Tri gra shikojnë ekipet e shpëtimit që po vazhdojnë të nxjerrin persona të bllokuar nën rrënoja në Gaziantep të Turqisë.
Në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit, kanë humbur jetën mbi 12.000 persona.
Zyrtarët thanë më 8 shkurt se 9.057 persona janë konfirmuar se janë vrarë në Turqi dhe 2,992 në Siri. Numri i viktimave pritet të rritet, teksa ekipet e shpëtimit kanë vazhduar të kërkojnë për të mbijetuar të tërmeteve të fuqishme.
Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan. Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.
Por, përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga temperaturat e ulëta dhe qindra pasgoditje, të cilat e kanë bërë veçanërisht të rrezikshme punën në strukturat e paqëndrueshme.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e pranoi se ka pasur probleme në përgjigjen fillestare ndaj tërmeteve masive.
Duke folur për gazetarët në Kahramanmarash më 8 shkurt – rajon që gjendet afër epiqendrës së tërmetit – Erdogan tha se ka pasur probleme me rrugët dhe aeroportet, por shtoi se tani gjërat po përmirësohen dita-ditës.
Presidenti turk tha se qytetarët duhet të komunikojnë vetëm me autoritetet dhe të injorojnë “provokatorët”, teksa mijëra persona janë ankuar se ka mungesë të burimeve dhe kanë kritikuar zyrtarët për përgjigje të ngadalshme ndaj kësaj fatkeqësie natyrore.
Ndërkaq, në qytetin sirian të Xhindajrisit, një foshnje e sapolindur u nxor nga rrënojat.
“Ne pastruam pluhurin dhe e gjetëm foshnjën që kishte ende kordonin e kërthizës, e premë atë dhe kushëriri im e mori foshnjën e dërgoi në spital”, tha një familjar i foshnjës së shpëtuar nga rrënojat.
Disa prej dëmeve më të mëdha janë regjistruar në provincën turke të Gaziantepit, ku qindra ndërtesa janë shembur dhe janë bllokuar rrugët, duke penguar përpjekjet e shpëtimit.
Personat që i kanë mbijetuar tërmetit, shumica prej të cilëve nuk kanë këpucë e as rroba të ngrohta, po përballen me mbijetesë në temperatura të ulëta.
Në Siri, operacionet e shpëtimit janë ndërlikuar për shkak se sistemi i kujdesit shëndetësor dhe infrastruktura është shkatërruar nga lufta civile që po zgjat që 12 vjet.
Dhjetëra shtete në mbarë botën kanë ofruar ndihmë emergjente humanitare, përfshirë dërgimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe furnizime të tjera të ndihmës.
Bota mobilizohet për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë
1/14Një ekip i ndihmës nga Shqipëria është nisur drejt Turqisë më 6 shkurt. Ekipi përbëhet nga 53 persona - personel mjekësor dhe specialistë të kërkim-shpëtimit.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/14Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës është nisur drejt Turqisë më 6 shkurt. Kontingjenti përbëhet nga specialistë të kërkim-shpëtimit urban, personel mjekësor ushtarak dhe qen shpëtimi.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/14Zjarrfikësit gjeorgjianë duke hipur në një autobus për në Turqi në një vend të paspecifikuar në Gjeorgji më 6 shkurt. Tbilisi ka dërguar 60 specialistë kërkim-shpëtimi, së bashku me pajisjet përkatëse, në Turqinë fqinje për të ndihmuar me operacionin masiv të shpëtimit që po zhvillohet aktualisht.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/14Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nëpër rrënoja ndërsa zjarret vazhdojnë në Iskenderun, një qytet bregdetar në Turqinë jugore, më 7 shkurt.
