Ndërlidhjet

Grupet e ndihmës paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve në Libi

Qyteti Derna në Libi pas vërshimeve vdekjeprurëse.

Grupet e ndihmës kanë paralajmëruar për rrezikun në rritje të përhapjes së sëmundjeve, që mund të ndërlikojë edhe më shumë krizën humanitare në Libi. Në këtë shtet janë pakësuar shpresat të shtunën për gjetjen e më shumë të mbijetuarve pas vërshimeve vdekjeprurëse.

Vërshimet e javës së kaluar goditën qytetin-port të Dernas pasi dy diga shpërthyen si pasojë e presionit të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm dhe nga një stuhi e fuqishme.

Autoritetet kanë dhënë shifra të ndryshme sa i përket viktimave, përderisa zyrtarët në lindje të këtij shteti të ndarë kanë thënë se të paktën 3.840 persona kanë vdekur.

Organizatat e ndihmës sikurse Ndihma Islame dhe Mjekët pa Kufi kanë paralajmëruar se tani ekziston rreziku i përhapjes së sëmundjeve, por edhe i vështirësive që ndihma humanitare të arrijë te ata që kanë më së shumti nevojë.

Ndihma Islame paralajmëroi për “një krizë të dytë humanitare” pas vërshimeve, duke theksuar se “ka rrezik në rritje të shfaqjes së sëmundjeve nga uji i kontaminuar, por edhe për mungesë të ushqimit, strehimit dhe ilaçeve”.

“Mijëra njerëz nuk kanë ku të flenë dhe nuk kanë ushqim”, tha Salah Aboulgasem nga kjo organizatë. “Në kushte të tilla, sëmundjet mund të përhapen shpejt pasi sistemi i ujit është i kontaminuar. Qytetit i vjen era vdekje. Pothuajse të gjithë kanë humbur dikë që e njohin”, shtoi ai.

Ndërkaq, Mjekët pa Kufi njoftuan se do të dërgojnë ekipe në lindje të Libisë për të vlerësuar se si është situata me ujin dhe situata sanitare.

“Me këso lloj ngjarjes, ne vërtetë shqetësohemi me sëmundjet që lidhen me ujin”, tha Manoelle Carton, koordinator mjekësor i organizatës në Derna, që i përshkroi përpjekjet për koordinim të ndihmës si “kaotike”.

Por, Kryqi i Kuq dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë thënë se trupat e pajetë të fatkeqësive natyrore rrallë paraqesin rrezik shëndetësor.

Një zëdhënës i Ushtrisë Kombëtare të Libisë ka thënë se nga vërshimet janë prekur “mbi 1.2 milion persona”.

Përmbytje shkatërruese në Libi

Pamje e një zone të përmbytur pasi stuhia e fuqishme, Daniel, dhe reshjet e dendura të shiut goditën Libinë, 11 shtator 2023.
1/12 Pamje e një zone të përmbytur pasi stuhia e fuqishme, Daniel, dhe reshjet e dendura të shiut goditën Libinë, 11 shtator 2023.
Mijëra persona besohet se kanë vdekur si pasojë e stuhisë së fuqishme, Daniel, që shkaktoi përmbytje shkatërruese në Libi. Të paktën 700 trupa të pajetë janë zbuluar deri më tani, tha Ministria e Shëndetësisë për Libinë lindore. Autoritetet shëndetësore në Derna thanë se numri i viktimave ka arritur në 2.300, ndërsa mijëra njerëz tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një pemë e rrëzuar mes një rruge që çon drejt qytetit Shahhat, Libi, 11 shtator 2023.
2/12 Një pemë e rrëzuar mes një rruge që çon drejt qytetit Shahhat, Libi, 11 shtator 2023.
Mijëra persona besohet se kanë vdekur si pasojë e stuhisë së fuqishme, Daniel, që shkaktoi përmbytje shkatërruese në Libi. Të paktën 700 trupa të pajetë janë zbuluar deri më tani, tha Ministria e Shëndetësisë për Libinë lindore. Autoritetet shëndetësore në Derna thanë se numri i viktimave ka arritur në 2.300, ndërsa mijëra njerëz tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Njerëzit qëndrojnë në një rrugë të dëmtuar nga shiu dhe stuhia që përmbytën qytetin Shahhat, Libi.
3/12 Njerëzit qëndrojnë në një rrugë të dëmtuar nga shiu dhe stuhia që përmbytën qytetin Shahhat, Libi.
Mijëra persona besohet se kanë vdekur si pasojë e stuhisë së fuqishme, Daniel, që shkaktoi përmbytje shkatërruese në Libi. Të paktën 700 trupa të pajetë janë zbuluar deri më tani, tha Ministria e Shëndetësisë për Libinë lindore. Autoritetet shëndetësore në Derna thanë se numri i viktimave ka arritur në 2.300, ndërsa mijëra njerëz tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Pamje e qytetit Al-Mukhaili i përmbytur nga uji.
4/12 Pamje e qytetit Al-Mukhaili i përmbytur nga uji.
Mijëra persona besohet se kanë vdekur si pasojë e stuhisë së fuqishme, Daniel, që shkaktoi përmbytje shkatërruese në Libi. Të paktën 700 trupa të pajetë janë zbuluar deri më tani, tha Ministria e Shëndetësisë për Libinë lindore. Autoritetet shëndetësore në Derna thanë se numri i viktimave ka arritur në 2.300, ndërsa mijëra njerëz tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Stuhia e fuqishme e shoqëruar me reshje të dendura shiu shkuli pemët dhe dëmtoi rrugët.  
5/12 Stuhia e fuqishme e shoqëruar me reshje të dendura shiu shkuli pemët dhe dëmtoi rrugët.  
Mijëra persona besohet se kanë vdekur si pasojë e stuhisë së fuqishme, Daniel, që shkaktoi përmbytje shkatërruese në Libi. Të paktën 700 trupa të pajetë janë zbuluar deri më tani, tha Ministria e Shëndetësisë për Libinë lindore. Autoritetet shëndetësore në Derna thanë se numri i viktimave ka arritur në 2.300, ndërsa mijëra njerëz tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Automjete të shkatërruara dhe ndërtesa të dëmtuara në qytetin lindor Derna, rreth 290 kilometra në lindje të Bengazit, Libi.&nbsp;&nbsp;<br />
<br />
Kryqi i Kuq i Libisë ka thënë se të paktën 150 shtëpi janë shkatërruar.
6/12 Automjete të shkatërruara dhe ndërtesa të dëmtuara në qytetin lindor Derna, rreth 290 kilometra në lindje të Bengazit, Libi.  

