Ndërlidhjet

MPB: Situatë e qetë pas vërshimeve

Vërshimet në Skenderaj. 20 janar 2023.
Vërshimet në Skenderaj. 20 janar 2023.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka njoftuar më 21 janar se pas ndaljes së reshjeve të shiut, situatë është e qetë, teksa shtoi se po bëhen intervenime të ndryshme në zona të caktuara.

Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm të nisura më 19 janar, disa qytete në Kosovë janë përballur me vërshime.

Nga vërshimet më të prekura janë komunat: Skenderaj, Mitrovicë e Jugut dhe Istog.
Vërshimet kanë dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore dhe infrastrukturën rrugore.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, sipas MBP-së, është duke vazhduar angazhimin me pompa për largimin e ujit në shtëpitë dhe në zonat ku ka pasur përmbytje nga vërshimet.

“Aktualisht po intervenohet edhe në infrastrukturën e prekur nga vërshimet në mënyrë që shërbimet dhe qarkullimi për qytetarët të normalizohet. Në fokus vazhdojnë të jenë kërkesat dhe nevojat e familjeve që janë evakuuar dy ditët e fundit”, thuhet në njoftimin e MBP-së.

Fëmijët larg, e vetë pa strehë: Lufta me vërshimet
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:08 0:00

Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se do të vazhdojë koordinimin ndër-institucional me qëllim të reagimit në rastet e nevojshme dhe ndaj kërkesave të mundshme që do i pranojë nga komunat dhe nga qytetarët.

Policia e Kosovës tha se për shkak se ende ka të reshura të dobëta shiu, niveli i ujit në lumenj është ende i lartë, prandaj ka vazhduar monitorimin e situatës.

“Sipas raportimeve të sotme, nivel më të shtuar të ujërave si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit ka në pjesën veriore dhe veri-perëndimore të vendit”, u tha në njoftim.

Sipas Policisë, në rajone të tjera nuk ka lumenj që kanë dalë nga shtrati dhe nuk është raportuar për vërshime.

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës më 20 janar ka njoftuar se situata e përgjithshme hidrometeorologjike në pjesën më të madhe të vendit, ditëve të fundit është përkeqësuar, si pasojë e reshjeve intensive të shiut.

Përmbytje në pjesë të ndryshme të Kosovës

Disa qytete në Kosovë janë duke u përballur me vërshime si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit.

1/10 Disa qytete në Kosovë janë duke u përballur me vërshime si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa qytete në Kosovë. Qyteti më i prekur nga vërshimet, sipas raportimeve, është Skenderaj ku autoritetet lokale kanë shpallur gjendje emergjente. Vërshime janë regjistruar edhe në Vushtrri, Pejë dhe në komunat në veri të Kosovës.
Vërshime në Lagjen e Boshnjakëve, në pjesën veriore të Kosovës më 19 janar 2023.
2/10 Vërshime në Lagjen e Boshnjakëve, në pjesën veriore të Kosovës më 19 janar 2023.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa qytete në Kosovë. Qyteti më i prekur nga vërshimet, sipas raportimeve, është Skenderaj ku autoritetet lokale kanë shpallur gjendje emergjente. Vërshime janë regjistruar edhe në Vushtrri, Pejë dhe në komunat në veri të Kosovës.
Niveli i ujit në lumin Ibër është rritur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
3/10 Niveli i ujit në lumin Ibër është rritur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa qytete në Kosovë. Qyteti më i prekur nga vërshimet, sipas raportimeve, është Skenderaj ku autoritetet lokale kanë shpallur gjendje emergjente. Vërshime janë regjistruar edhe në Vushtrri, Pejë dhe në komunat në veri të Kosovës.
Disa shtëpi të përmbytura nga uji në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
4/10 Disa shtëpi të përmbytura nga uji në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa qytete në Kosovë. Qyteti më i prekur nga vërshimet, sipas raportimeve, është Skenderaj ku autoritetet lokale kanë shpallur gjendje emergjente. Vërshime janë regjistruar edhe në Vushtrri, Pejë dhe në komunat në veri të Kosovës.
Në Mitrovicën e Veriut, drejt urës kryesore, lumi Ibër ka arritur lartësinë e shëtitores, kështu që karriget në pushimore janë zhytur në ujë.
5/10 Në Mitrovicën e Veriut, drejt urës kryesore, lumi Ibër ka arritur lartësinë e shëtitores, kështu që karriget në pushimore janë zhytur në ujë.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa qytete në Kosovë. Qyteti më i prekur nga vërshimet, sipas raportimeve, është Skenderaj ku autoritetet lokale kanë shpallur gjendje emergjente. Vërshime janë regjistruar edhe në Vushtrri, Pejë dhe në komunat në veri të Kosovës.
Reshjet e shiut të enjten kanë shkaktuar vërshime edhe në Zveçan.

Rruga e asfaltuar nga Zveçani për në Zhitkovc, Zherovnicë dhe Zubin Potok është vështirë e kalueshme me vetura.
6/10 Reshjet e shiut të enjten kanë shkaktuar vërshime edhe në Zveçan.

Rruga e asfaltuar nga Zveçani për në Zhitkovc, Zherovnicë dhe Zubin Potok është vështirë e kalueshme me vetura.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa qytete në Kosovë. Qyteti më i prekur nga vërshimet, sipas raportimeve, është Skenderaj ku autoritetet lokale kanë shpallur gjendje emergjente. Vërshime janë regjistruar edhe në Vushtrri, Pejë dhe në komunat në veri të Kosovës.
Lumi Ibër ka vërshuar shtëpitë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore.
7/10 Lumi Ibër ka vërshuar shtëpitë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa qytete në Kosovë. Qyteti më i prekur nga vërshimet, sipas raportimeve, është Skenderaj ku autoritetet lokale kanë shpallur gjendje emergjente. Vërshime janë regjistruar edhe në Vushtrri, