Ndërlidhjet

Zelenskyi: Ukraina dhe Rusia pajtohen për të biseduar pa parakushte

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyi.

Zyrtarët ukrainas dhe ata rusë do të takohen për të biseduar në kufirin bjellorus me Ukrainën, ka thënë zyra e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy të dielën.

Këto bisedime, të parat prej kur Rusia ka nisur pushtimin ndaj Ukrainës më 24 shkurt, do të mbahen pa parakushte dhe janë rezultat i një bisede telefonike në mes të Zelenskyit dhe presidentit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka thënë zyra e presidentit ukrainas, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

“Ne jemi pajtuar që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë, afër Lumit Pripjat”, është thënë përmes një deklarate.

Lukashenka “ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorus, të qëndrojnë në tokë gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, tha Zyra e Zelenskiyt.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se një delegacion rus kishte mbërritur në Bjellorusi për negociata. Delegacioni përbëhet nga zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe entiteteve të tjera ruse, përfshirë stafin presidencial, raportoi TASS.

Zelensky ka thënë më herët se nuk do të takohet me delegacionin rus në territorin bjellorus, sepse pushtimi i Rusisë është nisur edhe nga pjesë të Bjellorusisë.

As Rusia, as Bjellorusia nuk kanë lëshuar deklarata për negociata eventuale.

"Jo luftës"

Protesta në Berlin kundër pushtimit rus. 27 shkurt 2022
1/22 Protesta në Berlin kundër pushtimit rus. 27 shkurt 2022
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në botë për të mbështetur Ukrainën, e cila ka hyrë në ditën e katërt të luftës së shkaktuar nga sulmet e Rusisë.
Pamje tjera nga protestat në Berlin.
2/22 Pamje tjera nga protestat në Berlin.
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në botë për të mbështetur Ukrainën, e cila ka hyrë në ditën e katërt të luftës së shkaktuar nga sulmet e Rusisë.
Protesta në Bankok.
3/22 Protesta në Bankok.
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në botë për të mbështetur Ukrainën, e cila ka hyrë në ditën e katërt të luftës së shkaktuar nga sulmet e Rusisë.
Edhe në qendër të Londrës është protestuar kundër luftës.
4/22 Edhe në qendër të Londrës është protestuar kundër luftës.
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në botë për të mbështetur Ukrainën, e cila ka hyrë në ditën e katërt të luftës së shkaktuar nga sulmet e Rusisë.
Protesta në Pragë, Republika Çeke.
5/22 Protesta në Pragë, Republika Çeke.
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në botë për të mbështetur Ukrainën, e cila ka hyrë në ditën e katërt të luftës së shkaktuar nga sulmet e Rusisë.
Një protestuese me një lule ukrainase në kokë proteston kundër luftës nga qyteti i Madridit.
6/22 Një protestuese me një lule ukrainase në kokë proteston kundër luftës nga qyteti i Madridit.
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në botë për të mbështetur Ukrainën, e cila ka hyrë në ditën e katërt të luftës së shkaktuar nga sulmet e Rusisë.
Një grua e mërzitur në Meksikë proteston kundër luftës në Ukrainë.
7/22 Një grua e mërzitur në Meksikë proteston kundër luftës në Ukrainë.
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në botë për të mbështetur Ukrainën, e cila ka hyrë në ditën e katërt të luftës së shkaktuar nga sulmet e Rusisë.
Një protestuese djeg pasaportën e saj ruse para Ambasadës së Rusisë në qytetin izraealit, Tel Aviv.
8/22 Një protestuese djeg pasaportën e saj ruse para Ambasadës së Rusisë në qytetin izraealit, Tel Aviv.
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në botë për të mbështetur Ukrainën, e cila ka hyrë në ditën e katërt të luftës së shkaktuar nga sulmet e Rusisë.
Në protestat në Berlin është kërkuar që Rusisë t&rsquo;i bllokohet qasja në sistemin financiar<strong> <a href="https://www.evropaelire.org/a/rusia-perjashtimi-nga-sistemi-bankar-swift/31725431.html" target="_blank">SWIFT</a>.</strong> Një grup i kombeve të Perëndimit, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar janë pajtuar për t&rsquo;i bllokuar disa banka ruse nga ky sistem.
9/22 Në protestat në Berlin është kërkuar që Rusisë t’i bllokohet qasja në sistemin financiar SWIFT. Një grup i kombeve të Perëndimit, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar janë pajtuar për t’i bllokuar disa banka ruse nga ky sistem.
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në botë për të mbështetur Ukrainën, e cila ka hyrë në ditën e katërt të luftës së shkaktuar nga sulmet e Rusisë.
Protesta në Frankfurt, Gjermani.
10/22 Protesta në Frankfurt, Gjermani.
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në botë për të mbështetur Ukrainën, e cila ka hyrë në ditën e katërt të luftës së shkaktuar nga sulmet e Rusisë.
Protestuesit duke mbajtur mbishkrime në duar teksa kanë marrë pjesë në një protestë kundër luftës jashtë Ambasadës Ruse në Bogota, Kolumbi.
11/22 Protestuesit duke mbajtur mbishkrime në duar teksa kanë marrë pjesë në një protestë kundër luftës jashtë Ambasadës Ruse në Bogota, Kolumbi.
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në botë për të mbështetur Ukrainën, e cila ka hyrë në ditën e katërt të luftës së shkaktuar nga sulmet e Rusisë.
Protesta janë mbajtur edhe në Gjenevë.
12/22 Protesta janë mbajtur edhe në Gjenevë.
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në botë për të mbështetur Ukrainën, e cila ka hyrë në ditën e katërt të luftës së shkaktuar nga sulmet e Rusisë.
Gratë ukrainase duken si nuse të përgjakura derisa disa protestues tjerë mbajnë mbishkrime para Ambasadës së Rusisë në Meksikë.
13/22 Gratë ukrainase duken si nuse të përgjakura derisa disa protestues tjerë mbajnë mbishkrime para Ambasadës së Rusisë në Meksikë.
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në botë për të mbështetur Ukrainën, e cila ka hyrë në ditën e katërt të luftës së shkaktuar nga sulmet e Rusisë.
Pamje tjera nga protestat në Meksikë.
14/22 Pamje tjera nga protestat në Meksikë.
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në botë për të mbështetur Ukrainën, e cila ka hyrë në ditën e katërt të luftës së shkaktuar nga sulmet e Rusisë.
Protesta në Kosta Rikë.
15/22 Protesta në Kosta Rikë.
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në botë për të mbështetur Ukrainën, e cila ka hyrë në ditën e katërt të luftës së shkaktuar nga sulmet e Rusisë.
Protesta në Brazil. Në mbishkrim thuhet: Rusi, ndale Putinin.
16/22 Protesta në Brazil. Në mbishkrim thuhet: Rusi, ndale Putinin.
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në botë për të mbështetur Ukrainën, e cila ka hyrë në ditën e katërt të luftës së shkaktuar nga sulmet e Rusisë.
Protestë në Seul.
17/22 Protestë në Seul.
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në botë për të mbështetur Ukrainën, e cila ka hyrë në ditën e katërt të luftës së shkaktuar nga sulmet e Rusisë.
Marsh në Tokio.
18/22 Marsh në Tokio.
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në botë për të mbështetur Ukrainën, e cila ka hyrë në ditën e katërt të luftës së shkaktuar nga sulmet e Rusisë.
Protesta në Bukuresht.
19/22 Protesta në Bukuresht.
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në botë për të mbështetur Ukrainën, e cila ka hyrë në ditën e katërt të luftës së shkaktuar nga sulmet e Rusisë.
Një vajzë mban një mbishkrim &ldquo;Jo luftës&rdquo; në Slloveni.
20/22 Një vajzë mban një mbishkrim “Jo luftës” në Slloveni.
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në botë për të mbështetur Ukrainën, e cila ka hyrë në ditën e katërt të luftës së shkaktuar nga sulmet e Rusisë.
Një protestues mban një fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin, e cila i ngjan diktatorit nazist, Adolf Hitler. Romë, Itali.<br />
&nbsp;
21/22 Një protestues mban një fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin, e cila i ngjan diktatorit nazist, Adolf Hitler. Romë, Itali.
 
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në botë për të mbështetur Ukrainën, e cila ka hyrë në ditën e katërt të luftës së shkaktuar nga sulmet e Rusisë.
Protesta në Buones Aires. Në protestë shihet mbishkrimi: Lavdi Ukrainës.
22/22 Protesta në Buones Aires. Në protestë shihet mbishkrimi: Lavdi Ukrainës.
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në botë për të mbështetur Ukrainën, e cila ka hyrë në ditën e katërt të luftës së shkaktuar nga sulmet e Rusisë.
Previous slide
Next slide

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë që të vendosë forcat parandaluese të Rusisë – referencë për njësitet që përfshijnë krahun bërthamor – në gatishmëri të lartë, duke cituar ato që i ka konsideruar deklarata agresive të liderëve të NATO-s, dhe sanksionet ekonomike kundër Moskës, transmeton Reuters.

“Siç mund ta shihni, jo vetëm shtetet e Perëndimit marrin masa jomiqësore kundër shtetit tonë në dimensionin ekonomik – dua të them sanksionet ilegale që të gjithë i dinë – por edhe zyrtarët e lartë të NATO-s ia lejojnë vetes të bëjnë deklarata agresive sa i përket shtetit tonë”, ka thënë Putin për televizionin shtetëror.

Liderët e Bashkimit Evropian, Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, janë pajtuar për të bllokuar disa banka ruse në sistemin bankar, SWIFT, si dhe që të vendosin “masa kufizuese” kundër Bankës Qendrore të Rusisë për sulmin në Ukrainë.

Në një deklaratë të përbashkët më 26 shkurt, liderët kanë thënë se masat – të cilat do të kufizojnë rezervat ndërkombëtare të Bankës Qendrore ruse dhe do ta pengojnë atë në mbështetjen e rublës – do të zbatohen në ditët në vijim.

Ekspertët kanë thënë se bllokimi i qasjes në sistemin SWIFT, do të rrisë intensitetin e sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

XS
SM
MD
LG