Ndërlidhjet

Ukraina me ligj për kufizimin e shpërndarjes së informacioneve për ushtrinë


Pjesëtarë të Ushtrisë së Ukrainës.
Pjesëtarë të Ushtrisë së Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar ligjin që kufizon shpërndarjen e informacioneve lidhur me ushtrinë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, që aktualisht është në fuqi. Kushdo që e shkel këtë ligj mund të dënohet deri me 12 vjet burgim.

Sipas dokumentit, ndalohet incizimi i lëvizjeve të personelit ushtarak, vendeve të granatimeve, emrat e rrugëve, ndalesat rrugore, dyqanet dhe fabrikat e tjera civile dhe ushtarake.

Ligji, që është nënshkruar nga presidenti Zelensky gjatë fundjavës, po ashtu ndalon publikimin e të dhënave lidhur me lëvizjen e ndihmës ushtarake nga shtetet e huaja.

Ky ligj nuk vlen për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm.

Ky njoftim vjen pas shqetësimeve se disa persona kanë postuar online informacione të ndjeshme lidhur me ushtrinë ukrainase.

Më 21 mars, Shërbimi Sekret ukrainas, ndaloi një person i cili kishte postuar në TikTok vendodhjen e forcave të armatosura në Kiev. Pak kohë pas postimit të kësaj videoje, Rusia kreu një sulm me raketa në atë zonë, duke vrarë tetë persona.

Ky shërbim sekret ende po heton nëse personi që postoi informacione e ka bërë këtë qëllimisht, duke tentuar që të publikojë informacione sekrete në të mirë të Rusisë.

  • Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.
XS
SM
MD
LG