Ndërlidhjet

Ushtria e Mianmarit: Aung San Suu Kyi po trajtohet mirë


Ushtria e Mianmarit (Burmas) i ka thënë transmetuesit britanik, BBC, se autoritetet nuk janë duke keqtrajtuar lideren e rrëzuar nga pushteti, Aung San Suu Kyi.

Ish-liderja 76-vjeçare, nuk është parë në publik prej puçit ushtarak të muajit shkurt, përmes së cilit është larguar nga zyra.

“Ne e lejojmë atë që të jetojë me njerëzit e vet, ndonëse është nën arrest shtëpiak. Ne e bëjmë më të mirën për të, çfarë do ajo dhe si dëshiron të ushqehet”, ka thënë zëdhënësi ushtarak, Gjenerali, Zaw Min Tun.

Suu Kyi është akuzuar për zbulim të sekreteve zyrtare të periudhës koloniale.

Ajo përballet me akuza për korrupsion dhe posedim të radio-lidhjeve.

Mediat shtetërore kanë thënë të martën se ajo përballet edhe me një akuzë shtesë: mashtrime zgjedhore, të lidhura me zgjedhjet e vitit 2020, kur partia e saj ka fituar shumicën.

Ajo është paraqitur në gjykatë, por pak është parë apo dëgjuar nga ana e saj.

Muajin e kaluar, Qeveria e Mianmarit, ka thënë se do të lirojë më shumë se 5,000 të burgosur që kanë protestuar kundër puçit.

Të paktën 7,291 persona janë arrestuar, akuzuar apo dënuar pas puçit, sipas Asociacionit për të Burgosurit Politikë.

XS
SM
MD
LG