Talibanët e zbatojnë bartjen e “hixhabit të duhur” duke i arrestuar dhe rrahur gratë
Personeli i sigurisë talibane bën roje teksa një grua afgane e veshur me burka ec përgjatë një rruge në Afganistanin verior. (Fotografi nga arkivi)
Frika e ka kapluar qytetin e tretë më të madh të Afganistanit së fundi, sepse Qeveria talibane po e zbaton me dhunë një kod më të rreptë veshjeje për gratë.
Anëtarët e policisë famëkeqe të talibanëve, e ashtuquajtura policia e moralit, kanë arrestuar dhe madje kanë rrahur publikisht gra në qytetin perëndimor të Heratit, duke i akuzuar ato për shkeljen e një urdhri të ri të lëshuar në fillim të qershorit.
Ky urdhër ua ndalon grave të shfaqen në publik pa atë që grupi islamist i linjës së ashpër e përshkruan si“hixhab i duhur”. Gratë që nuk e përfillin këtë urdhër, përfshirë ato që e shfaqin fytyrën ose mbajnë makijazh, do të përballen me masa ndëshkuese, thuhet në direktivë.
“Gratë në Herat tashmë mbanin hixhab”, tha një grua në qytet për RadionAzadi të Radios Evropa e Lirë (REL), duke iu referuar shamisë islame që mbulon kokën dhe qafën.
Gruaja, e cila kërkoi të mbetet anonime nga frika e hakmarrjes, shtoi: “Por, tani talibanët kërkojnë që gratë të mbajnë edhe maskë për fytyrën dhe ta mbulojnë fytyrën plotësisht”.
Sipas Kombeve të Bashkuara, forcat e sigurisë së talibanëve arrestuan të paktën 30 gra gjatë javës së parë të urdhrit.
Kufizimet çuan në protesta të rralla publike në Herat më 9 qershor, të cilat u shpërndanë me dhunë nga forcat talibane. Të paktën dy persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën gjatë demonstratës, sipas OKB-së.
Gra afgane të veshura me burka ulen në trotuar në zonën Gazargah të Heratit, më 7 janar 2026.
Goditje në kokë me kondakun e pushkës
Zbatimi i dhunshëm i kodit të veshjes nga talibanët ka rritur frikën dhe pasigurinë mes grave në Herat.
Disa kanë aq shumë frikë saqë nuk guxojnë as të dalin nga shtëpitë, ndërsa ato që dalin përballen me zemërimin e grupit ekstremist.
Anëtarët e policisë së moralit të talibanëve ndalojnë dhe kontrollojnë rregullisht gratë në rrugë, tregje dhe në hyrjet e ndërtesave publike, thanë disa gra për REL-it.
“Edhe ato që janë të mbuluara siç duhet ndalohen nganjëherë dhe merren në pyetje”, tha një grua nga Herati për Radion Azadi të REL-it.
Një grua tjetër në qytet tha se talibanët përdorin klerikë nëpër xhami për t’i përhapur mesazhet e tyre.
“Në një urdhër thuhej se janë vendosur oficere gra për t’i ndaluar ato që nuk binden”, tha ajo. “Dhe, paralajmërohej se nëse anëtarët e familjes ose të tjerë përpiqen të ndërhyjnë, edhe ata do të arrestohen”.
Grupi i ka zbatuar këto kërcënime.
Në zonën JadaeAbresham të Heratit, policia e moralit e talibanëve ndaloi së fundmi një grua në rrugë. Kur të afërmit e saj u përpoqën të ndërhynin, edhe ata u ndaluan, tha një dëshmitar për Radion Azadi.
Gratë e Heratit të veshura me burka që mbulon gjithçka. (Fotografi nga arkivi)
Në Kvaja Kalla, një zonë tjetër e qytetit, talibanët u përpoqën t’i ndalonin dy vajza të reja edhe pse ato mbanin hixhab, tha një dëshmitar.
“Kur njëra prej grave kundërshtoi, oficerët e goditën në kokë me kondakun e një pushke, duke i shkaktuar gjakderdhje. Ajo u dërgua në një spital aty pranë, por policia e moralit e ndoqi brenda dhe urdhëroi mjekët të mos e trajtonin”, tha dëshmitari për REL-in.
“Më pas, oficerët e morën me vete derisa ajo ende po gjakosej”, tregoi ai.
Banorët thonë se Herati, një qytet me rreth 1 milion banorë pranë kufirit me Iranin, është bërë i heshtur sepse gjithnjë e më shumë gra qëndrojnë brenda nëpër shtëpitë e veta.
“Këto janë ditë tepër të vështira për gratë dhe vajzat në Herat”, tha një grua tjetër. “Qyteti ka rënë në heshtje. Vajzat e reja kanë shumë frikë të dalin nga shtëpitë e tyre”.
Një version ekstrem i islamit
Gratë kanë bartur barrën më të madhe të përpjekjeve të talibanëve për ta zbatuar me forcë versionin e tyre ekstrem të Islamit në këtë vend të shkatërruar nga lufta.
Grupi pothuajse i ka fshirë gratë nga jeta publike dhe ka vendosur kufizime të rënda mbi pamjen e tyre, lirinë e lëvizjes dhe të drejtën për të punuar dhe studiuar.
Si talibanët censurojnë jetën e afganëve?
1/10Një fotografi e shkrepur më 7 janar në një muze në Herat, në perëndim të Afganistanit, shfaq fotografi historike të censuruara me ngjyrë të zezë të Budës të Bamijanit.“Ligji i moralit” ndalon fotografitë apo videot e “qenieve të animuara”. Ky ligj fillimisht u miratua nga udhëheqja talibane në gusht të vitit 2024, por ndikimi i tij është ndierë ngadalë, dhe nuk është zbatuar në çdo rajon të Afganistanit.
Fotografitë e reja nga Afganistani tregojnë se si një ligj i talibanëve, që ndalon imazhet e njerëzve dhe kafshëve, po zbatohet në pjesën më të madhe të vendit, duke rezultuar me censurim të ushqimeve të detit nga menutë, errësimin e ekspozitave në muze dhe mbulimin e manekinëve.
2/10Një menu ushqimore në provincën jugore të Helmandit shfaq atë që AFP-ja e ka përshkruar si një peshk të “censuruar”.Më 8 janar, Qendra e Gazetarëve në Afganistan njoftoi se talibanët kanë nisur të zbatojnë ndalesën në provincën qendrore të Uruzganit, duke bërë që në 24 nga 34 provincat e Afganistanit të zbatohet ligji që ndalon imazhet e qenieve të gjalla.
Fotografitë e reja nga Afganistani tregojnë se si një ligj i talibanëve, që ndalon imazhet e njerëzve dhe kafshëve, po zbatohet në pjesën më të madhe të vendit, duke rezultuar me censurim të ushqimeve të detit nga menutë, errësimin e ekspozitave në muze dhe mbulimin e manekinëve.
3/10Manekinë me fytyra të mbuluara në një treg në provincën Bamijan.Mediat në rajonet ku po zbatohet ligji janë detyruar që të mbështesin transmetimet e tyre vetëm në audio ose të shfaqin imazhe të ndërtesave dhe peizazheve. Raportohet se të paktën 20 stacione televizive janë mbyllur si pasojë e ndalesës.
Fotografitë e reja nga Afganistani tregojnë se si një ligj i talibanëve, që ndalon imazhet e njerëzve dhe kafshëve, po zbatohet në pjesën më të madhe të vendit, duke rezultuar me censurim të ushqimeve të detit nga menutë, errësimin e ekspozitave në muze dhe mbulimin e manekinëve.
4/10Një reklamë për shitjen e peshkut në Helamnd. Sytë e peshkut janë mbuluar me fjalën “shumicë”.Një burrë, që udhëheqës një kompani që ofron guida turistike rreth Kabulit, i tha Radios Evropa e Lirë se kukullat në dyqanet e lodrave po ashtu janë mbuluar në disa zona. Ai tha se kur dyqanet e rrobave iu përgjigjën ndalesës duke mbuluar fytyrat e manekinëve të tyre, të gjithë turistët e huaj iu bënë fotografi kukullave nëpër dyqane.
Fotografitë e reja nga Afganistani tregojnë se si një ligj i talibanëve, që ndalon imazhet e njerëzve dhe kafshëve, po zbatohet në pjesën më të madhe të vendit, duke rezultuar me censurim të ushqimeve të detit nga menutë, errësimin e ekspozitave në muze dhe mbulimin e manekinëve.
5/10Një manekin i mbështjell me letër alumini në një dyqan për rroba të burrave në Kabul më 29 dhjetor 2025.Një ciceron, identitetin e të cilit REL-i nuk do ta zbulojë për arsye sigurie, tha se beson që ndalesa është rezultat i interpretimit ekstrem të ligjeve islamike, së bashku me izolimin e talibanëve nga kultura urbane e Afganistanit gjatë dekadave të kryengritjes. “Sepse ata nuk ishin në qytet, mendimet e tyre janë më konservatore”, u shpreh ai.
Fotografitë e reja nga Afganistani tregojnë se si një ligj i talibanëve, që ndalon imazhet e njerëzve dhe kafshëve, po zbatohet në pjesën më të madhe të vendit, duke rezultuar me censurim të ushqimeve të detit nga menutë, errësimin e ekspozitave në muze dhe mbulimin e manekinëve.
6/10Një poster shfaq emra dhe avatarët anonimë të studentëve të Universitetit të Mjekësisë të Afganistanit në provincën Kunduz në maj të vitit 2025.“[Talibanët] kanë kaluar 20 vjet në shkretëtira ose male”, tha punonjësi i turizmit. “Sigurisht, kur vjen n[ë qytet nga shkretëtira ose nga malet pas 20 vjetësh dhe sheh ndërtesa me 15 kate ose tualete të stilit perëndimor apo gjithçka tjetër, befasohesh”.
Fotografitë e reja nga Afganistani tregojnë se si një ligj i talibanëve, që ndalon imazhet e njerëzve dhe kafshëve, po zbatohet në pjesën më të madhe të vendit, duke rezultuar me censurim të ushqimeve të detit nga menutë, errësimin e ekspozitave në muze dhe mbulimin e manekinëve.
7/10Një punonjës në një muze lexon një libër para fotografive të censuruara të qenieve të gjalla që janë të ekspozuara në muzeun në Herat më 7 janar.Kurani nuk ndalon imazhet e qenieve të gjalla, por disa hadithe – teste të lashta që besohet se dokumentojnë veprimet, karakteristikat dhe zakonet e Profetit Muhamed – tregojnë se profeti Muhamed ishte kundër shfaqjes së qenieve të gjalla.
Fotografitë e reja nga Afganistani tregojnë se si një ligj i talibanëve, që ndalon imazhet e njerëzve dhe kafshëve, po zbatohet në pjesën më të madhe të vendit, duke rezultuar me censurim të ushqimeve të detit nga menutë, errësimin e ekspozitave në muze dhe mbulimin e manekinëve.
8/10Një manekin në një dyqan rrobash me fytyrë të mbuluar me letër alumini.Në një hadith thuhet: “Ata që përpiqen të krijojnë diçka të ngjashme me krijesat e Allahut do të marrin ndëshkimin më të ashpër në Ditën e Gjykimit”.
Fotografitë e reja nga Afganistani tregojnë se si një ligj i talibanëve, që ndalon imazhet e njerëzve dhe kafshëve, po zbatohet në pjesën më të madhe të vendit, duke rezultuar me censurim të ushqimeve të detit nga menutë, errësimin e ekspozitave në muze dhe mbulimin e manekinëve.
9/10Një kukull e mbuluar në Kabul.Disa kritikë kanë akuzuar talibanët se përdorin ndalesën e imazheve si mënyrë për të kufizuar dokumentimin e jetës së vështirë nën sundimin taliban.
Fotografitë e reja nga Afganistani tregojnë se si një ligj i talibanëve, që ndalon imazhet e njerëzve dhe kafshëve, po zbatohet në pjesën më të madhe të vendit, duke rezultuar me censurim të ushqimeve të detit nga menutë, errësimin e ekspozitave në muze dhe mbulimin e manekinëve.
10/10Një grua me burkë e fotografuar në provincën Balk në tetor të vitit 2025.“Kjo ndalesë në praktikë fsheh nga sytë e botës përditshmërinë, shtypjen, torturat dhe shkeljet e shumta politike, ligjore dhe të drejtave të njeriut nga talibanët në Afganistan”, tha më 2024 gazetari Rahraw Omarzad, drejtor i Qendrës për Arte Bashkëkohore në Afganistan në Mërgim.
Fotografitë e reja nga Afganistani tregojnë se si një ligj i talibanëve, që ndalon imazhet e njerëzve dhe kafshëve, po zbatohet në pjesën më të madhe të vendit, duke rezultuar me censurim të ushqimeve të detit nga menutë, errësimin e ekspozitave në muze dhe mbulimin e manekinëve.
Previous slide
Next slide
Në vitin 2024, talibanët miratuan një ligj mbi moralin që kërkon që gratë të mbulojnë plotësisht fytyrën dhe trupin kur ndodhen në publik. Megjithatë, zbatimi i ligjeve të grupit ka qenë i çrregullt dhe i pabarabartë në të gjithë vendin me rreth 40 milionë banorë, duke e lënë shpesh në dorën drejtuesve lokalë talibanë të vendosin.
Shumë gra afgane mbajnë hixhab. Përveç kësaj, disa gra mbajnë maskë për fytyrën për të fshehur hundën dhe gojën.
Gra të tjera veshin burka ose abaja islame dhe nikab, që mbulojnë flokët, trupin dhe pjesën më të madhe të fytyrës. Kjo e fundit është e zakonshme në vendet arabe të Gjirit Persik.
Gratë afgane, veçanërisht ato në zonat urbane, e konsiderojnë burkën dhe nikabin si elemente të huaja për kulturën afgane.
Para rikthimit të talibanëve në pushtet në vitin 2021, shumë gra mbanin shamia të lirshme që mbulonin vetëm flokët e tyre.