Ndërlidhjet

Të dëshpëruar që nuk u vaksinuan


Të moshuarit nuk vaksinohen
Ju lutem të prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:18 0:00

Të moshuarit nuk vaksinohen

Shumë qytetarë të moshuar kanë shpresuar se do të vaksinohen kundër koronavirusit të martën, më 30 mars, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Por, ata u detyruan të kthehen mbrapsht.

Në mesin e tyre ishin edhe Zorka Shala, 68 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Sahiti, 72 vjeç.

“Mezi kemi pritur. Një vit unë kam qëndruar në stres, gjithë pa dalë. Erdhëm ta marrim vaksinën, ndoshta e kemi kuptuar keq që erdhëm. Na e dhanë një letër dhe na thanë që të shkojmë sepse ata do të na thërrasin. Jam e dëshpëruar me organizmin sepse është dashur të thonë në televizion, që mos të enden pleqtë”, thotë ajo.

Kosova më 28 mars ka pranuar 24.000 doza të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë, AstraZeneca. Këto dërgesa janë siguruar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon furnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim.

Kosova merr 24.000 vaksinat e para
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:01:22 0:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i pari që u vaksinua të hënën, kurse të martën vaksinimi ka vazhduar për punëtorët shëndetësorë.

Përmes një letre, qytetarët që kanë shkuar për të marrë vaksinën në Sallën “1 Tetori”, janë njoftuar se personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike do të kontaktohen nga njësitë e vaksinimit në çdo komunë për t’u vaksinuar, sipas listave të siguruara nga institucionet e vendit.

Derisa, për t'u siguruar përfshirja e plotë e tyre në lista është thënë se do të jetë në dispozicion të qytetarëve edhe platforma elektronike, ku kërkohet nga qytetarët të regjistrohen në ueb faqen eKosova.

Por, regjistrimi elektronik e dëshpëroi Zorka Shalën.

“Ndoshta nuk dimë ta caktojmë (regjistrohemi) në këtë e-mail adresë, jemi plakur, nuk dimë ta përdorim kompjuterin...”, thotë ajo.

Shumë të moshuar të tjerë si Zorka dhe Sahiti janë kthyer pa u vaksinuar kundër COVID-19.

Fillon vaksinimi në Kosovë
Ju lutem të prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:52 0:00

Ismajl Ajvazi, 72 vjeç, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka sëmundje kronike dhe ai ishte njoftuar se do të kishte përparësi në vaksinim dhe se vaksinën do ta merrte të martën.

“Sipas informimit të mbrëmshëm sot është ndryshe. Na thanë se duhet të aplikojmë dhe pastaj na thërrasin. Pasi u bë ky ndryshim nuk do të vjen në shprehje vaksinimi, tash po kthehemi në shtëpi”, thotë ai.

Ky është njoftimi që u është dhënë nga autoriteteve qytetarëve që të martën iu drejtuan sallës "1 Tetori" për t'u vaksinuar kundër koronavirusit.
Ky është njoftimi që u është dhënë nga autoriteteve qytetarëve që të martën iu drejtuan sallës "1 Tetori" për t'u vaksinuar kundër koronavirusit.

Institucionet kompetente shëndetësore në Kosovë, në muajin shkurt kanë hartuar Planin shtetëror të vaksinimit kundër COVID -19.

Në bazë të këtij plani, faza e parë përfshin vaksinimin e grupeve me rrezik të lartë që përbëhet nga punëtorët shëndetësorë, banorët dhe punëtorët shëndetësorë të shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grupmoshat 80+ dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike.

Numri i përgjithshëm i këtij grupi llogaritet të jetë 54.000 persona apo 3 për qind e popullsisë së përgjithshme të Kosovës.

Vaksinimi vetëm për stafin shëndetësor

Të martën, më 30 mars, në Kosovë ka filluar vaksinimi i punëtorëve të Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, derisa në sallën “1 Tetori” në Prishtinë po vazhdon vaksinimi kundër COVID-19 i punëtorëve shëndetësorë të kujdesit primar.

Mejdi Sokoli, kryeinfermier në Klinikën Infektive i cili u vaksinua të martën, tha për Radion Evropa e Lirë se ndihet më i sigurt, pasi siç tha ai, është i bindur se vaksinimi krijon imunitet më të gjatë.

“Pas marrjes së vaksinën besoj se do të kemi një siguri pak më të madhe edhe gjatë punës në Klinikë edhe gjatë qëndrimit tonë në shtëpi me familjarët”, tha ai.

Vaksinimi kundër koronavirusit i punëtorëve të Klinikës Infektive të QKUK-së. Prishtinë, 30 mars, 2021.
Vaksinimi kundër koronavirusit i punëtorëve të Klinikës Infektive të QKUK-së. Prishtinë, 30 mars, 2021.

Në anën tjetër, shefja për imunizim në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), Edita Goranci-Haxhiu, u tha gazetarëve se që nga dita e enjte (1 prill), vaksinimi kundër COVID-19 do të fillojë edhe në komuna tjera të vendit.

“Sipas planit shtetëror të imunizimit janë planifikuar tri faza të vaksinimit, deri 70% e popullatës parashihet të vaksinohet deri në fund të vitit, varësisht prej dërgesave të vaksinave që do t'i sigurojmë”, tha Goranci-Haxhiu.

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, njoftoi të martën se Kosova do të furnizohet me 76.800 doza shtesë të vaksinës kundër COVID-19 gjatë muajit maj.

Në total, Kosova do të marrë falas nga COVAX-i 100.800 doza të vaksinës së AstraZenecas, ndërkaq autoritetet kanë thënë se janë në bisedime që të sigurojë edhe vaksina të tjera.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG