Ndërlidhjet

Rusia pretendon se e ka pushtuar një fshat ukrainas gjatë sulmit të mbrëmshëm

Kundërajrorët e Ukrainës e rrëzojnë një dron Shahed mbi Kiev, maj 2023.
Kundërajrorët e Ukrainës e rrëzojnë një dron Shahed mbi Kiev, maj 2023.

Rusia ka pretenduar se forcat e saj e kanë pushtuar fshatin Novoselvika Persha në lindje të Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisës tha të dielën se Moska “e ka çliruar vendbanimin” në rajonin e Donjeckut. Ky është fshati më i fundit në një varg fshatrash që Kremlini pretendon se i ka okupuar në javët e fundit.

Disa prej atyre fshatrave kanë shumë pak rrugë.

Donjecku është njëri prej katër rajonale lindore dhe jugore të Ukrainës që Rusia pretendon se i ka aneksuar më 2022, pak muaj pasi e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës.

Ndërkohë, Forcat e Armatosura të Ukrainës i rrëzuan pesë dronë gjatë një sulmi me dronë dhe raketa nga Rusia në disa rajone ukrainase mëngjesin e së dielës.

Komandanti i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Mykola Oleshchuk shkroi në Facebook se pesë dronët e prodhimit iranian, Shahed, u rrëzuan në rajonet Herson, Dnipropetrovsk, Kirovohrad dhe Zaporizhja.

Nga të burgosur në këmbësori: Të dënuarit ukrainas i përgjigjen thirrjes së Kievit për mobilizim

Një i dënuar ukrainas i liruar me kusht është parë duke u stërvitur në një vend të pazbuluar në pjesën qendrore të Ukrainës, në korrik.

Ndërsa lufta më e madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore po vazhdon, anëtarët e Batalionit të Parë Sulmues, Da Vinçi, të Ukrainës po përgatisin ish të burgosurit për betejë kundër forcave ruse.

1/13 Një i dënuar ukrainas i liruar me kusht është parë duke u stërvitur në një vend të pazbuluar në pjesën qendrore të Ukrainës, në korrik.

Ndërsa lufta më e madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore po vazhdon, anëtarët e Batalionit të Parë Sulmues, Da Vinçi, të Ukrainës po përgatisin ish të burgosurit për betejë kundër forcave ruse.

Duke u përballur me mungesa akute të luftëtarëve në fushën e betejës, për herë të parë Ukraina po rekruton njerëz nga popullsia e saj e burgjeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Për t'u kualifikuar për shërbimin ushtarak, të burgosurit duhet të kalojnë një intervistë, një testim mjekësor dhe një rishikim të bindjeve të tyre.
2/13 Për t'u kualifikuar për shërbimin ushtarak, të burgosurit duhet të kalojnë një intervistë, një testim mjekësor dhe një rishikim të bindjeve të tyre.
Duke u përballur me mungesa akute të luftëtarëve në fushën e betejës, për herë të parë Ukraina po rekruton njerëz nga popullsia e saj e burgjeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
"Askush nuk do t'ju dërgojë si qengja në thertore. Ne kujdesemi për njerëzit tanë", u thotë komandanti i njësisë rekrutëve të burgut të liruar së fundmi pasi ata mbërrijnë për stërvitje ushtarake.

3/13 "Askush nuk do t'ju dërgojë si qengja në thertore. Ne kujdesemi për njerëzit tanë", u thotë komandanti i njësisë rekrutëve të burgut të liruar së fundmi pasi ata mbërrijnë për stërvitje ushtarake.

Duke u përballur me mungesa akute të luftëtarëve në fushën e betejës, për herë të parë Ukraina po rekruton njerëz nga popullsia e saj e burgjeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Më shumë se dy vjet pas pushtimit të plotë nga Rusia, Ukraina po përballet me mungesë të luftëtarëve.
4/13 Më shumë se dy vjet pas pushtimit të plotë nga Rusia, Ukraina po përballet me mungesë të luftëtarëve.
Duke u përballur me mungesa akute të luftëtarëve në fushën e betejës, për herë të parë Ukraina po rekruton njerëz nga popullsia e saj e burgjeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Teknikat e ndihmës së parë demonstrohen te një rekrut që ishte dënuar për vrasje nga pakujdesia.

Më shumë se 3.000 të burgosur janë liruar me kusht dhe janë caktuar në njësitë ushtarake pasi rekrutimi i tyre u miratua nga Parlamenti nëpërmjet një projektligji të diskutueshëm mobilizimi.
5/13 Teknikat e ndihmës së parë demonstrohen te një rekrut që ishte dënuar për vrasje nga pakujdesia.
Më shumë se 3.000 të burgosur janë liruar me kusht dhe janë caktuar në njësitë ushtarake pasi rekrutimi i tyre u miratua nga Parlamenti nëpërmjet një projektligji të diskutueshëm mobilizimi.
Duke u përballur me mungesa akute të luftëtarëve në fushën e betejës, për herë të parë Ukraina po rekruton njerëz nga popullsia e saj e burgjeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Mijëra të tjerë potencialisht mund të kualifikohen për programin e ri.
6/13 Mijëra të tjerë potencialisht mund të kualifikohen për programin e ri.
Duke u përballur me mungesa akute të luftëtarëve në fushën e betejës, për herë të parë Ukraina po rekruton njerëz nga popullsia e saj e burgjeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Të dënuarit e liruar me kusht mësohen si të çmontojnë dhe të montojnë një pushkë kallashnikov.

Personave fajtorë për përdhunim, sulm seksual, vrasje të dy ose më shumë personave ose krime kundër sigurisë kombëtare të Ukrainës nuk u lejohet të shërbejnë.

7/13 Të dënuarit e liruar me kusht mësohen si të çmontojnë dhe të montojnë një pushkë kallashnikov.

Personave fajtorë për përdhunim, sulm seksual, vrasje të dy ose më shumë personave ose krime kundër sigurisë kombëtare të Ukrainës nuk u lejohet të shërbejnë.

Duke u përballur me mungesa akute të luftëtarëve në fushën e betejës, për herë të parë Ukraina po rekruton njerëz nga popullsia e saj e burgjeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Para se të dërgohen në vijën e parë, ish-të burgosurit duhet t'i nënshtrohen një kursi luftarak sfidues që zgjat pesë javë.
8/13 Para se të dërgohen në vijën e parë, ish-të burgosurit duhet t'i nënshtrohen një kursi luftarak sfidues që zgjat pesë javë.
Duke u përballur me mungesa akute të luftëtarëve në fushën e betejës, për herë të parë Ukraina po rekruton njerëz nga popullsia e saj e burgjeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ata stërviten edhe për luftime në zona urbane.

Për ata që tentojnë të arratisen, dënimeve të tyre do t'u shtohen edhe tetë deri në 10 vjet burgim.
9/13 Ata stërviten edhe për luftime në zona urbane.

Për ata që tentojnë të arratisen, dënimeve të tyre do t'u shtohen edhe tetë deri në 10 vjet burgim.
Duke u përballur me mungesa akute të luftëtarëve në fushën e betejës, për herë të parë Ukraina po rekruton njerëz nga popullsia e saj e burgjeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Të dënuarit e liruar me kusht duhet të qëndrojnë pranë njësive të tyre për 12 muajt e parë të shërbimit ushtarak.

10/13 Të dënuarit e liruar me kusht duhet të qëndrojnë pranë njësive të tyre për 12 muajt e parë të shërbimit ushtarak.

Duke u përballur me mungesa akute të luftëtarëve në fushën e betejës, për herë të parë Ukraina po rekruton njerëz nga popullsia e saj e burgjeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
"Kam qenë një pijanec i madh dhe kam marrë shumë para borxh. Tani më vjen shumë keq", thotë një rekrut, i cili ishte burgosur për shkaktim të lëndimit trupor.
11/13 "Kam qenë një pijanec i madh dhe kam marrë shumë para borxh. Tani më vjen shumë keq", thotë një rekrut, i cili ishte burgosur për shkaktim të lëndimit trupor.
Duke u përballur me mungesa akute të luftëtarëve në fushën e betejës, për herë të parë Ukraina po rekruton njerëz nga popullsia e saj e burgjeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ish të burgosurit, që shihen në këtë mensë, trajtohen njëjtë sikurse ushtarët e rregullt, duke përfshirë pagën dhe pushimin e planifikuar. Atyre, gjithashtu, u lejohet të lëvizin pa mbikëqyrje brenda qendrës së trajnimit.
12/13 Ish të burgosurit, që shihen në këtë mensë, trajtohen njëjtë sikurse ushtarët e rregullt, duke përfshirë pagën dhe pushimin e planifikuar. Atyre, gjithashtu, u lejohet të lëvizin pa mbikëqyrje brenda qendrës së trajnimit.
Duke u përballur me mungesa akute të luftëtarëve në fushën e betejës, për herë të parë Ukraina po rekruton njerëz nga popullsia e saj e burgjeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Rekrutët e rinj duke notuar të dielën - ditën e tyre të vetme për pushim dhe rekreacion.

Zyrtarët ukrainas kanë theksuar se, ndryshe nga rekrutimi i të dënuarve nga Rusia për grupin famëkeq mercenar Wagner, ku ata u futën në betejat më vdekjeprurëse, programi i Ukrainës synon t'i integrojë të dënuarit në njësitë e rregullta të vijës së parë.
13/13 Rekrutët e rinj duke notuar të dielën - ditën e tyre të vetme për pushim dhe rekreacion.

Zyrtarët ukrainas kanë theksuar se, ndryshe nga rekrutimi i të dënuarve nga Rusia për grupin famëkeq mercenar Wagner, ku ata u futën në betejat më vdekjeprurëse, programi i Ukrainës synon t'i integrojë të dënuarit në njësitë e rregullta të vijës së parë.
Duke u përballur me mungesa akute të luftëtarëve në fushën e betejës, për herë të parë Ukraina po rekruton njerëz nga popullsia e saj e burgjeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Dronët u lëshuan nga një bazë ajrore në rajonin Krasnodar të Rusisë.

Rusia shkrepi gjithashtu edhe dy raketa të telekomanduara, S-300, dhe dy raketa të telekomanduara, Kh-59, thanë zyrtarët ukrainas.

Në anën tjetër, guvernatori i rajonit Belgorod në perëndim të Rusisë, Vyacheslav Gladkov, tha se një grua e moshuar u vra si pasojë e sulmeve ukrainase me dronë në qytetin Shebekino.

Në shënjestër të sulmeve ukrainase ishin edhe fshatrat Saltykovo dhe Petrovka, sipas Gladkovit, i cili shtoi se një veturë dhe një autobus u dëmtuan, por askush nuk u lëndua.

Radio Evropa e Lirë nuk është në gjendje t’i verifikojë raportimet për luftimet brenda Rusisë.

Në Ukrainë, guvernatori i Hersonit, Oleksandr Prokudin, tha të dielën se 15 njerëz, përfshirë fëmijë, u plagosën nga bombardimet ruse një ditë më herët.

Me gjithë dëshmitë e mëdha, Rusia vazhdon ta mohojë se nuk i sulmon civilët në luftë kundër Ukrainës.

Misioni Vëzhgues i Kombeve të Bashkuara ka thënë se së paku 11.284 civilë ukrainas janë vrarë nga lufta prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, duke theksuar se numri i vërtetë ka gjasa të jetë shumë më i lartë.

Ndërkohë, autoritetet në Rusi kanë filluar të dërgojë mesazhe telefonike për t’i nxitur qytetarët të regjistrohen në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë dhe “menjëherë” t’i fitojnë 9.400 dollarë pas nënshkrimit të kontratës për t’iu bashkuar ushtrisë.

Mediat ruse raportuan për herë të parë në qershor për planin e Ministrisë ruse për të rekrutuar ushtarë përmes mesazheve telefonike.

Përveç shumës së fituar për nënshkrimin e kontratës, guvernatorët rajonalë kanë autoritet t’i paguajnë ushtarët nga rajonet e tyre të holla shtesë për ta ruajtur garën për rekrutim. Raportohet se pagesat shtesë fillojnë nga 13.200 dollarë në Komi deri në 20.000 dollarë në Leningrad.

Rusia po përpiqet t’i joshë qytetarët t’i bashkohen ushtrisë për ta rritur numrin e trupave në luftën e saj kundër Ukrainës, pa shpallur formalisht mobilizim, sepse një gjë e tillë do të mundë të shkaktonte pakënaqësi.

Në prag të zgjedhjeve presidenciale në dhjetor 2023, presidenti rus Vladimir Putin premtoi se nuk do të kishte njoftime për thirrje të reja në ushtri, meqë në vijat e frontit ndodheshin “gjysmë milion” ushtarë.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG