Ndërlidhjet

Pasuria e ‘ndryshkur’ e Trepçës

Kombinati metalurgjik Trepça, ishte një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi. Kjo ndërmarrje ishte shtylla kryesore industriale e ekonomisë së Kosovës.

Produktet kryesore, të cilat i prodhon Trepça janë: koncentrati i plumbit dhe zinkut me përmbajtje të argjendit, arit dhe elementeve tjera.

Sipas të dhënave zyrtare nga minierat e Trepçës nga viti 1945 e deri në periudhën para vitit 1990, nxirreshin rreth 600 mijë tonë xehe në vit. Krahasuar me atë kohë, kapacitetet prodhuese aktuale janë shumë më të vogla - jo më shumë se 200 mijë tonë xehe në vit.

Trepça brenda Kosovës përbëhet prej 41 njësive të ndryshme, që grupohen kryesisht në tri komplekse të mëdha: në miniera me flotacione, në Parkun industrial në Mitrovicë dhe në Kompleksin e shkritoreve.

Por, një pjesë e madhe e këtyre kapaciteteve janë të degraduara, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes ose mungesës së investimeve.

Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena, sjell fotografi të realizuara në Minierën e Stantërgut dhe në Parkun industrial të ndërmarrjes Trepça.


Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG