“Ngrohim trupin dhe shpirtin”: Tendat në Kiev që mbrojnë ukrainasit nga acari
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
1
Në disa zona në Kiev, ku objektet e banimit kanë mbetur pa ngrohje dhe ka probleme me furnizim me rrymë, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i ka ngritur disa tenda, si pika për ngrohje. Ka punëtorë të angazhuar që punojnë aty vazhdimisht. Secila tendë ka kapacitet për t’i pranuar deri në 500 persona.
2
Njerëzit shkojnë nëpër tenda për t’u ngrohur, për të pirë çaj të nxehtë dhe për t’i mbushur bateritë e telefonave. Secila tendë ka hapësirë për pushim. Ka edhe specialistë që ofrojnë ndihmë psikologjike. Të gjitha shërbimet janë falas.
3
Nëpër tenda mund të shihen ukrainas të të gjitha moshave.
4
Organizatat vullnetare kontribuojnë me ushqime të ngrohta.