Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka mbrojtur vendimin e tij për tërheqje nga Afganistani duke thënë se “misioni asnjëherë nuk ka pasur për qëllim shtet-ndërtimin”.
"Jam shumë i trishtuar me faktet me të cilat përballemi tani, por nuk më vjen keq për vendimin tim për t'i dhënë fund luftës në Afganistan", tha Biden në një fjalim drejtuar kombit më 16 gusht.
"Amerikanët nuk mund dhe nuk duhet të vdesin dhe të luftojnë në një luftë që afganët nuk janë të gatshëm të luftojnë për veten e tyre", tha presidenti Biden. Ai shtoi se interesi kombëtar i Shteteve të Bashkuara në Afganistan ishte gjithmonë kryesisht në parandalimin e sulmeve terroriste.
Presidenti amerikan tha se qeveria afgane nuk arriti të dëgjojë këshillën e tij dhe të negociojë një zgjidhje politike me talibanët, duke shtuar se kolapsi i qeverisë afgane ndodhi shumë më shpejt sesa që kishte pritur administrata e tij.
Kaosi në aeroportin e Kabulit
1/19Qindra afganë të dëshpëruar vrapojnë në pistën e aeroportit derisa një aeroplan i Forcave Ajrore të SHBA-së po përgatitet të ngrihet nga Aeroporti "Hamid Karzai" më 16 gusht. Pamjet treguan disa persona duke u kapur pas avionit dhe më pas duke rënë.
Skena kaotike janë parë të hënën (16 gusht) në aeroportin e Kabulit derisa mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit.
Shfaq më shumëShfaq më pak
2/19Gratë me fëmijët e tyre përpiqen të futen brenda Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul, Afganistan, më 16 gusht.
Skena kaotike janë parë të hënën (16 gusht) në aeroportin e Kabulit derisa mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit.
Shfaq më shumëShfaq më pak
3/19Mijëra njerëz synonin të largoheshin nga vendi.
Skena kaotike janë parë të hënën (16 gusht) në aeroportin e Kabulit derisa mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit.
Shfaq më shumëShfaq më pak
4/19Një luftëtar taliban jashtë Aeroportit Ndërkombëtar "Hamid Karzai".
Skena kaotike janë parë të hënën (16 gusht) në aeroportin e Kabulit derisa mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit.
Shfaq më shumëShfaq më pak
5/19Një pjesëtar taliban shikon skenat kaotike në aeroportin e Kabulit.
Skena kaotike janë parë të hënën (16 gusht) në aeroportin e Kabulit derisa mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit.
Shfaq më shumëShfaq më pak
6/19Një person ndihmon një vajzë mbi murin e aeroportit.
Skena kaotike janë parë të hënën (16 gusht) në aeroportin e Kabulit derisa mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit.
Shfaq më shumëShfaq më pak
7/19Aeroporti u vërshua nga njerëzit pasi u përhapën thashetheme se vendet e huaja po evakuonin njerëzit edhe pa viza pas marrjes së Kabulit nga talibanët.
Skena kaotike janë parë të hënën (16 gusht) në aeroportin e Kabulit derisa mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit.
Shfaq më shumëShfaq më pak
8/19Njerëz ngjiten në murin e aeroportit.
Skena kaotike janë parë të hënën (16 gusht) në aeroportin e Kabulit derisa mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit.
Shfaq më shumëShfaq më pak
9/19Afganët përpiqen të hipin në një aeroplan në aeroportin e Kabulit.
Skena kaotike janë parë të hënën (16 gusht) në aeroportin e Kabulit derisa mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit.
Shfaq më shumëShfaq më pak
10/19Disa u ngjiten mbi një aeroplan.
Skena kaotike janë parë të hënën (16 gusht) në aeroportin e Kabulit derisa mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit.
Shfaq më shumëShfaq më pak
11/19Qindra të tjerë mblidheshin në aeroport.
Skena kaotike janë parë të hënën (16 gusht) në aeroportin e Kabulit derisa mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit.
Shfaq më shumëShfaq më pak
12/19Luftëtarët talibanë morën kontrollin e pallatit presidencial të Afganistanit më 15 gusht pasi presidenti, Ashraf Ghani, u largua nga vendi.
Skena kaotike janë parë të hënën (16 gusht) në aeroportin e Kabulit derisa mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit.
Shfaq më shumëShfaq më pak
13/19Njerëzit e grumbulluar në aeroport.
Skena kaotike janë parë të hënën (16 gusht) në aeroportin e Kabulit derisa mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit.
Shfaq më shumëShfaq më pak
14/19Ushtarët amerikanë marrin pozicione në aeroportin e Kabulit më 16 gusht.
Skena kaotike janë parë të hënën (16 gusht) në aeroportin e Kabulit derisa mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit.
Shfaq më shumëShfaq më pak
15/19Turmat afgane mblidhet në aeroport derisa ushtarët amerikanë bëjnë roje.
Skena kaotike janë parë të hënën (16 gusht) në aeroportin e Kabulit derisa mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit.
Shfaq më shumëShfaq më pak
16/19Një ushtar amerikan i drejton armën një afgani.
Skena kaotike janë parë të hënën (16 gusht) në aeroportin e Kabulit derisa mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit.
Shfaq më shumëShfaq më pak
17/19Një burrë i plagosur mbahet në shpinën e një personi tjetër.
Skena kaotike janë parë të hënën (16 gusht) në aeroportin e Kabulit derisa mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit.
Shfaq më shumëShfaq më pak
18/19Pasagjerët afganë ulen brenda një aeroplani derisa presin të largohen nga Kabuli.
Skena kaotike janë parë të hënën (16 gusht) në aeroportin e Kabulit derisa mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit.
Shfaq më shumëShfaq më pak
19/19Derisa një aeroplan nis fluturimin, ushtarët amerikanë qëndrojnë roje.
Skena kaotike janë parë të hënën (16 gusht) në aeroportin e Kabulit derisa mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit.
Shfaq më shumëShfaq më pak
Previous slide
Next slide
Kjo është paraqitja e parë e presidentit amerikan, Joe Biden që kur talibanët morën kontrollin e kryeqytetit të Afganistanit, Kabul.
Talibanët kanë deklaruar se Afganistani është në kontrollin e plotë të tyre, pasi ata morën pallatin presidencial më 15 gusht, vetëm pak orë pasi presidenti Ashraf Ghani iku nga vendi. Militantët islamikë nuk hasën në rezistencë derisa rimorën kontrollin, dy dekada pasi u rrëzuan nga forcat e huaja, të udhëhequra nga SHBA-ja. Në aeroportin e Kabulit të hënën kanë shpërthyer skena kaotike, pasi qindra njerëz përpiqeshin të iknin nga vendi.
Presidenti amerikan tha se operacionet për evakuimin e personelit amerikan dhe punëtorëve afganë që kanë punuar me forcat amerikane janë duke vazhduar.
Biden tha se talibanëve iu është bërë e qartë që "nëse ata sulmojnë personelin tonë ose ndërpresin operacionin tonë përgjigja e SHBA-së do të jetë e shpejtë dhe e fuqishme".
"Nëse është e nevojshme do t'i mbrojmë njerëzit me forcë shkatërruese", tha Biden.
Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.
Talibanët kanë qenë duke strehuar atëbotë Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet terroriste të 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se tërheqja amerikane tani është e arsyeshme, pasi forcat amerikane janë siguruar që Afganistani nuk do të bëhet më bazë për xhihadistë të huaj që të kryejnë komplote kundër Perëndimit.