Nuk ka raportime për të vdekur pas sulmit në teatrin e Mariupolit

Pjesa qendrore e teatrit të Mariupolit i shkatërruar plotësisht.
Ekipet e Emergjencave kanë vazhduar kërkimet për të mbijetuar nën rrënojat e teatrit të shkatërruar në Mariupol, nga një sulm ajror i forcave ruse.
Teatri po përdorej si strehë nga qindra civilë të Mariupolit, pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan gjatë tri javë luftimesh.
Gati 24 orë pas sulmit, nuk ka pasur raportime për të vdekur.
“Ne shpresojmë dhe mendojmë se disa njerëz që qëndruan në teatër, mund të kenë shpëtuar”, tha për Associated Press Petro Andrushchenko, zyrtar i Bashkisë.
Ai tha se ndërtesa kishte një strehë relativisht moderne për bomba në bodrum, e projektuar për t’u bërë ballë sulmeve ajrore.
Zyrtarë të tjerë kishin thënë më herët se disa njerëz i kanë shpëtuar shkatërrimit.
Avokatja e Popullit në Ukrainë, Ludmyla Denisova, tha se streha nuk ishte shembur nga bombardimet dhe se disa njerëz kanë mbijetuar.
Në teatër po strehoheshin afro 1200 fëmijë dhe gra.
Teatri historik i Mariupolit që u godit nga sulmet ajrore ruse
1/6Pjesa qendrore e teatrit është shkatërruar plotësisht.
Teatri historik në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit, që po përdorej si strehimore nga qindra civilë, është goditur nga granatimet ruse më 16 mars, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
2/6Zyrtarët e qytetit thanë se bomba u lëshua në ndërtesën e teatrit nga një avion rus.
Teatri historik në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit, që po përdorej si strehimore nga qindra civilë, është goditur nga granatimet ruse më 16 mars, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
3/6Teatri i Dramës së Mariupolit që gjendet në Sheshin e Teatrit. Fotografi e realizuar në fillim të shkurtit nga Amos Chapple, fotoreporter i Radios Evropa e Lirë.
Teatri historik në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit, që po përdorej si strehimore nga qindra civilë, është goditur nga granatimet ruse më 16 mars, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
4/6“Rusia me qëllim shkatërroi Teatrin e Dramës, ku qindra persona po fshihen”, thanë autoritetet e qytetit të Mariupolit në një deklaratë të publikuar në Telegram më 16 mars.
Teatri historik në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit, që po përdorej si strehimore nga qindra civilë, është goditur nga granatimet ruse më 16 mars, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
5/6“Është e pamundur të gjesh fjalë për të përshkruar nivelin e cinizmit dhe mizorisë, me të cilin pushtuesit rusë po shkatërrojnë banorët paqësorë të një qyteti ukrainas buzë detit”, u tha në deklaratë.
Teatri historik në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit, që po përdorej si strehimore nga qindra civilë, është goditur nga granatimet ruse më 16 mars, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
6/6Ky imazh satelitor i teatrit, i bërë më 14 mars, tregon fjalën "fëmijë" të shkruar në rusisht para dhe pas ndërtesës.
Teatri historik në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit, që po përdorej si strehimore nga qindra civilë, është goditur nga granatimet ruse më 16 mars, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Previous slide
Next slide
Ushtria ruse mohoi të mërkurën se e ka bombarduar teatrin në Mariupol.
Mariupoli është i rrethuar nga trupat ruse dhe vlerësohet se rreth 300,00 qytetarë janë të bllokuar në qytet pa ujë, rrymë apo gaz. Ndërkaq, furnizimet me ilaçe janë duke u harxhuar.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 mars. Që atëherë, Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës.