Pritjet në trafik që janë kthyer në përditshmëri
Të presësh në kolona në Prishtinë apo edhe në qytete të tjera, sikurse Fushë-Kosova, është kthyer në përditshmëri për qytetarët. Problemi i trafikut të rënduar është që një kohë të gjatë dhe pavarësisht premtimeve të autoriteteve, ai ende nuk është zgjidhur. Radio Evropa e Lirë ka realizuar këto fotografi më 13 dhe 14 shkurt të trafikut të rënduar në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.
9
Kolona në Prishtinë nuk ka vetëm në qendër të Prishtinës, por në rrugët hyrëse e dalëse dhe edhe nëpër lagje të tjera më në periferi gjatë pikut të trafikut.
10
Kolona veturash në një rrugë në Fushë-Kosovë, komunë që sipas regjistrimit më të fundit të popullsisë ka dendësinë më të madhe të popullsisë.
11
Linja 1 e Trafikut Urban, që lëviz nga Prishtina në Fushë Kosovë. Trafiku Urban thotë se ka 9 linja me 51 autobusë me të cilat udhëtojnë 60 mijë udhëtarë në ditë.
12
Një kolonë e gjatë me vetura shihet në një rrugë të Fushë-Kosovës më 14 shkurt.