Ndërlidhjet

Taxhikistani i këshillon qytetarët e vet të mos udhëtojnë në Rusi

Pamje nga një takim mes ambasadorit rus në Taxhikistanit në Ministrinë e Jashtme taxhike më 26 prill 2024.

Taxhikistani i ka këshilluar qytetarët e vet të mos udhëtojnë në Rusi, për shkak të trysnisë së madhe me të cilën po përballen qytetarët e Azisë Qendrore pas një sulmi vdekjeprurës në një sallë koncertesh në afërsi të Moskës muajin e kaluar.

Ministria e Jashtme e Taxhikistanit njoftoi për “udhëzimin e përkohshëm” më 27 prill, një ditë pasi zyrtarët taxhikë shprehën shqetësimet e tyre se taxhikëve po u mohohej hyrja në Rusi “padrejtësisht”.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe zyrtarët taxhikë kanë raportuar për rritjen e shkallës së ksenofobisë kundër qytetarëve të Azisë Qendrore në Rusi, pas sulmit terrorist në sallën e koncerteve Crocus, ku u vranë 144 njerëz dhe qindra të tjerë u plagosën.

Hetuesit rusë thonë se sulmi – i cili është cilësuar si sulmi më i rëndë terrorist në dy dekadat e fundit në Rusi – u krye nga katër burra shtetas të Taxhikistanit.

Autoritetet ruse i kanë arrestuar 11 shtetas taxhikë, të fundit më 27 prill, dhe një shtetas rus të lindur në Kirgistan, në lidhje me këtë sulm.

Fotografitë tregojnë abuzimin e rëndë të të dyshuarve për sulmin në Moskë

Dalerjon Mirzoev, i fotografuar menjëherë pas arrestimit të tij në rajonin e Brianskut, më 23 mars. Ai u kap mbi dyshimet se është një ndër shtetasit e Taxhikistanit që u përfshinë në sulmin terrorist në një sallë koncertesh pranë Moskës, më 22 mars, i cili la të paktën 137 të vrarë dhe mbi 180 të plagosur.
1/8 Dalerjon Mirzoev, i fotografuar menjëherë pas arrestimit të tij në rajonin e Brianskut, më 23 mars. Ai u kap mbi dyshimet se është një ndër shtetasit e Taxhikistanit që u përfshinë në sulmin terrorist në një sallë koncertesh pranë Moskës, më 22 mars, i cili la të paktën 137 të vrarë dhe mbi 180 të plagosur.
Fotografitë e realizuara pasi katër burra taxhikë, të dyshuar për kryerjen e sulmit vdekjeprurës pranë Moskës, u arrestuan në Rusinë perëndimore, më 23 mars, dallojnë shumë nga ato të shkrepura kur të njëjtët persona u paraqitën - të rrahur dhe të mavijosur - në gjykatë, një ditë më pas.
Fotografi që shfaq Mirzoevin në një gjykatë në Moskë, më 24 mars, i veshur me të njëtën bluzë, por me shenja të rrahjes.
2/8 Fotografi që shfaq Mirzoevin në një gjykatë në Moskë, më 24 mars, i veshur me të njëtën bluzë, por me shenja të rrahjes.
Fotografitë e realizuara pasi katër burra taxhikë, të dyshuar për kryerjen e sulmit vdekjeprurës pranë Moskës, u arrestuan në Rusinë perëndimore, më 23 mars, dallojnë shumë nga ato të shkrepura kur të njëjtët persona u paraqitën - të rrahur dhe të mavijosur - në gjykatë, një ditë më pas.
Faridun Shamsiddin, i fotografuar menjëherë pas kapjes së tij në rajonin e Brianskut, më 23 mars.
3/8 Faridun Shamsiddin, i fotografuar menjëherë pas kapjes së tij në rajonin e Brianskut, më 23 mars.
Fotografitë e realizuara pasi katër burra taxhikë, të dyshuar për kryerjen e sulmit vdekjeprurës pranë Moskës, u arrestuan në Rusinë perëndimore, më 23 mars, dallojnë shumë nga ato të shkrepura kur të njëjtët persona u paraqitën - të rrahur dhe të mavijosur - në gjykatë, një ditë më pas.
Fotografi që shfaq Shamsiddinin në gjykatën e Moskës, më 24 mars, me fytyrë të ënjtur dhe të mavijosur. Më herët, burri taxhik ishte fotografuar gjatë atij që dukej të ishte torturim nga forcat e sigurisë, me një kabllo elektrik të vendosur në gjenitale.

Aiden Aslin, shtetas britanik, i cili ishte kapur nga Rusia përderisa po luftonte për Ukrainën gjatë betejës për Mariupolin, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se beson se publikimi i torturës së dukshme ndaj të dyshuarve për terrorizëm ka për qëllim "të jetë shembull".

Ish-luftëtari i Ukrainës thotë se abuzimi i tillë i të dyshuarve, që ende nuk janë shpallur fajtorë për ndojnë krim, është "në të njëjtin nivel" si dhuna që ai thotë se ka parë gjatë kohës sa u mbajt rob nga rusët.
4/8 Fotografi që shfaq Shamsiddinin në gjykatën e Moskës, më 24 mars, me fytyrë të ënjtur dhe të mavijosur. Më herët, burri taxhik ishte fotografuar gjatë atij që dukej të ishte torturim nga forcat e sigurisë, me një kabllo elektrik të vendosur në gjenitale.

Aiden Aslin, shtetas britanik, i cili ishte kapur nga Rusia përderisa po luftonte për Ukrainën gjatë betejës për Mariupolin, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se beson se publikimi i torturës së dukshme ndaj të dyshuarve për terrorizëm ka për qëllim "të jetë shembull".

Ish-luftëtari i Ukrainës thotë se abuzimi i tillë i të dyshuarve, që ende nuk janë shpallur fajtorë për ndojnë krim, është "në të njëjtin nivel" si dhuna që ai thotë se ka parë gjatë kohës sa u mbajt rob nga rusët.
Fotografitë e realizuara pasi katër burra taxhikë, të dyshuar për kryerjen e sulmit vdekjeprurës pranë Moskës, u arrestuan në Rusinë perëndimore, më 23 mars, dallojnë shumë nga ato të shkrepura kur të njëjtët persona u paraqitën - të rrahur dhe të mavijosur - në gjykatë, një ditë më pas.
Saidakram Rajabalizoda, i fotografuar pasi ishte kapur dhe pasi raportohet se i ishte prerë veshi nga burra me unfiromë, që e zunë në një pyll në rajonin rus të Brianskut, më 23 mars.

Një kanal në Telegram, i lidhur me grupin Wagner, ka publikuar një video që gjoja shfaq momentin kur Rajabalizodas i pritet veshi, teksa agjentët e sigurisë e detyrojnë ta hajë atë. Një burrë në video dëgjohet duke i bërtitur të dyshuarit: "Përpije, bastard! Do të të bëj copash dhe do të t'i fus në gojë".
5/8 Saidakram Rajabalizoda, i fotografuar pasi ishte kapur dhe pasi raportohet se i ishte prerë veshi nga burra me unfiromë, që e zunë në një pyll në rajonin rus të Brianskut, më 23 mars.

Një kanal në Telegram, i lidhur me grupin Wagner, ka publikuar një video që gjoja shfaq momentin kur Rajabalizodas i pritet veshi, teksa agjentët e sigurisë e detyrojnë ta hajë atë. Një burrë në video dëgjohet duke i bërtitur të dyshuarit: "Përpije, bastard! Do të të bëj copash dhe do të t'i fus në gojë".
Fotografitë e realizuara pasi katër burra taxhikë, të dyshuar për kryerjen e sulmit vdekjeprurës pranë Moskës, u arrestuan në Rusinë perëndimore, më 23 mars, dallojnë shumë nga ato të shkrepura kur të njëjtët persona u paraqitën - të rrahur dhe të mavijosur - në gjykatë, një ditë më pas.
Fotografi që shfaq Rajabalizodan në gjyq, më 24 mars, me veshin e djathtë të lidhur me fashë, dhe me dëshmi të rrahjes gjatë mbajtjes në paraburgim.
6/8 Fotografi që shfaq Rajabalizodan në gjyq, më 24 mars, me veshin e djathtë të lidhur me fashë, dhe me dëshmi të rrahjes gjatë mbajtjes në paraburgim.
Fotografitë e realizuara pasi katër burra taxhikë, të dyshuar për kryerjen e sulmit vdekjeprurës pranë Moskës, u arrestuan në Rusinë perëndimore, më 23 mars, dallojnë shumë nga ato të shkrepura kur të njëjtët persona u paraqitën - të rrahur dhe të mavijosur - në gjykatë, një ditë më pas.
Muhammadsobir Faizov, i fotografuar pas arrestimit më 23 mars, me një lëndim serioz të syrit, që është mjegulluar në fotografinë e publikuar nga mediat ruse.
7/8 Muhammadsobir Faizov, i fotografuar pas arrestimit më 23 mars, me një lëndim serioz të syrit, që është mjegulluar në fotografinë e publikuar nga mediat ruse.
Fotografitë e realizuara pasi katër burra taxhikë, të dyshuar për kryerjen e sulmit vdekjeprurës pranë Moskës, u arrestuan në Rusinë perëndimore, më 23 mars, dallojnë shumë nga ato të shkrepura kur të njëjtët persona u paraqitën - të rrahur dhe të mavijosur - në gjykatë, një ditë më pas.
Fotografi që shfaq Faizovin gjatë seancës gjyqësore të 24 marsit.

I dyshuari për terrorizëm u dërgua me shtrat lëvizës në gjykatore dhe dukej se mezi mbante vetëdijen gjatë paraqitjes.
8/8 Fotografi që shfaq Faizovin gjatë seancës gjyqësore të 24 marsit.

I dyshuari për terrorizëm u dërgua me shtrat lëvizës në gjykatore dhe dukej se mezi mbante vetëdijen gjatë paraqitjes.
Fotografitë e realizuara pasi katër burra taxhikë, të dyshuar për kryerjen e sulmit vdekjeprurës pranë Moskës, u arrestuan në Rusinë perëndimore, më 23 mars, dallojnë shumë nga ato të shkrepura kur të njëjtët persona u paraqitën - të rrahur dhe të mavijosur - në gjykatë, një ditë më pas.
Previous slide
Next slide

Përgjegjësinë për sulmin e mori një Shteti Islamik Khorasan, degë e grupit ekstremist Shteti Islamik, e cila është aktive në Afganistan dhe në Azinë Qendrore. Taxhikistani i ka arrestuar nëntë persona si të dyshuar për lidhje me sulmin.

Ministri i Jashtëm i Taxhikistanit, Sirojiddin Mukhriddin, tha më 12 prill se “një fushatë e devijuar informuese” në Rusi po krijon “perceptim negativ” për taxhikët.

Ai e dënoi edhe trajtimin që u është bërë të dyshuarve taxhikë në lidhje me sulm, pas akuzave se ata janë torturuar në paraburgim.

Disa të dyshuar taxhikë u shfaqën me shenja dhune dhe abuzimi në një gjykatë në Moskë pas sulmit. Ata u paraqitën të rrahur dhe ta mavijosur dhe me fytyra të ënjtura.

Rusia është destinacion i njohur për punëtorë taxhikë, të cilët migrojnë atje për të punuar në ndërtimtari dhe bujqësi. Më shumë se 652.000 taxhikë udhëtuan për Rusi për të punuar më 2023, sipas zyrtarëve taxhikë.

XS
SM
MD
LG