Kryqi i Kuq i Libisë ka thënë se të paktën 150 shtëpi janë shkatërruar.
Mijëra persona besohet se kanë vdekur si pasojë e stuhisë së fuqishme, Daniel, që shkaktoi përmbytje shkatërruese në Libi. Të paktën 700 trupa të pajetë janë zbuluar deri më tani, tha Ministria e Shëndetësisë për Libinë lindore. Autoritetet shëndetësore në Derna thanë se numri i viktimave ka arritur në 2.300, ndërsa mijëra njerëz tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një tjetër rrugë në Libi e dëmtuar nga shiu.
7/12 Një tjetër rrugë në Libi e dëmtuar nga shiu.
Mijëra persona besohet se kanë vdekur si pasojë e stuhisë së fuqishme, Daniel, që shkaktoi përmbytje shkatërruese në Libi. Të paktën 700 trupa të pajetë janë zbuluar deri më tani, tha Ministria e Shëndetësisë për Libinë lindore. Autoritetet shëndetësore në Derna thanë se numri i viktimave ka arritur në 2.300, ndërsa mijëra njerëz tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Vetura të parkuara pranë një rruge të dëmtuar në qytetin Shahhat.&nbsp;&nbsp;<br />
<br />
&nbsp;
8/12 Vetura të parkuara pranë një rruge të dëmtuar në qytetin Shahhat.  

Mijëra persona besohet se kanë vdekur si pasojë e stuhisë së fuqishme, Daniel, që shkaktoi përmbytje shkatërruese në Libi. Të paktën 700 trupa të pajetë janë zbuluar deri më tani, tha Ministria e Shëndetësisë për Libinë lindore. Autoritetet shëndetësore në Derna thanë se numri i viktimave ka arritur në 2.300, ndërsa mijëra njerëz tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Stuhia Daniel ka zbarkuar në Libi të dielën, duke i detyruar autoritetet që të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.
9/12 Stuhia Daniel ka zbarkuar në Libi të dielën, duke i detyruar autoritetet që të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.
Mijëra persona besohet se kanë vdekur si pasojë e stuhisë së fuqishme, Daniel, që shkaktoi përmbytje shkatërruese në Libi. Të paktën 700 trupa të pajetë janë zbuluar deri më tani, tha Ministria e Shëndetësisë për Libinë lindore. Autoritetet shëndetësore në Derna thanë se numri i viktimave ka arritur në 2.300, ndërsa mijëra njerëz tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Numri i të vdekurve mund të shkojë në 2.000, ndërsa mijëra njerëz të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.
10/12 Numri i të vdekurve mund të shkojë në 2.000, ndërsa mijëra njerëz të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.
Mijëra persona besohet se kanë vdekur si pasojë e stuhisë së fuqishme, Daniel, që shkaktoi përmbytje shkatërruese në Libi. Të paktën 700 trupa të pajetë janë zbuluar deri më tani, tha Ministria e Shëndetësisë për Libinë lindore. Autoritetet shëndetësore në Derna thanë se numri i viktimave ka arritur në 2.300, ndërsa mijëra njerëz tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një rrugë e dëmtuar pasi stuhia dhe reshjet e dendura të shiut goditën Qandulan në Libi.
11/12 Një rrugë e dëmtuar pasi stuhia dhe reshjet e dendura të shiut goditën Qandulan në Libi.
Mijëra persona besohet se kanë vdekur si pasojë e stuhisë së fuqishme, Daniel, që shkaktoi përmbytje shkatërruese në Libi. Të paktën 700 trupa të pajetë janë zbuluar deri më tani, tha Ministria e Shëndetësisë për Libinë lindore. Autoritetet shëndetësore në Derna thanë se numri i viktimave ka arritur në 2.300, ndërsa mijëra njerëz tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Vetura të dëmtuara në rrugë.&nbsp;
12/12 Vetura të dëmtuara në rrugë. 
Mijëra persona besohet se kanë vdekur si pasojë e stuhisë së fuqishme, Daniel, që shkaktoi përmbytje shkatërruese në Libi. Të paktën 700 trupa të pajetë janë zbuluar deri më tani, tha Ministria e Shëndetësisë për Libinë lindore. Autoritetet shëndetësore në Derna thanë se numri i viktimave ka arritur në 2.300, ndërsa mijëra njerëz tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Kombet e Bashkuara kanë lëshuar apelin për dërgimin e më shumë se 71 milionë dollarëve në Libi pasi qindra mijëra persona kanë nevojë për ndihmë.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim ka thënë se mbi 38.640 persona kanë mbetur të pastrehë në lindje të Libisë dhe 30.000 vetëm në Derna.

XS
SM
MD
LG