Një tërmet me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit goditi Turqinë dhe Sirinë herët në mëngjesin e 6 shkurtit. Të paktën 5.100 njerëz raportohet të kenë vdekur nga tërmeti dhe mijëra të tjerë mbeten të bllokuar në rrënoja nga ndërtesat që u shembën. Fatkeqësia ka shkaktuar një reagim masiv ndërkombëtar, me ekipe që fluturojnë nga e gjithë bota për të ndihmuar në përpjekjet për shpëtim.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/14Shpëtimtarët hungarezë -- pjesë e një ekipi prej 50 anëtarësh që u dërgua në Turqi -- pak përpara se të fluturojnë nga Budapesti më 6 shkurt
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/14Zjarrfikësit dhe një qen shpëtimi nga Serbia janë parë pasi kanë mbërritur në aeroportin në Adana në jug të Turqisë. Serbia ka dërguar 21 shpëtimtarë dhe tre “oficerë ndërlidhës” në Turqi.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/14Një ekip shpëtimi nga Ministria ruse e Emergjencave është parë në Aeroportin Ndërkombëtar Zhukovsky, afër Moskës, më 6 shkurt. Më shumë se 100 pjesëtarë rus të shpëtimit janë dërguar në Turqi dhe Siri.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/14Një qen me mbajtësin e tij në bazën e 90-të të transportit ajror të Rumanisë, pranë Bukureshtit, më 6 shkurt. Një ekip prej 60 personash të kërkim-shpëtimit dhe katër qen u dërguan nga Rumania në Turqi më 6 shkurt.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/14Ushtarët rusë dhe civilët sirianë gjatë përpjekjeve për kërkim-shpëtim në rajonin sirian të Latakisë në një imazh të publikuar më 7 shkurt. Siria është e përfshirë në një luftë civile dhjetëvjeçare dhe zonat e prekura nga tërmeti në Siri thuhet se janë të ndara midis zonave të kontrollluara nga qeveria dhe ato të kontrolluara nga opozita.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/14Anëtarët e një ekipi kërkim-shpëtimi nga ushtria pakistaneze duke hipur në një avion të Forcave Ajrore në Rawalpindi, herët më 7 shkurt. Dy fluturime të ekipeve të shpëtimit, një spital mobil dhe pajisje të tjera u dërguan nga Pakistani.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/14Personeli i kërkim-shpëtimit shihet duke u larguar nga Azerbajxhani më 7 shkurt. Bakuja ka dërguar "qindra" specialistë të kërkim-shpëtimit, së bashku me pajisje, në Turqi.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/14Një C-130 i Forcave Ajrore Helenike që mbante anëtarë të një njësie të reagimit ndaj fatkeqësive niset për në Turqi nga një aeroport ushtarak në Elefsinë, Greqi, më 6 shkurt. Avioni mbante 21 zjarrfikës, dy qen dhe pajisje të rënda shpëtimi.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13/14Anëtarët e Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit përgatiten për dislokim në Turqi më 6 shkurt. Afro 100 zjarrfikës të Los Anxhelosit dhe inxhinierë strukturorë, së bashku me gjashtë qen shpëtimi, po dërgohen në Turqi.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
14/14Anëtarët e ekipit urban të kërkim-shpëtimit prej 68 anëtarësh të Republikës Çeke përgatiten të fluturojnë nga aeroporti i Ostravës, më 6 shkurt.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se ekipet nga 35 shtete tashmë kanë arritur në zonat e prekura nga tërmetet.
Bashkimi Evropian ka ofruar që të dërgojë mbi 1.200 punëtorë të shpëtimit, përfshirë dy ekipe mjekësore dhe mbi 70 qen të kërkim-shpëtimit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se deri në 23 milionë persona mund të preken nga fatkeqësia, ndërkaq Gjysmëhëna e Kuqe siriane bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtar të heqë sanksionet e vendosura ndaj Qeverisë së presidentit autoritar sirian, Bashar al-Assad, për të lehtësuar përpjekjet e shpëtimit.
Tërmeti prej 7.8 ballësh ishte më i fuqishmi që ka goditur Turqinë që nga viti 1939, kur 33.000 persona u vranë në provincën Erzincan. Mbi 17.000 persona u vranë më 1999 nga tërmeti në këtë zonë, që është një prej zonave me aktivitet më të madh sizmik në botë.