Pritjet në trafik që janë kthyer në përditshmëri
Të presësh në kolona në Prishtinë apo edhe në qytete të tjera, sikurse Fushë-Kosova, është kthyer në përditshmëri për qytetarët. Problemi i trafikut të rënduar është që një kohë të gjatë dhe pavarësisht premtimeve të autoriteteve, ai ende nuk është zgjidhur. Radio Evropa e Lirë ka realizuar këto fotografi më 13 dhe 14 shkurt të trafikut të rënduar në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.
5
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që në mandatin e parë të tij në krye të qytetit ka premtuar zgjidhje për tollovitë në trafik.
6
Kolona të gjata në qendër të Prishtinës më 13 shkurt.
7
Numri një i Prishtinës, Përparim Rama, ka përsëritur vazhdimisht se ndërtimi i unazës së jashtme të qytetit do të lehtësonte trafikun.
8
Një rrugë e bllokuar në Prishtinë nga veturat më 14 shkurt. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2024, në Kosovë ishin të regjistruara mbi 518 mijë mjete motorike. Nga to, 411.372 ishin vetura dhe pjesa tjetër mjete transportuese, autobusë, motoçikleta etj.