Ndërlidhjet

Australia përballet me vërshime

Vërshimet në Sidnej, korrik 2022.
Vërshimet në Sidnej, korrik 2022.

Afër 50,000 personave u është bërë thirrje që të evakuohen nga shtëpitë e tyre, teksa vërshimet kanë goditur qytetin më të madh australian, Sidnej, për të tretën herë me radhë gjatë këtij viti.

Disa pjesë të Sidnejit janë përballur me reshje të mëdha të shiut në katër ditët e fundit.

Rrugët janë bllokuar dhe disa shtëpi janë përmbytur, teksa mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike.

Vërshimet në mbarë Australinë – që janë nxitur nga fenomeni i motit i njohur si La Niña – kanë vrarë mbi 20 persona gjatë këtij viti.

Pamje nga vërshimet në Australi

Një veturë e përmbytur nga shirat, Uindsor, Sidnej, më 5 korrik 2022. 
1/9 Një veturë e përmbytur nga shirat, Uindsor, Sidnej, më 5 korrik 2022. 
Banorëve në rrethin e Sidnejit u është bërë thirrje që të evakuohen nga shtëpitë e tyre, shkaku i vërshimeve nga reshjet e dendura të shiut. Rrugët janë bllokuar dhe disa shtëpi janë përmbytur, teksa mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shtëpitë dhe rrugët janë vërshuar nga uji pas daljes nga shtrati të lumit Hawkesbury në Uindsor, Australi, 4 korrik 2022.
2/9 Shtëpitë dhe rrugët janë vërshuar nga uji pas daljes nga shtrati të lumit Hawkesbury në Uindsor, Australi, 4 korrik 2022.
Banorëve në rrethin e Sidnejit u është bërë thirrje që të evakuohen nga shtëpitë e tyre, shkaku i vërshimeve nga reshjet e dendura të shiut. Rrugët janë bllokuar dhe disa shtëpi janë përmbytur, teksa mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një grua duke ecur nëpër ujë nga përmbytjet para një hyrjes së një banese në Sidnei, Australi, 5 korrik 2022.
3/9 Një grua duke ecur nëpër ujë nga përmbytjet para një hyrjes së një banese në Sidnei, Australi, 5 korrik 2022.
Banorëve në rrethin e Sidnejit u është bërë thirrje që të evakuohen nga shtëpitë e tyre, shkaku i vërshimeve nga reshjet e dendura të shiut. Rrugët janë bllokuar dhe disa shtëpi janë përmbytur, teksa mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ekipet e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave (SES) në periferi të Uindsorit, Sidnei, Australi, 5 korrik 2022.
4/9 Ekipet e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave (SES) në periferi të Uindsorit, Sidnei, Australi, 5 korrik 2022.
Banorëve në rrethin e Sidnejit u është bërë thirrje që të evakuohen nga shtëpitë e tyre, shkaku i vërshimeve nga reshjet e dendura të shiut. Rrugët janë bllokuar dhe disa shtëpi janë përmbytur, teksa mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një banore përpiqet t'i shpëtojë gjërat nga uji që përmbyti shtëpinë e saj, Sidnei, Australi, 5 korrik 2022. 
5/9 Një banore përpiqet t'i shpëtojë gjërat nga uji që përmbyti shtëpinë e saj, Sidnei, Australi, 5 korrik 2022. 
Banorëve në rrethin e Sidnejit u është bërë thirrje që të evakuohen nga shtëpitë e tyre, shkaku i vërshimeve nga reshjet e dendura të shiut. Rrugët janë bllokuar dhe disa shtëpi janë përmbytur, teksa mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Banorët shikojnë përmbytjen e një rruge banimi pas shirave të dendur në Sidnei, Australi, 5 korrik 2022.
6/9 Banorët shikojnë përmbytjen e një rruge banimi pas shirave të dendur në Sidnei, Australi, 5 korrik 2022.
Banorëve në rrethin e Sidnejit u është bërë thirrje që të evakuohen nga shtëpitë e tyre, shkaku i vërshimeve nga reshjet e dendura të shiut. Rrugët janë bllokuar dhe disa shtëpi janë përmbytur, teksa mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ura në Uindsor e përmbytur pas shirave të dendur në Australi, 5 korrik 2022.
7/9 Ura në Uindsor e përmbytur pas shirave të dendur në Australi, 5 korrik 2022.
Banorëve në rrethin e Sidnejit u është bërë thirrje që të evakuohen nga shtëpitë e tyre, shkaku i vërshimeve nga reshjet e dendura të shiut. Rrugët janë bllokuar dhe disa shtëpi janë përmbytur, teksa mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Përmbytja e urës në Uindsor...
8/9 Përmbytja e urës në Uindsor...
Banorëve në rrethin e Sidnejit u është bërë thirrje që të evakuohen nga shtëpitë e tyre, shkaku i vërshimeve nga reshjet e dendura të shiut. Rrugët janë bllokuar dhe disa shtëpi janë përmbytur, teksa mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shtëpi e përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në Sidnej, Australi, 5 korrik 2022.  
9/9 Shtëpi e përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në Sidnej, Australi, 5 korrik 2022.  
Banorëve në rrethin e Sidnejit u është bërë thirrje që të evakuohen nga shtëpitë e tyre, shkaku i vërshimeve nga reshjet e dendura të shiut. Rrugët janë bllokuar dhe disa shtëpi janë përmbytur, teksa mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Mbi 100 evakuime janë urdhëruar në mbarë Sidnejin për shkak të emergjencës aktuale me vërshime.

Edhe qytetarët në 50 zona të tjera janë paralajmëruar që të përgatiten që të evakuohen, për shkak se disa lumenj të mëdhenj janë vërshuar.

Reshje të shiut pritet të ketë edhe të martën në Sidnej, por po ashtu është parashikuar që të ketë erëra të fuqishme, që rrisin rrezikun e rrëzimit të drunjve dhe shtyllave elektrike.

“Emergjenca ende nuk kanë kaluar”, tha ministrja e Emergjencave, Stephanie Cook.

Ekspertët thonë se vërshimet janë përkeqësuar për shkak të ndryshimeve klimatike dhe nga fenomeni i motit La Niña. La Niña shkakton erëra të fuqishme në zonat e Paqësorit deri në Indonezi.

XS
SM
MD
LG