Ndërlidhjet

Tri arsyet kyçe të protestave në Kubë

Pamje nga protestat që kanë shpërthyer në  Kubë më  11 korrik.

Kuba është përfshirë në trazira, si pasojë e protestave më të mëdha kundër Qeverisë komuniste në dekada.

Mijëra persona kanë dalë nëpër qytete e qyteza në gjithë ishullin, duke bërë thirrje për “liri” dhe “rrëzim të diktaturës” nga dita e diel.

Protesta shihen tejet rrallë në këtë vend, ku kundërshtimi ndaj Qeverisë është i shtypur.

“Nuk jemi të frikësuar. Ne duam ndryshim, nuk duam më shumë diktaturë”, ka thënë një protestues në San Antonio për transmetuesin britanik, BBC.

Çfarë ka nxitur këto protesta?

Kriza me pandeminë

Protestat e së dielës duket se janë rezultat i lodhjes shoqërore që buron nga kriza ekonomike dhe ajo e shëndetësisë. Pandemia dhe masat ekonomike, të marra nga Qeveria, e kanë bërë jetën në Kubë jashtëzakonisht të vështirë.

Ishulli, që ka mbajtur nën kontroll pandeminë më 2020, është përballur me shpërthim të infektimit në javët e fundit.

Të dielën, ky ishull ka raportuar zyrtarisht 6,750 raste dhe 31 vdekje, ndonëse shumë grupe opozitare besojnë se shifrat e vërteta mund të jenë shumë më të larta.

Javën e kaluar, ky shtet ka thyer rekorde për shifrat ditore të infektimeve dhe vdekjeve, duke shtyrë qendrat për kujdes publik, buzë kolapsit.

Kubanët çohen si rrallëherë kundër pushtetit komunist

Njerëzit reagojnë gjatë protestave kundër qeverisë, në kryeqytetin e Kubës, Havanë, më 11 korrik 2021.
1/19 Njerëzit reagojnë gjatë protestave kundër qeverisë, në kryeqytetin e Kubës, Havanë, më 11 korrik 2021.
Më 11 korrik, mijëra kubanë kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër qeverisë komuniste të shtetit ishullor në Karaibe, ku shumë të rinj kanë brohoritur “Poshtë diktatura” dhe “Liri”. Presidenti Miguel Diaz-Canel u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të “luftojnë” demonstruesit në Havanë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një burrë arrestohet gjatë një demonstrate kundër qeverisë së presidentit kuban, Miguel Diaz-Canel, në Havanë.
2/19 Një burrë arrestohet gjatë një demonstrate kundër qeverisë së presidentit kuban, Miguel Diaz-Canel, në Havanë.
Më 11 korrik, mijëra kubanë kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër qeverisë komuniste të shtetit ishullor në Karaibe, ku shumë të rinj kanë brohoritur “Poshtë diktatura” dhe “Liri”. Presidenti Miguel Diaz-Canel u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të “luftojnë” demonstruesit në Havanë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Policët vrapojnë gjatë protestave kundër qeverisë, në Havanë.
3/19 Policët vrapojnë gjatë protestave kundër qeverisë, në Havanë.
Më 11 korrik, mijëra kubanë kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër qeverisë komuniste të shtetit ishullor në Karaibe, ku shumë të rinj kanë brohoritur “Poshtë diktatura” dhe “Liri”. Presidenti Miguel Diaz-Canel u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të “luftojnë” demonstruesit në Havanë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një burrë arrestohet gjatë një demonstrate kundër qeverisë së presidentit Miguel Diaz-Canel, në Havanë.
4/19 Një burrë arrestohet gjatë një demonstrate kundër qeverisë së presidentit Miguel Diaz-Canel, në Havanë.
Më 11 korrik, mijëra kubanë kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër qeverisë komuniste të shtetit ishullor në Karaibe, ku shumë të rinj kanë brohoritur “Poshtë diktatura” dhe “Liri”. Presidenti Miguel Diaz-Canel u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të “luftojnë” demonstruesit në Havanë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Demonstruesit kubanë ikin nga ushtarët që kanë bllokuar një rrugë, gjatë një proteste, në kryeqytet.
5/19 Demonstruesit kubanë ikin nga ushtarët që kanë bllokuar një rrugë, gjatë një proteste, në kryeqytet.
Më 11 korrik, mijëra kubanë kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër qeverisë komuniste të shtetit ishullor në Karaibe, ku shumë të rinj kanë brohoritur “Poshtë diktatura” dhe “Liri”. Presidenti Miguel Diaz-Canel u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të “luftojnë” demonstruesit në Havanë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Mbështetësit e qeverisë marshojnë në Havanë.
6/19 Mbështetësit e qeverisë marshojnë në Havanë.
Më 11 korrik, mijëra kubanë kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër qeverisë komuniste të shtetit ishullor në Karaibe, ku shumë të rinj kanë brohoritur “Poshtë diktatura” dhe “Liri”. Presidenti Miguel Diaz-Canel u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të “luftojnë” demonstruesit në Havanë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Përkrahësit e qeverisë mblidhen te monumenti i Maximo Gomezit, në kryeqytet.
7/19 Përkrahësit e qeverisë mblidhen te monumenti i Maximo Gomezit, në kryeqytet.
Më 11 korrik, mijëra kubanë kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër qeverisë komuniste të shtetit ishullor në Karaibe, ku shumë të rinj kanë brohoritur “Poshtë diktatura” dhe “Liri”. Presidenti Miguel Diaz-Canel u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të “luftojnë” demonstruesit në Havanë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Njerëzit ikin gjatë protestave kundër dhe në mbështetje të qeverisë, të zhvilluara teksa koronavirusi po vazhdon të përhapet shumë, në Havanë.
8/19 Njerëzit ikin gjatë protestave kundër dhe në mbështetje të qeverisë, të zhvilluara teksa koronavirusi po vazhdon të përhapet shumë, në Havanë.
Më 11 korrik, mijëra kubanë kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër qeverisë komuniste të shtetit ishullor në Karaibe, ku shumë të rinj kanë brohoritur “Poshtë diktatura” dhe “Liri”. Presidenti Miguel Diaz-Canel u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të “luftojnë” demonstruesit në Havanë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Mbështetësit e qeverisë reagojnë gjatë protestave, në kryeqytetin kuban.
9/19 Mbështetësit e qeverisë reagojnë gjatë protestave, në kryeqytetin kuban.
Më 11 korrik, mijëra kubanë kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër qeverisë komuniste të shtetit ishullor në Karaibe, ku shumë të rinj kanë brohoritur “Poshtë diktatura” dhe “Liri”. Presidenti Miguel Diaz-Canel u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të “luftojnë” demonstruesit në Havanë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Policia arreston një person gjatë protestave për dhe kundër qeverisë kubane, në Havanë.
10/19 Policia arreston një person gjatë protestave për dhe kundër qeverisë kubane, në Havanë.
Më 11 korrik, mijëra kubanë kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër qeverisë komuniste të shtetit ishullor në Karaibe, ku shumë të rinj kanë brohoritur “Poshtë diktatura” dhe “Liri”. Presidenti Miguel Diaz-Canel u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të “luftojnë” demonstruesit në Havanë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Policët me rroba civile arrestojnë një protestues antiqeveritar në Havanë.
11/19 Policët me rroba civile arrestojnë një protestues antiqeveritar në Havanë.
Më 11 korrik, mijëra kubanë kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër qeverisë komuniste të shtetit ishullor në Karaibe, ku shumë të rinj kanë brohoritur “Poshtë diktatura” dhe “Liri”. Presidenti Miguel Diaz-Canel u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të “luftojnë” demonstruesit në Havanë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Arrestimi i një protestuesi nga policët me rroba civile gjatë protestave në Havanë.
12/19 Arrestimi i një protestuesi nga policët me rroba civile gjatë protestave në Havanë.
Më 11 korrik, mijëra kubanë kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër qeverisë komuniste të shtetit ishullor në Karaibe, ku shumë të rinj kanë brohoritur “Poshtë diktatura” dhe “Liri”. Presidenti Miguel Diaz-Canel u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të “luftojnë” demonstruesit në Havanë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Njerëzit shtyjnë një veturë të përmbysur në rrugë, në kuadër të një demonstrate kundër presidentit kuban, Miguel Diaz-Canel, në Havanë.
13/19 Njerëzit shtyjnë një veturë të përmbysur në rrugë, në kuadër të një demonstrate kundër presidentit kuban, Miguel Diaz-Canel, në Havanë.
Më 11 korrik, mijëra kubanë kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër qeverisë komuniste të shtetit ishullor në Karaibe, ku shumë të rinj kanë brohoritur “Poshtë diktatura” dhe “Liri”. Presidenti Miguel Diaz-Canel u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të “luftojnë” demonstruesit në Havanë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një oficer qëndron teksa shikon automjetet e policisë duke u përmbysur në rrugë gjatë protestave kundër qeverisë komuniste.
14/19 Një oficer qëndron teksa shikon automjetet e policisë duke u përmbysur në rrugë gjatë protestave kundër qeverisë komuniste.
Më 11 korrik, mijëra kubanë kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër qeverisë komuniste të shtetit ishullor në Karaibe, ku shumë të rinj kanë brohoritur “Poshtë diktatura” dhe “Liri”. Presidenti Miguel Diaz-Canel u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të “luftojnë” demonstruesit në Havanë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një demonstrues para punonjësve të Institutit të Radios dhe Televizionit (ICRT), në kryeqytet.
15/19 Një demonstrues para punonjësve të Institutit të Radios dhe Televizionit (ICRT), në kryeqytet.
Më 11 korrik, mijëra kubanë kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër qeverisë komuniste të shtetit ishullor në Karaibe, ku shumë të rinj kanë brohoritur “Poshtë diktatura” dhe “Liri”. Presidenti Miguel Diaz-Canel u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të “luftojnë” demonstruesit në Havanë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Demonstruesit e ulur këmbëkryq protestojnë para punonjësve të ICRT-së.
16/19 Demonstruesit e ulur këmbëkryq protestojnë para punonjësve të ICRT-së.
Më 11 korrik, mijëra kubanë kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër qeverisë komuniste të shtetit ishullor në Karaibe, ku shumë të rinj kanë brohoritur “Poshtë diktatura” dhe “Liri”. Presidenti Miguel Diaz-Canel u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të “luftojnë” demonstruesit në Havanë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Njerëzit iu kërkojnë pasagjerëve të një autobusi t'i bashkohen një proteste antiqeveritare, në Havanë.
17/19 Njerëzit iu kërkojnë pasagjerëve të një autobusi t'i bashkohen një proteste antiqeveritare, në Havanë.
Më 11 korrik, mijëra kubanë kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër qeverisë komuniste të shtetit ishullor në Karaibe, ku shumë të rinj kanë brohoritur “Poshtë diktatura” dhe “Liri”. Presidenti Miguel Diaz-Canel u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të “luftojnë” demonstruesit në Havanë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Policët me rroba civile dhe mbështetësit e qeverisë reagojnë gjatë protestave kundër pushtetit komunist, në kryeqytetin e Kubës.
18/19 Policët me rroba civile dhe mbështetësit e qeverisë reagojnë gjatë protestave kundër pushtetit komunist, në kryeqytetin e Kubës.
Më 11 korrik, mijëra kubanë kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër qeverisë komuniste të shtetit ishullor në Karaibe, ku shumë të rinj kanë brohoritur “Poshtë diktatura” dhe “Liri”. Presidenti Miguel Diaz-Canel u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të “luftojnë” demonstruesit në Havanë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një person arrestohet nga oficerët policorë me rroba civile, gjatë protestave antiqeveritare.
19/19 Një person arrestohet nga oficerët policorë me rroba civile, gjatë protestave antiqeveritare.
Më 11 korrik, mijëra kubanë kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër qeverisë komuniste të shtetit ishullor në Karaibe, ku shumë të rinj kanë brohoritur “Poshtë diktatura” dhe “Liri”. Presidenti Miguel Diaz-Canel u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të “luftojnë” demonstruesit në Havanë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide

BBC ka biseduar me disa banorë të Kubës, të cilët kanë thënë se të afërmit e tyre kanë vdekur nëpër shtëpi, pa pranuar kujdesin mjekësor që u është dashur.

Lisveilis Echenique, ka thënë se vëllai i saj, 35-vjeçar, ka vdekur në shtëpi, sepse nuk ka pasur dhomë të lirë në spital, derisa Lenier Miguel Pérez, ka thënë se gruaja e tij shtatzënë ka vdekur, dhe ka përmendur dyshimet për “neglizhencë mjekësore”.

Në disa postime në rrjetet sociale së fundmi janë bërë thirrjet #SOSCuba, duke kërkuar intervenim njerëzor, për të kuptuar më shumë për situatën, që është cilësuar kritike në këtë vend.

Mijëra banorë të Kubës u janë bashkuar thirrjeve, derisa dhjetëra video me gjendje të rënduara nëpër spitale, janë shpërndarë gjithandej.

Presidenti i Kubës, Miguel Díaz-Canel, ka thënë se e konsideron situatën me koronavirus në këtë shtet, të krahasueshme me atë të vendeve tjera.

Ai po ashtu ka theksuar se Kuba ka prodhuar vaksinat e veta kundër koronavirusit, ndonëse dhënia e dozave është ende e kufizuar në disa vende.

Situata ekonomike

Me turizëm – një prej makinave të ekonomisë së Kubës – pothuajse të paralizuar, pandemia e koronavirusit, ka pasur ndikim të madh në jetën ekonomike dhe atë shoqërore në këtë vend.

Kjo situatë më pas është përcjellë me rritje të inflacionit, probleme me energji elektrike, mungesa të ushqimit, ilaçeve dhe produkteve bazike.

Në fillim të këtij viti, Qeveria ka propozuar një paketë të re me reforma ekonomike, e cila ndonëse përfshinte rritje të pagave, ka nxitur rritje të çmimeve.

Ekonomistë si Pavel Vidal nga Universiteti Pontificia Javeriana në Kolumbi, vlerësojnë se çmimet mund të rriten në mes të 500-900 për qind në muajt e ardhshëm.

Prej vitit të kaluar, Qeveria ka hapur dyqanet ku banorët mund të blejnë ushqime dhe gjëra tjera të domosdoshme me valuta të huaja.

Mirëpo këto dyqane kanë zemëruar shumicën e banorëve lokalë, të cilët paguhen në monedhën kombëtare, pesos.

Radhët e gjata të banorëve të Kubës, duke pritur për të blerë ushqime si vaji, sapuni apo pula, janë bërë të zakonshme gjatë pandemisë.

Edhe në listën e ilaçeve të domosdoshme është vërejtur mungesë, dhe në disa provinca është raportuar për shitje të bukës me bazë të farave të kungullit, për shkak të mungesës së miellit të bardhë.

Muajin e kaluar, Qeveria ka thënë se do t’ua ndalojë bankave që të pranojnë dollarë si para të gatshme, njëherësh valuta e vetme që pranojnë banorët e Kubës si remitenca nga jashtë.

Ky hap është parë nga disa ekonomistë si më i ashpri ndaj valutës amerikane, prej Qeverisë së ish-presidentit Fidel Castro.

Qeveria ia ka atribuuar këtë vendim sanksioneve të ashpra amerikane, që janë duke ia kufizuar këtij shteti përdorimin e valës jashtë vendit.

Presidenti Díaz-Canel, ka thënë se ky është “problemi kryesor që kërcënon shëndetin dhe zhvillimin e njerëzve tanë”.

Qasja në internet

Para së dielës, protestat më të mëdha në Kubë, prej nisjes së revolucionit komunist të Castros, janë parë në gusht të vitit 1994.

Shumë banorë të këtij shteti, as nuk kanë qenë në dijeni se çfarë ka ndodhur në kryeqytet.

Megjithatë, 30 vjet më vonë, ky skenar është shumë më ndryshe.

Nën presidencën e Raúl Castros, Kuba është bërë më liberale, dhe kjo gjë ka ndikuar në qasje më të mirë në internet.

Raul Castro.
Raul Castro.

Prej atëherë, banorët e Kubës kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj Qeverisë.

Në ditët e sotme, një pjesë e madhe e popullsisë kanë qasje në rrjetet sociale si Facebook, Twitter dhe Instagram, të cilat janë burimi kryesor i informacionit, përveç mediave shtetërore.

Këto platforma janë kthyer në gjë shumë me rëndësi për artistët, gazetarët dhe intelektualët, që kërkojnë më shumë të drejta, apo bëjnë thirrje për protesta.

Edhe protestat, që kanë shpërthyer të dielën, janë organizuar në rrjetet sociale.

Qeveria e Kubës ka thënë se rrjetet sociale janë duke u shfrytëzuar nga “armiqtë e revolucionit”, për të krijuar “strategji destabilizuese”, që përcjellin manualet e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara (CIA).

Ndonëse protestat kanë qenë relativisht të parashikueshme, marrë parasysh shkaqet, çfarë do të ndodhë më vonë, nuk dihet.

Ndërkohë që Kuba përballet me krizë të pashembullt, bota do të shikojë sesi Qeveria - dhe banorët e këtij vendi – do të reagojnë.

Përgatiti: Krenare Cubolli
XS
SM
MD
LG