Si pasojë e vërshimeve të javës së kaluar në Kosovë, më shumë se 12 mijë pula kanë ngordhur në një fermë në Llaushë. Ekipi i Radios Evropa e Lirë ju sjell pamje brenda kësaj pularie në komunën e Skenderajt. (Kujdes: Përmbajtja e kësaj fotogalerie mund të jetë shqetësuese për disa shikues!)
Vërshimet mbysin mbi 12 mijë pula brenda një ferme
![Udhëheqësi i Drejtorisë së Inspektoratit Komunal në Skenderaj, Valon Haliti, konfirmoi për REL-in se për groposjen e pulave të ngordhura është caktuar një vend në fshatin kodrinoro-malor Kotorr.](https://gdb.rferl.org/08530000-0a00-0242-ed90-08dafe07a951_w1024_q10_s.jpg)
5
Udhëheqësi i Drejtorisë së Inspektoratit Komunal në Skenderaj, Valon Haliti, konfirmoi për REL-in se për groposjen e pulave të ngordhura është caktuar një vend në fshatin kodrinoro-malor Kotorr.
![Groposja e pulave që u mbytën nga vërshimet do të bëhet nën monitorimin e zyrtarëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.](https://gdb.rferl.org/08530000-0a00-0242-d29a-08dafe07a477_w1024_q10_s.jpg)
6
Groposja e pulave që u mbytën nga vërshimet do të bëhet nën monitorimin e zyrtarëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
![Pamje e dëmeve brenda fermës së pulave në Llaushë.](https://gdb.rferl.org/08530000-0a00-0242-5351-08dafe0781e3_w1024_q10_s.jpg)
7
Pamje e dëmeve brenda fermës së pulave në Llaushë.
![Vërshimet e fundit në Skenderaj dhe në disa komuna të tjera të Kosovës kanë dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore, si dhe infrastrukturën rrugore.](https://gdb.rferl.org/069c0000-0aff-0242-9a6d-08dafe07b164_w1024_q10_s.jpg)
8
Vërshimet e fundit në Skenderaj dhe në disa komuna të tjera të Kosovës kanë dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore, si dhe infrastrukturën rrugore.