Banka Botërore: Ukrainës i nevojiten 524 miliardë dollarë për rimëkëmbje

Një burrë duke ecur pranë rrënojave të një ndërtese të dëmtuar në Avdiivka, rajon i Ukrainës, i kontrolluar nga Rusia, më 16 shkurt 2025.
Kostoja e përllogaritur e rimëkëmbjes së ekonomisë së Ukrainës pas pushtimit në shkallë të gjerë nga Rusia ka arritur në 524 miliardë dollarë, gati trefishi i prodhimit të saj të pritshëm të 2024-tës, kanë ardhur në përfundim Banka Botërore, Organizata e Kombeve të Bashkuara, Komisioni Evropian dhe Qeveria e Ukrainës.
Një studim i ri nga institucionet përfshiu të dhëna nga nisja e pushtimit rus, tre vjet më parë, deri më 31 dhjetor 2024, përfshin një rritje prej 70 për qind të dëmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës nga sulmet ruse.
Ai shfaqi një rritje prej mbi 7 për qind nga përllogaritja e fundit prej 486 miliardë dollarësh, një vit më parë, teksa banimi, transporti, energjia, tregtia dhe arsimi u cilësuan sektorët më të prekur, raporton Reuters.
Studimi vlerëson dëmin e drejtpërdrejtë fizik ndaj ndërtesave dhe infrastrukturës tjetër, ndikimin në jetën e njerëzve, dhe koston e “rindërtimit më të mirë”, thanë institucionet në një komunikatë të përbashkët për media.
Presidenti amerikan, Donald Trump, po bën përpjekje për t’i dhënë fund luftës përmes bisedimeve të ndara me Rusinë dhe Ukrainën, dhe u ka thënë gazetarëve, gjatë një takimi me presidentin francez, Emmanuel Macron, se një marrëveshje mund të arrihet brenda javësh.
“Vitin e kaluar, rimëkëmbja e Ukrainës ka vazhduar të rëndohet për shkak të sulmeve të vazhdueshme të Rusisë”, ka thënë kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal.
Nëpër foto: Tre vjet luftë në Ukrainë
1/36Një grua duke përqafuar fëmijën e saj në një stacion metroje në Kiev gjatë ditës së parë të pushtimit rus, më 24 shkurt 2022.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/36Civilët shikojnë një kolonë automjetesh të blinduara ruse të shkatërruar në Buça, afër Kievit, më 1 mars 2022. Qyteti u kap nga trupat ruse disa ditë pasi u bë kjo foto, por ato u tërhoqën më pak se një muaj më vonë. Pas tërheqjes së Moskës, dolën në pah provat e krimeve të luftës në Buça, duke tërhequr dënimin ndërkombëtar.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/36Një grua përshëndet trupat ukrainase teksa hyjnë në një qytet të rimarrë në rajonin verior të Chernihiv më 2 prill 2022. duke ikur nga Buça dhe Irpini më 11 mars 2022.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/36Një grua përshëndet trupat ukrainase teksa hyjnë në një qytet të rimarrë në rajonin verior të Çernihivit më 2 prill 2022.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/36Oleksandr, një klerik ushtarak, i jep bekimin një ushtari ukrainas në rajonin verilindor të Harkivit më 24 prill 2022.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/36Yuriy, një mekanik ukrainas i tankeve, i fotografuar në rajonin lindor të Donjeckut më 11 qershor 2022.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/36Ndërtesa banimi të dëmtuara në Saltivka, një periferi e Harkivit, më 13 shtator 2022.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/36Trupi i një ushtari ukrainas, i gjetur me duart e lidhura pas shpine, në një varr masiv pranë Izjumit, në rajonin e Harkivit, më 16 shtator 2022.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/36Një zjarrfikës përpiqet të shuajë zjarrin pas një sulmi me dron Shahed në Kiev, 17 tetor 2022.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/36Një vajzë 9-vjeçare e quajtur Sofiyka përqafon kafshën e saj, një brejtës, gjatë evakuimit nga Makijivka, në rajonin lindor të Luhanskut, më 19 nëntor 2022.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/36Trupat ukrainase shtien me një obus të siguruar nga aleatët perëndimorë në rajonin e Donjeckut më 23 nëntor 2022.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/36Parzmorja e gjakosur e një ushtari ukrainas, e fotografuar pranë Soledarit, në rajonin e Donjeckut, më 23 janar 2023.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13/36Qendra e Bahmutit, rajoni i Donjeckut, fotografuar më 25 shkurt 2023.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
14/36Një ushtarak ukrainas në Bahmut më 25 shkurt 2023.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
15/36Një ushtar ukrainas i fotografuar në momentin kur pozicioni i tij po granatohej, maj 2023.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
16/36Ushtarët ukrainas pas sulmit të një pozicioni rus pranë Bahmutit, maj 2023.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
17/36
Një ushtari rus i jepet ujë pas kapjes së tij nga forcat ukrainase pranë Bahmutit në majin e vitit 2023.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
18/36Një ushtar ukrainas në një ndërtesë të dëmtuar nga beteja në Blahodatne në rajonin e Donjeckut më 17 qershor 2023.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
19/36Punëtorët festojnë pas instalimit të Tridentit ukrainas në Monumentin e Atdheut të Kievit më 6 gusht 2023. Tridenti masiv zëvendësoi një emblemë sovjetike.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
20/36Pasojat e një sulmi raketor në qendër të Çernihivit më 19 gusht 2023.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
21/36Një ushtar ecën poshtë një murali në qytetin e sulmuar Avdijivka, rajoni i Donjeckut në nëntor të vitit 2023.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
22/36Një anëtar i një ekipi ukrainas mortajash gjatë një pushimi tymos një cigare në lindjen e diellit në një pozicion pranë Bahmutit, dhjetor 2023.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
23/36Trupat ukrainase duke shikuar drejt qiellit për dronët e armikut në një pozicion afër Bahmutit më 6 mars 2024.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
24/36Një vajzë bën kafe brenda lokalit të saj të dëmtuar nga shpërthimi më 25 mars 2024 pasi një raketë ruse goditi qendrën e Kievit.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
25/36Zjarrfikësit duke kaluar nëpër rrënojat e një ndërtese në Kiev të shkatërruar nga një raketë ruse, më 25 mars 2024.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
26/36Copëza që u hoqën nga të plagosurit në një institucion mjekësor pranë Avdijivkës në mars 2024.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
27/36Një grua e re qan ndërsa pëshëndetet me anëtarët e familjes gjatë evakuimit nga Pokrovsku, më 30 gusht 2024.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
28/36
Një shenjë tregon ndihmën për evakuim nga Pokrovsku, në një rrugë në qytetin lindor të Ukrainës në fund të shtatorit 2024.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
29/36Disa vatra zjarri të shkaktuara nga sulmet ruse në një vendbanim afër Pokrovskut në shtator 2024.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
30/36Artem, një komandant ukrainas 40-vjeçar, bërtet për paralajmërim para se ekipi i tij i artilerisë të gjuajë drejt pozicioneve ruse pranë Pokrovskut në fillim të tetorit të vitit 2024.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
31/36Nëna e ushtarit të rënë Danylo Lyashkevych qan mbi arkivolin e të birit gjatë funeralit të tij në Kiev më 8 nëntor 2024.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
32/36Një grua mban qenin e saj teksa vazhdojnë sulmet ruse në Kiev, 20 dhjetor 2024.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
33/36Një fëmijë duke u larguar nga vendi ku ndodhi një sulm rus, Kiev, 20 dhjetor 2024.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
34/36Hyrja në stacionin e metrosë "Lukianivska" të Kievit u dëmtua nga një sulm rus më 18 janar 2025.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
35/36Një krater i krijuar në vendin e një sulmi rus pranë stacionit të metrosë "Lukianivska" në Kiev më 18 janar 2025.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
36/36Njerëzit mblidhen për të përkujtuar protestat e Euromaidanit të Ukrainës të vitit 2014, në Kiev, më 20 shkurt 2025.
Protestat e viteve 2013-2014 ndihmuan në largimin e presidentit prorus, Vitkor Janukoviq, nga pushteti. Rusia u përgjigj duke pushtuar gadishullin e Krimesë të Ukrainës dhe duke nxitur trazira që çuan në konflikt në rajonin lindor të Donbasit. Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Qeveria ukrainase ka ndarë 7.37 miliardë dollarë për të adresuar nevojat më me prioritet më 2025, me mbështetje nga donatorët, por vazhdon të ketë një boshllëk financimi prej gati 10 miliardë dollarësh, u tha në komunikatën e përbashkët të institucioneve.
Llogaritja e fundit, duke përdorur një metodologji universale për llogaritjen e dëmeve dhe nevojave, gjeti se dëmet e drejtpërdrejta nga sulmet ruse në Ukrainë janë rritur në 176 miliardë dollarë, nga 152 miliardë dollarë sa raportoheshin në shkurtin e 2024-tës.
Rreth 13 për qind e pasurive të banueshme të Ukrainës janë dëmtuar apo shkatërruar, duke prekur mbi 2.5 milionë familje.
Vendbanimet e Ukrainës që i pushtoi Rusia më 2024
1/16Vuhledari në rajonin e Donjeckut të Ukrainës u pushtua në tetor 2024 dhe nga qyteti mbetën vetëm rrënoja. Beteja për Vuhledarin zgjati dy vjet. Kjo foto tregon ndërtesa banimi të shkatërruara në Vuhledar në shtator të vitit 2023.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
2/16Një ndërtesë banimi e djegur në Avdijivka, rajoni i Donjeckut, në nëntor të vitit 2023. Në javët e fundit të betejës për qytetin, që përfundoi në shkurt të vitit 2024, asnjë ndërtesë nuk mbeti e paprekur. Sipas një komandanti lokal ukrainas, pushtimi i qytetit i kushtoi Rusisë 47.000 ushtarë. Autoritetet ruse nuk flasin hapur për humbjet e ushtrisë së tyre në beteja individuale dhe luftën në përgjithësi.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
3/16Një ushtar ukrainas në Avdijivka qëndron pranë shkronjave të dëmtuara të një tabele "I Love Avdijivka" në nëntor të vitit 2023, kur fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, e vizitoi për herë të fundit para pushtimit të qytetit. Ushtria ruse kapi Avdijivkan në shkurt të vitit 2024 dhe faza e fundit e betejës zgjati më shumë se pesë muaj.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
4/16Kjo shtëpi në fshatin Precjstivka, afër Vuhledarit, u shkatërrua në maj të vitit 2023. Trupat ruse pushtuan vendbanimin në shtator të vitit 2024.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
5/16Kjo shtëpi në fshatin Preçjstivka, afër Vuhledarit, u shkatërrua në maj të vitit 2023. Trupat ruse pushtuan vendbanimin në shtator 2024.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
6/16Rajoni i Donjeckut, qershor 2023. Fshati Blahodatne ishte një nga ata që u çliruan nga ushtria ukrainase gjatë kundërofensive ushtarake të Ukrainës në verën e vitit 2023, kur Nuzhnenko bëri këtë foto. Në dhjetor 2024, Blahodatne u ripushtua.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
7/16Rrugët e qytetit të Selydove, afër Pokrovskut në rajonin e Donjeckut të Ukrainës. Fotoja është bërë më 9 tetor 2024 dhe më 31 tetor, Selydove ishte okupuar.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
8/16Një banor vendas i fshatit Terny, rajoni i Donjeckut, qëndron pranë shtëpisë së tij në marsin e vitit 2023. Luftimet për fshatin e dëmtuar rëndë filluan në janar 2023. Ai është nën pushtimin e plotë që në fillim të këtij viti.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
9/16Një biçikletë në Vuhledar të Ukrainës. Ky qytet i vogël me ndërtesat e tij shumëkatëshe ndodhet në një kodër, gjë që i dha ushtrisë ukrainase një avantazh në luftime dhe bëri të mundur zmbrapsjen e sulmeve.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
10/16Sipas hartës DeepState, Çasiv Jari në rajonin e Donjeckut të Ukrainës është pjesërisht i pushtuar nga trupat ruse. Fotoja tregon rrethin Kanal, të cilin ata e pushtuan në korrik të vitit 2024. Beteja për qytetin filloi pas pushtimit të Bahmutit në maj 2023 dhe vazhdon deri më sot.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
11/16Pas pushtimit të Avdijivkës, trupat ruse vazhduan të përparojnë. Kjo foto është bërë në rrugën midis Avdijivkës dhe fshatit Berdyçi në nëntor të vitit 2023. Pushtimi i Berdyçit u konfirmua nga ushtria ukrainase në prill të vitit 2024.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
12/16Një zonë në rrethin Kurakhova në rajonin e Donjeckut të Ukrainës në majin e vitit të kaluar. Në atë kohë, puna pranverore në terren vazhdoi atje. Kjo zonë u pushtua në nëntor 2024 dhe qendra administrative e rrethit, Kurakhove, u pushtua në janar të këtij viti.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
13/16Rita me macen e saj në Avdijivka. Për fatin e tyre nuk dihet. Rreth 900 civilë ishin në Avdijivka në kohën e okupimit. Njerëzit jetonin në bodrume dhe përdornin ndihma humanitare për të mbijetuar kur ishte ende e mundur për t'i dhënë ato. Para luftës, rreth 30.000 njerëz jetonin në Avdijivka.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
14/16Në korrik të vitit 2024, filluan betejat për fshatin Vozdvyzhenka, në rajonin e Donjeckut, Ukrainë. Pak para kësaj, në maj të vitit 2024, Nuzhnenko fotografoi pasojat e granatimeve të një ndërmarrje bujqësore pranë Vozdvyzhenkas. Që nga janari, Vozdvyzhenka është nën okupim.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
15/16Dheu në rajonin e Donjeckut, pranë fshatit Kostiantjnivka. Kjo tokë u pushtua në shtator të vitit 2024, katër muaj pas realizimit të kësaj fotoje.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
16/16Një grua është evakuuar nga Novohrodivka, rajoni i Donjeckut, në gusht të vitit 2024. Trupat ruse pushtuan qytetin 20 ditë pasi u shkrep kjo foto. Burri në të djathtë është Owen, një vullnetar nga Zelanda e Re. Një ish-mjek luftarak, ai shkoi në Ukrainë për të ndihmuar të shpëtojë njerëz.
Moska pushtoi një zonë katër herë më të madhe se Kievi në vitin 2024. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, i shkrepi këto imazhe pak para se trupat ruse të hynin brenda.
Previous slide
Next slide
Raporti përmendi një rritje prej 70 për qind të dëmeve në sektorin e energjisë që nga llogaritja e fundit, e bërë një vit më parë, përfshirë prodhimin dhe shpërndarjen e rrymës dhe të ngrohjes lokale.
Sektorit të banimit i nevojiten rreth 84 miliardë dollarë për rimëkëmbje, ndërsa atij të transportit gati 78 miliardë. Sektorit të energjisë dhe minierave i duhen rreth 68 miliardë, atij të tregtisë dhe industrisë mbi 64 miliardë, ndërsa sektorit të bujqësisë mbi 55 miliardë dollarë.
Vetëm kostoja e pastrimit dhe menaxhimit të rrënojave u vlerësua se kap vlerën e rreth 13 miliardë dollarëve, u tha në raport.