Fotografitë e anijeve nxjerrin në pah ashpërsinë e luftës me dronë në Detin e Zi
- Amos Chapple dhe
- Reuters
Fotografitë e shkrepura nga entuziastët detarë përgjatë bregdetit turk ofrojnë një pamje të ashpërsisë të luftës së vazhdueshme kundër anijeve në Detin e Zi nga operatorët e dronëve të Ukrainës dhe Rusisë.
1
Kjo fotografi e shkrepur më 1 shtator tregon anije Anna S, të dëmtuar rëndë, duke u tërhequr nëpër Ngushticën e Bosforit, është njëra nga disa fotografi që janë shkrepur së voni në bregdetin turk, që nxjerrin në pah ]përshkallëzimin e luftës kundër transportit detar në Detin e Zi.
Anija greke për transport të mallrave thuhet se u sulmua nga pesë dronë ajrorë teksa i afrohej portit rus të Novorosijskut për t’u ngarkuar me drithëra më 17 gusht. Të 20 marinarët filipinas dhe kapiteni rumun arritën të largoheshin nga anija, pa pësuar lëndime.

2
Anija Omskiy-107, me flamur rus, e fotografuar më 1 shtator pasi u përplas në brigjet pranë Stambollit. Ekuipazhi i anijes së mallrave e kishte braktisur atë pasi ishte sulmuar nga dronë pranë Novorosijskut, në gusht.
Tomas Alexa, analist i lartë në kompaninë e menaxhimit të rrezikut në transportin detar Ambrey, i tha Radios Evropa e Lirë se sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë shtuar ndjeshëm që kur Ukraina nisi Operacionin Moloçka në fillim të korrikut. Fushata me dronë synon të ndërpresë rrugët tregtare detare nga të cilat Rusia varet për të siguruar të ardhura.

3
Anija për transportin e mallrave, Great Ocean, me flamur liberian, që është dëmtuar gjatë një sulmi të dyshuar me dron, tërhiqet përmes Bosforit më 20 gusht.
Alexa tha se lista e objektivave të dyshuar kohët e fundit është zgjeruar “nga cisternat tek anijet për transport të ngarkesave të thata”, teksa rreziku për marinarët është shtuar. Sulmet me dronë ajrorë që shënjestrojnë hapësirat e akomodimit të ekuipazhit, tha ai, “ishin të rralla para [Operacionit Moloçka të Ukrainës]”. Ai shtoi se “Rusia është kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë, por me më pak anije tregtare në dispozicion si objektiva, ajo është përqendruar më shumë te portet”.

4
Një dron ajror shihet duke sulmuar anijen turke të ngarkesave Nadezhda, pranë Novorosijskut më 3 gusht, në një sulm që la të plagosur rëndë tre marinarë.
Organizata Ndërkombëtare Detare e Kombeve të Bashkuara e dënoi intensifikimin e sulmeve ndaj anijeve në Detin e Zi, në të cilat disa marinarë të anijeve tregtare janë vrarë. “Marinarët nuk duhet të bëhen kurrë viktima të konflikteve në të cilat nuk janë palë”, tha në një deklaratë kreu i organizatës, Arsenio Dominguez.