Ndërlidhjet

KE nis procedura kundër Hungarisë e Polonisë për diskriminim të LGBT-së


Selia e Komisionit Evropian në Bruksel
Selia e Komisionit Evropian në Bruksel

Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian tha të enjten se ka nisur veprime ligjore kundër Hungarisë dhe Polonisë për diskriminim të komunitetit homoseksual (LGBT).

Komisioni Evropian tha se veprimet e tij kundër Hungarisë lidhen me një ligj të ri, që i ndalon shkollat të përdorin materiale që konsiderohen si promovuese të homoseksualitetit.

Veprimet kundër Polonisë, ndërkaq, lidhen me vendimin e disa rajoneve dhe komunave për ta shpallur veten “zona të lira nga ideologjitë e LGBT-së”.

“Komisioni po fillon procedura për shkelje kundër Hungarisë dhe Polonisë, që lidhen me barazinë dhe mbrojtjen e të drejtave themelore”.

“Dy shtetet anëtare kanë dy muaj kohë për t'u përgjigjur argumenteve të paraqitura nga Komisioni”, tha KE-ja, duke paralajmëruar se dy vendet mund të referohen edhe në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian.

Në Hungari, ligji, i cili nga shumë vende të BE-së është konsideruar si sulm mbi të drejtat e komunitetit LGBT, ka shkaktuar protesta.

Në Poloni, gati 100 autoritete lokale kanë miratuar rezoluta që kundërshtojnë “ideologjinë e LGBT-së” - gjë që Qeveria polake thotë se nuk ka pasoja ligjore - ose kanë nënshkruar një “statut të familjes”, për të cilin aktivistët thonë se mbështet vetëm çiftet e martuara heteroseksuale.

Newsletter

Gjithçka që duhet të dini për temën më të diskutuar të javës jua sjellim të enjteve në tre minuta. Regjistrohuni për t'u informuar të parët!

XS
SM
MD
LG