaustin, për fitore të veta.

Në disa raste, izraelitët janë zemëruar keq, kur janë bërë krahasime të tilla.

Në një fjalim të mbajtur më 2016, në ditën përkujtimore për Holokaustin, Yair Golan, atëherë zëvendës-shef i ushtrisë izraelite, ka thënë se është dëshmitar i “proceseve të përzierjes” në shoqërinë izraelite, që ia kujtojnë fashizmin në Gjermaninë e periudhës naziste.

Fjalimi ka nxitur reagime të ashpra nga liderët izraelitë dhe kjo besohet se ka qenë arsyeja pse ai ka hequr dorë nga pozita që e ka pasur.

Ndërkohë, disa kritikë të Izraelit i krahasojnë veprimet izraelite kundër palestinezëve me ato të nazistëve, të cilat Izraeli i dënon si antisemitike.

Mairav Zonszein, analiste e lartë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, ka thënë se Holokausti është duke u përdorur nga izraelitët dhe aleatët për të krijuar legjitimitet për sulmet kundër Hamasit, të cilat i kanë lënë të vdekur të paktën 2.200 palestinezë, dhe për ta rritur apelin të hebrenjtë në diasporë.

Ajo beson se krahasimet e tilla mund të kenë pasoja të rrezikshme për mënyrën si mund të zhvillohet lufta.

“Kur përmendet Holokausti, ajo është e keqja mbi të gjitha të këqijat”, ka thënë Zonszein, duke shtuar se përgjigja e Izraelit mund të jetë shumë e ashpër.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG