Trump propozon largimin e palestinezëve nga Gaza për t’i hapur rrugë "pronësisë" amerikane
Trump propozon largimin e palestinezëve nga Gaza për t’i hapur rrugë "pronësisë" amerikane
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, mbajnë konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, më 4 shkurt 2025.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpalli më 4 shkurt një propozim, sipas të cilit, palestinezët e zhvendosur do të largoheshin nga Rripi i Gazës, duke i hapur rrugën SHBA-së për të marrë në pronësi këtë territor bregdetar dhe për ta zhvilluar ekonomikisht në një vend “fenomenal”, ku kombësi të ndryshme mund të jetojnë në paqe.
Trump tha se kjo do të ndodhte pas zhvendosjes së popullit palestinez në vende të tjera, për t’i larguar nga ajo që ai e quajti “gropë ferri” me ndërtesa të shkatërruara, pas më shumë se një viti luftë mes Izraelit dhe Hamasit, të cilin SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste.
Trump e bëri këtë propozim gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke thënë se një hap kaq drastik është i nevojshëm, sepse idetë e tjera për t’i dhënë fund konfliktit dekadësh mes palestinezëve dhe izraelitëve nuk kanë funksionuar.
Propozimi i tij për Gazën do të nënkuptonte se SHBA-ja do ta ketë atë nën kontroll, si dhe do të përmbyste politikën amerikane afatgjate që mbështeste zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez.
Trump tha se SHBA-ja do të punojë për çmontimin e të gjitha bombave të pashpërthyera dhe armëve të tjera në këtë territor, si dhe për pastrimin e ndërtesave të shkatërruara, para se ta zhvillojë ekonomikisht zonën.
“Nëse është e nevojshme, ne do ta bëjmë këtë. Do ta marrim atë pjesë, do ta zhvillojmë, do të krijojmë mijëra e mijëra vende pune dhe do të jetë diçka për të cilën e gjithë Lindja e Mesme mund të ndihet krenare”, tha Trump.
Presidenti nuk dha menjëherë detaje mbi vendet ku palestinezët do të zhvendoseshin, por tha se do të mbështeste vendosjen e tyre “në mënyrë të përhershme” në shtete të tjera. Më herët gjatë ditës, ai përsëriti thirrjen e tij që Jordania, Egjipti dhe shtetet e tjera arabe t'i pranojnë palestinezët nga Gaza.
Hamasi ka këmbëngulur se dëshiron të mbetet në Gazë.
Zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri, e dënoi më herët thirrjen e Trumpit për largimin e palestinezëve si një “dëbim nga toka e tyre”.
Në një deklaratë të lëshuar pas njoftimit të Trumpit, Hamasi e hodhi poshtë idenë që palestinezët duhet të largohen nga territori.
“Në vend që të mbahet përgjegjës pushtimi zionist për krimet e gjenocidit dhe dëbimit, ai po shpërblehet, nuk po ndëshkohet”, tha Hamasi. “Ne i refuzojmë deklaratat e Trumpit, në të cilat ai thotë se banorët e Gazës nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të largohen, dhe i konsiderojmë ato një recetë për krijimin e kaosit dhe tensioneve në rajon".
Ministria e Jashtme saudite lëshoi një deklaratë ku theksoi se mbështetja e saj për krijimin e një shteti të pavarur palestinez është një “qëndrim i palëkundur, i qëndrueshëm dhe i patundur”.
Sipas deklaratës, princi i kurorës, Mohammed bin Salman, sundimtari de facto i Arabisë Saudite, ka thënë se vendi i tij nuk do të ndalojë përpjekjet për krijimin e një shteti të pavarur palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.
Trump tha se e kishte diskutuar propozimin e tij me Netanyahun gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë. Ai gjithashtu tha se e kishte ngritur këtë çështje me liderë të tjerë të vendeve të Lindjes së Mesme dhe pretendoi se ishte pritur pozitivisht.
Netanyahu tha se Trump sheh një të ardhme ndryshe për Rripin e Gazës, të cilin ai e përshkroi si burimin e shumë “vuajtjeve dhe fatkeqësive” për popullin izraelit.
“Ai ka një ide të ndryshme", tha Netanyahu. “Është diçka që mund ta ndryshojë historinë dhe ia vlen ta ndjekim këtë rrugë”.
Vetëm dy javë pas fillimit të mandatit të tij të dytë, Trump priti Netanyahun për të diskutuar të ardhmen e armëpushimit në Gaza, lirimin e pengjeve dhe një përpjekje të re për një marrëveshje normalizimi mes Izraelit dhe Arabisë Saudite.
Reagimet nga liderë të botës
I pyetur për sugjerimin e Trumpit, kryeministri britanik, Keir Starmer iu referua imazheve të “mijëra palestinezëve që ecin mes rrënojave” për t'u rikthyer në atë që u ka mbetur nga shtëpitë e tyre.
“Ata duhet të lejohen të kthehen në shtëpi”, tha Starmer. “Ata duhet të lejohen të rindërtojnë dhe ne duhet të jemi me ta në atë rindërtim, në rrugën drejt një zgjidhjeje me dy shtete”.
Si duket Gaza pas 15 muajsh luftë?
1/17Një pamje nga lart tregon shtëpitë dhe ndërtesat e rrënuara në Xhabalia. Fotografia është bërë ditën kur hyri në fuqi armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, më 19 janar 2025.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/17Një palestinez me këmbë të amputuar duke kaluar në një rrugë në të dy anët e së cilës shtrihen rrënojat e ndërtesave në Rafah.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/17Ndërtesa të shkatërruara në Xhabalia, më 21 janar 2025.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/17Një grua palestineze me një fëmijë në karrocë në lagjen e saj të shkatërruar në Xhabalia, pas armëpushimit të arritur ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/17Një pamje nga lart tregon njerëz që lëvizin në rrugët e rrethuara me rrënoja shtëpish dhe ndërtesash, pas armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit - i shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/17Palestinezët duke kaluar pranë shtëpive të shkatërruara në Xhabalia.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/17Palestinezët e zhvendosur duke u kthyer në shtëpitë e tyre ndërsa ecin mes rrënojave.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/17Palestinezët e zhvendosur duke ecur mes rrënojave të ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet në Rafah.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/17Një tjetër pamje e shkatërrimit të ndërtesave nga bombardimet izraelite në Rafah... Rindërtimi në Rripin e Gazës – nëse armëpushimi arrin në fazën e tij finale – do të merrte kohë disa vite.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/17Palestinezët e zhvendosur duke ecur nëpër rrugët e Xhabalias së shkatërruar nga luftimet 15- mujore.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/17Armëpushimi, që u arrit pas një viti të ndërmjetësimit intensiv nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, është hapi i parë në një proces të gjatë e të brishtë që synon t’i japë fund luftës 15-mujore mes Izraelit dhe Hamasit.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/17Pakti parasheh që Izraeli të tërhiqet në një zonë brenda Gazës dhe shumë palestinezëve të zhvendosur t’iu mundësohet kthimi në shtëpinë e tyre.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13/17Ky është armëpushimi i dytë që hyn në fuqi që kur nisi lufta në tetorin e vitit 2023, pasi mbi një vit më parë palët kishin ndërprerë luftimet për një javë dhe gjatë asaj periudhe u liruan disa pengje.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
14/17Negociatat për fazën e dytë, që konsiderohet më e vështirë, është paraparë të nisin dy javë më vonë. Megjithatë, ka shumë pikëpyetje për këtë çështje, përfshirë edhe atë nëse lufta do të rinisë pas fazës së parë gjashtëjavore dhe si do të lirohet pjesa tjetër e pengjeve.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
15/17Lufta në Gazë ka shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale. Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 46.000 palestinezë.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
16/17Mbi 90 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh është zhvendosur. Kombet e Bashkuara kanë thënë se sistemi i shëndetësisë, rrjeti rrugor dhe infrastruktura vitale janë dëmtuar rëndë.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
17/17Kombet e Bashkuara njoftuan se kamionë me ndihmë humanitare kanë hyrë në Gazë, pas nisjes së armëpushimit.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Edhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se zgjidhja me dy shtete mbetet e vetmja zgjidhje e pranueshme dhe tha se “është e qartë që Gaza – së bashku me Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor – u përkasin palestinezëve”.
“Zhvendosja e popullsisë civile palestineze nga Gaza jo vetëm që do të ishte e papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, tha Baerbock.
Përderisa Baerbock nuk komentoi drejtpërdrejt sugjerimin e Trumpit, Franca dënoi fuqishëm çdo zhvendosje të detyruar të palestinezëve të Gazës, duke paralajmëruar se kjo do të shkaktonte trazira në të gjithë Lindjen e Mesme.
Në përgjigje ndaj komenteve të Trumpit, ministri i Jashtëm francez, Jean Noel Barrot, tha se zhvendosja e palestinezëve të Gazës “do të përbënte një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar, një sulm ndaj aspiratave legjitime të palestinezëve, një kërcënim të madh ndaj zgjidhjes me dy shtete dhe një faktor destabilizimi për partnerët tanë të afërt Egjiptin dhe Jordaninë, si dhe për të gjithë rajonin”.
Ai tha se Franca do të angazhohet për një zgjidhje me dy shtete nën Autoritetin Palestinez dhe se “Hamas duhet të çarmatoset dhe të mos ketë asnjë rol në qeverisjen e këtij territori.”
Kundërshtimeve u janë bashkuar edhe Rusia, Kina e Turqia, si dhe përfaqësues të OKB-së.
Komisionari i lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, tha se dëbimi i njerëzve nga territori i pushtuar është rreptësisht i ndaluar dhe se ligji ndërkombëtar është “shumë i qartë”.
“E drejta për vetëvendosje është një parim themelor i ligjit ndërkombëtar dhe duhet të mbrohet nga të gjitha shtetet, ashtu siç e ka theksuar së fundmi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, shtoi ai.
Mark Dubowitz, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive, tha se Trump mund ta ketë hedhur këtë ide për të rritur presionin pasi vendet arabe refuzuan kërkesën e tij për të pranuar palestinezët.
“Tani, ai po rrit presionin: Nëse nuk i pranoni ju, do t’i largojmë vetë dhe do ta marrim nën kontroll Gazën”, shkroi Dubowitz në X. “Klasik Trump: Shkon në ekstrem, duke e bërë atë që dikur dukej e paimagjinueshme të duket papritur si një mes i arsyeshëm".