Ndërlidhjet

Vërshime në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë, si pasojë e reshjeve

Vërshimet në Bosanska Krupa, Bosnje-Hercegovinë.
Vërshimet në Bosanska Krupa, Bosnje-Hercegovinë.

Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia janë përballur ditëve të fundit me vërshime, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Lumenjtë Una dhe Krushnica, kanë dalë prej shtretërve të tyre.

Në Bosnjë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, në komunat Novi Grad, Kostajnica, Bosanska Krupa dhe Bihaq.

Në Komunën e Novi Gradit nuk do të mbahet procesi mësimor, ashtu sikurse në Obrovac të Kroacisë.

Përmbytje në Kroaci e Bosnje

Një burrë duke ecur nëpër ujërat që kanë përmbytur Obrovacin, Kroaci, të martën, 16 maj 2023. Reshjet e dendura të shiut në ditët e fundit kanë bërë që disa lumenj të dalin nga shtretërit, duke përmbytur shtëpi, rrugë dhe ndërtesa publike në disa qytete.
1/18 Një burrë duke ecur nëpër ujërat që kanë përmbytur Obrovacin, Kroaci, të martën, 16 maj 2023. Reshjet e dendura të shiut në ditët e fundit kanë bërë që disa lumenj të dalin nga shtretërit, duke përmbytur shtëpi, rrugë dhe ndërtesa publike në disa qytete.
Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina janë përballur ditëve të fundit me vërshime, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. 
Anëtarët e mbrojtjes civile duke e larguar ujin me pompa në rrugët e përmbytura pasi lumi Zrmanja doli nga shtrati në Obrovac, Kroaci, të martën, 16 maj 2023.
2/18 Anëtarët e mbrojtjes civile duke e larguar ujin me pompa në rrugët e përmbytura pasi lumi Zrmanja doli nga shtrati në Obrovac, Kroaci, të martën, 16 maj 2023.
Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina janë përballur ditëve të fundit me vërshime, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. 
Pamje e një zyre të përmbytur në Obrovac, Kroaci.
3/18 Pamje e një zyre të përmbytur në Obrovac, Kroaci.
Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina janë përballur ditëve të fundit me vërshime, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. 
Një burrë që qëndron në oborrin e tij të përmbytur është fotografuar në Obrovac, Kroaci.
4/18 Një burrë që qëndron në oborrin e tij të përmbytur është fotografuar në Obrovac, Kroaci.
Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina janë përballur ditëve të fundit me vërshime, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. 
Një shesh i përmbytur në Obrovac, Kroaci, të martën, 16 maj 2023.
5/18 Një shesh i përmbytur në Obrovac, Kroaci, të martën, 16 maj 2023.
Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina janë përballur ditëve të fundit me vërshime, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. 
Një anëtar i mbrojtjes civile duke ecur nëpër ujëra nga përmbytjet në Obrovac, Kroaci.
6/18 Një anëtar i mbrojtjes civile duke ecur nëpër ujëra nga përmbytjet në Obrovac, Kroaci.
Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina janë përballur ditëve të fundit me vërshime, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. 
Përmbytje ka pasur edhe në Bosnje e Hercegovinë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
7/18 Përmbytje ka pasur edhe në Bosnje e Hercegovinë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina janë përballur ditëve të fundit me vërshime, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. 
Gjendje emergjente nga përmbytjet është shpallur në komunat Novi Grad dhe Kostajnicë, në pjesën perëndimore të Bosnjë e Hercegovinës.
8/18 Gjendje emergjente nga përmbytjet është shpallur në komunat Novi Grad dhe Kostajnicë, në pjesën perëndimore të Bosnjë e Hercegovinës.
Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina janë përballur ditëve të fundit me vërshime, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. 
Përmbytjet në Bosanska Krupa, 17 maj 2023.
9/18 Përmbytjet në Bosanska Krupa, 17 maj 2023.
Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina janë përballur ditëve të fundit me vërshime, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. 
Një urë e përmbytur në Bosanska Krupa të Bosnjë e Hercegovinës.<br />
&nbsp;
10/18 Një urë e përmbytur në Bosanska Krupa të Bosnjë e Hercegovinës.
 
Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina janë përballur ditëve të fundit me vërshime, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. 
Vërshimet në oborret e shtëpive në Bosanska Krupa.
11/18 Vërshimet në oborret e shtëpive në Bosanska Krupa.
Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina janë përballur ditëve të fundit me vërshime, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. 
Dalja nga shtrati e lumit Una ka shkaktuar përmbytje masive në Bosanska Krupa në perëndim të Bosnjë e Hercegovinës.<br />
&nbsp;
12/18 Dalja nga shtrati e lumit Una ka shkaktuar përmbytje masive në Bosanska Krupa në perëndim të Bosnjë e Hercegovinës.
 
Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina janë përballur ditëve të fundit me vërshime, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. 
Një tjetër pamje e përmbytjeve në perëndim të Bosnjë e Hercegovinës.
13/18 Një tjetër pamje e përmbytjeve në perëndim të Bosnjë e Hercegovinës.
Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina janë përballur ditëve të fundit me vërshime, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. 
Përmbytjet në Kostajnicë, Bosnjë e Hercegovinë.
14/18 Përmbytjet në Kostajnicë, Bosnjë e Hercegovinë.
Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina janë përballur ditëve të fundit me vërshime, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. 
Pamje nga përmbytjet në Novi Grad të Bosnjës.
15/18 Pamje nga përmbytjet në Novi Grad të Bosnjës.
Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina janë përballur ditëve të fundit me vërshime, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. 
Rrugë e përmbytur në Kostajnicë.
16/18 Rrugë e përmbytur në Kostajnicë.
Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina janë përballur ditëve të fundit me vërshime, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. 
Është raportuar për ndërprerje të qarkullimit në disa rrugë lokale në Bosnjë e Hercegovinë.
17/18 Është raportuar për ndërprerje të qarkullimit në disa rrugë lokale në Bosnjë e Hercegovinë.
Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina janë përballur ditëve të fundit me vërshime, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. 
Një pamje nga lart e vërshimeve në Bosanska Krupa.
18/18 Një pamje nga lart e vërshimeve në Bosanska Krupa.
Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina janë përballur ditëve të fundit me vërshime, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. 
Previous slide
Next slide

Disa vende është raportuar të kenë mbetur pa energji elektrike.

Disa banorë edhe janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, por shkalla e dëmeve nuk dihet ende.

Mbi 200 ndërtesa banimi janë vërshuar në qytetin Bosanska Krupa, pas daljes së lumenjve nga shtretërit.

“Ende nuk kemi vlerësuar shkallën e dëmeve. Qasja në qytet nga disa rrugë lokale është bllokuar”, tha për Radion Evropa e Lirë, kryetari i këtij qyteti, Armin Halitoviq.

Në Bihaq situata është më e vështirë dhe zyrtarët lokalë atje kanë thënë se mbi 200 ndërtesa janë vërshuar.

Muhamed Pecenkoviq, nga Mbrojtja Civile e Kantonit, tha për Radion Evropa e Lirë se rruga kryesore që çon për në Bihaq, por edhe rrugë të tjera lokale janë mbyllur për shkak të vërshimeve.

Në Velika Kladua, gjashtë shtëpi janë vërshuar krejtësisht, ndërkaq 30 shtëpi të tjera rrezikojnë të vërshohen.

Në Kroaci, rreth 300 trupa ushtarake janë aktivizuar për t’iu ndihmuar njerëzve në nevojë, kanë thënë autoritetet.

Ekipet është thënë se u kanë dërguar ushqime banorëve të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Kryeministri kroat, Andrej Plenoviq ka bërë të ditur se Qeveria do të ndajë fonde për t’iu ndihmuar personave të prekur nga vërshimet.

XS
SM
MD
LG