Mitropoliti Pavel, igumeni i manastirit Kyiv-Pechersk Lavra. 1 Prill 2023
Agjencia e lartë e sigurisë e Ukrainës e njoftoi një prift të lartë ortodoks të shtunën se ai dyshohet se ka justifikuar agresionin rus, duke kërkuar kështu arrest shtëpiak për të në një periudhe plot tensione mes qeverisë ukrainasë dhe Kishës ukrainase Ortodokse.
Mitropoliti Pavel, igumeni i manastirit Kyiv-Pechersk Lavra – vendi më i shenjtë ortodoks i Ukrainës – e ka kundërshtuar urdhrin e autoriteteve ukrainase për lirim të pronës. Më herët gjatë javës, ai e mallkoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, duke e kërcënuar me dënim me ferr.
Gjatë një seance gjyqësore në kryeqytetin ukrainas, mitropoliti hodhi poshtë pretendimin e Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës (SBU) se ai e justifikonte dhe e falte pushtimin rus të Ukrainës. Pavel i cilësoi akuzat kundër tij si të nxitura politikisht.
Agjentët e SBU-së bastisën rezidencën e tij dhe më pas prokurorët i kërkuan gjykatës të japë urdhër për arrest shtëpiak përderisa zhvillohen hetimet.
Murgjit në manastir i përkasin Kishës ukrainase Ortodokse (KUO), e cila është akuzuar se ka lidhje me Rusinë. Mosmarrëveshja rreth pronës, të njohur edhe si Manastiri i Shpellës së Shenjtë, është pjesë e një konflikti më të gjerë fetar që është zhvilluar paralelisht me luftën.
Brenda Manastirit të Shpellës së Shenjtë të Kievit teksa afrohet afati i 'dëbimit'
1/11Kjo foto e 14 marsit tregon ushtarët ukrainas që kalojnë pranë një murgu afër manastirit ortodoks në Kiev. Tensionet po rriten teksa afrohet 29 marsi - afati i fundit që klerikët të largohen nga prona.
Klerikët kanë deklaruar se do të qëndrojnë në shtëpinë e tyre historike, pasi mbështetësit e tyre janë zotuar se do t'i mbështesin "çdo kusht".
Ukraina ka urdhëruar klerikët e lidhur me Moskën që të largohen nga Pechersk Lavra e Kievit, manastiri ortodoks më i rëndësishëm i vendit, deri në fund të marsit. Më poshtë mund të lexoni për zhvillimet që kanë çuar në krizën aktuale.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/11Pechersk Lavra e Kievit është një kompleks manastiri i vjetër gati 1000-vjeçar në qendër të kryeqytetit ukrainas.
Fjala 'lavra' përdoret për një manastir që përfshin qeli për hermitët, ndërsa fjala 'pechersk' do të thotë "i shpellave".
Manastiri njihet edhe si Manastiri i Shpellave.
Ukraina ka urdhëruar klerikët e lidhur me Moskën që të largohen nga Pechersk Lavra e Kievit, manastiri ortodoks më i rëndësishëm i vendit, deri në fund të marsit. Më poshtë mund të lexoni për zhvillimet që kanë çuar në krizën aktuale.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/11Hyrja kryesore e kompleksit e fotografuar në vitin 1918.
Sipas historisë së krishterë ortodokse, menjëherë pas vdekjes së Jezusit, apostulli udhëtues Andrea tregoi bregun e ngritur perëndimor të lumit Dnieper të sotëm, ku ndodhet tani kompleksi dhe u zotua se "hiri i Zotit do të shkëlqejë në këto kodra. Këtu do të ketë një qytet të madh dhe Perëndia do të ndërtojë shumë kisha".
Ukraina ka urdhëruar klerikët e lidhur me Moskën që të largohen nga Pechersk Lavra e Kievit, manastiri ortodoks më i rëndësishëm i vendit, deri në fund të marsit. Më poshtë mund të lexoni për zhvillimet që kanë çuar në krizën aktuale.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/11Rrezet e diellit depërtojnë në brendi të kishës.
Kompleksi i manastirit u themelua në vitin 1051 dhe nga UNESCO përshkruhet si "një nga qendrat më të rëndësishme të pelegrinazhit të krishterë në botë".
Ukraina ka urdhëruar klerikët e lidhur me Moskën që të largohen nga Pechersk Lavra e Kievit, manastiri ortodoks më i rëndësishëm i vendit, deri në fund të marsit. Më poshtë mund të lexoni për zhvillimet që kanë çuar në krizën aktuale.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/11Një foto e vitit 1977.
Nën sovjetikët, kleri pësoi shtypje të vazhdueshme nga autoritetet deri në vitet 1960. Gjatë luftës ukrainase-sovjetike, militantët pro-bolshevikë ekzekutuan mitropolitin e Kishës Ortodokse Ruse jashtë mureve të kompleksit më 1918.
Ukraina ka urdhëruar klerikët e lidhur me Moskën që të largohen nga Pechersk Lavra e Kievit, manastiri ortodoks më i rëndësishëm i vendit, deri në fund të marsit. Më poshtë mund të lexoni për zhvillimet që kanë çuar në krizën aktuale.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/11Në nëntor të vitit 1941, Katedralja e Fjetjes brenda kompleksit të manastirit u shkatërrua nga një shpërthim. Shumica e raporteve ukrainase arrijnë në përfundimin se Ushtria e Kuqe Sovjetike gjatë tërheqjes e shkatërroi ndërtesën, ndërsa burimet ruse thonë se trupat pushtuese gjermane qëndrojnë pas këtij krimi.
Ukraina ka urdhëruar klerikët e lidhur me Moskën që të largohen nga Pechersk Lavra e Kievit, manastiri ortodoks më i rëndësishëm i vendit, deri në fund të marsit. Më poshtë mund të lexoni për zhvillimet që kanë çuar në krizën aktuale.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/11Pasi Ukraina fitoi pavarësinë më 1991, Katedralja e Fjetjes (foto e bërë më 2008) u rindërtua për festimet e ditës së pavarësisë së Ukrainës në vitin 2000.
Manastiri funksiononte nën autoritetin e degës së Kishës Ortodokse të Ukrainës, e lidhur me Moskën. Ajo degë njoftoi se do të prishte të gjitha lidhjet me autoritetet fetare ruse në maj të vitit të kaluar pasi Patriarku Kirill i Moskës shprehu vazhdimisht mbështetje për pushtimin rus të Ukrainës në vitin 2022. Kritikët, megjithatë, thonë se këto lëvizje nuk e kanë ndryshuar statusin kanonik të kishës dhe kështu janë të parëndësishme.
Ukraina ka urdhëruar klerikët e lidhur me Moskën që të largohen nga Pechersk Lavra e Kievit, manastiri ortodoks më i rëndësishëm i vendit, deri në fund të marsit. Më poshtë mund të lexoni për zhvillimet që kanë çuar në krizën aktuale.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/11Oficerët ukrainas të sigurisë duke kontrolluar çantat e një gruaje në manastir më 22 nëntor 2022.
Kompleksi i manastirit u bastis nga autoritetet menjëherë pasi u publikua një video më 12 nëntor 2022, ku tregoheshin besimtarët brenda kishës duke kënduar një këngë patriotike ruse që përfundonte me vargjet: “Kumbimi [i këmbanave të kishës] përhapet, po përhapet mbi Rusi, Nënë Rusia po zgjohet”.
Ukraina ka urdhëruar klerikët e lidhur me Moskën që të largohen nga Pechersk Lavra e Kievit, manastiri ortodoks më i rëndësishëm i vendit, deri në fund të marsit. Më poshtë mund të lexoni për zhvillimet që kanë çuar në krizën aktuale.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/11Ushtarët ukrainas duke u larguar nga manastiri në janar 2023.
Më 10 mars, Ministria e Kulturës e Ukrainës konfirmoi se një kontratë qiraje që i kishte lejuar kishës të përdorte një pjesë të manastirit, do të ndërpritej.
Ukraina ka urdhëruar klerikët e lidhur me Moskën që të largohen nga Pechersk Lavra e Kievit, manastiri ortodoks më i rëndësishëm i vendit, deri në fund të marsit. Më poshtë mund të lexoni për zhvillimet që kanë çuar në krizën aktuale.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/11Një grua duke parë murgj të mumifikuar në katakombet e manastirit (galeri të nëndheshme me disa tunele të gjata, ku të krishterët e lashtë fshiheshin, kryenin shërbesat fetare ose varrosnin të vdekurit), 5 shkurt 2023.
Kalimtarët që folën për AFP-në më 14 mars kryesisht shprehnin mbështetje ndaj urdhrit për dëbim, ndërsa njëri prej tyre tha: "Nëse ata janë pro Moskës, ata nuk janë të mirëpritur këtu".
“Shumë nga murgjit, thjesht, nuk kanë askund vend përveç manastirit. Është shtëpia jonë. Dhe për ne, kjo [njoftimi për dëbim] ishte një rrufe nga qielli", i tha një murg agjencisë franceze të lajmeve.
Ukraina ka urdhëruar klerikët e lidhur me Moskën që të largohen nga Pechersk Lavra e Kievit, manastiri ortodoks më i rëndësishëm i vendit, deri në fund të marsit. Më poshtë mund të lexoni për zhvillimet që kanë çuar në krizën aktuale.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/11
Më 15 mars, Papa Françesku përmendi bllokimin në manastirin e Kievit gjatë fjalimit të tij javor. Papa u bëri thirrje "palëve ndërluftuese [në Ukrainë] t'i respektojnë vendet fetare" dhe lavdëroi ata që u përkushtohen lutjeve, "çfarëdo besimi që mund të jenë".
Ukraina ka urdhëruar klerikët e lidhur me Moskën që të largohen nga Pechersk Lavra e Kievit, manastiri ortodoks më i rëndësishëm i vendit, deri në fund të marsit. Më poshtë mund të lexoni për zhvillimet që kanë çuar në krizën aktuale.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Qeveria ukrainase ka kritikuar KUO-në për lidhjet e saj historike me Kishën Ortodokse Ruse, udhëheqësi i së cilës, Patriarku Kirill, e ka mbështetur presidentin rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës.
KUO-ja ka këmbëngulur se është besnike ndaj Ukrainës dhe që nga fillimi e ka dënuar pushtimin rus. Kisha e shpalli pavarësinë e saj nga Moska.
Por, agjencitë ukrainase të sigurisë kanë pohuar se disa njerëz brenda KUO-së kanë mbajtur lidhje të ngushta me Moskën.
Shumë vende të shenjta të kishës janë bastisur dhe më vonë janë publikuar fotografi të pasaportave ruse dhe fletushkave me mesazhe nga patriarku i Moskës si dëshmi se disa zyrtarë të kishës kanë qëndruar besnikë ndaj Rusisë.
Manastiri Kyiv-Pechersk Lavra është nën pronësi të qeverisë ukrainase dhe agjencia që e mbikëqyr atë i njoftoi murgjit se po vinte fundi i qirasë dhe ata kishin kohë deri të mërkurën të largoheshin nga vendi.
Metropoliti Pavel u tha besimtarëve të mërkurën se murgjit nuk do të largoheshin dhe se janë në pritje të rezultatit të një padie që Kisha e ka ngritur në një gjykatë në Kiev për këtë çështje.
Qeveria pretendon se murgjit e kanë shkelur marrëveshje për qira duke bërë ndryshime në vendin historik dhe duke bërë shkelje të tjera teknike. Murgjit e kundërshtuan këtë pretendim, duke e cilësuar atë si “pretekst”.
Shumë pjesëtarë të komunitetit ortodoks në Ukrainë i kanë ndërprerë lidhjet e tyre me KUO-në dhe kanë kaluar në Kishën rivale Ortodokse të Ukrainës (KOU), e cila para më shumë se katër vjetëve u njoh formalisht nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës.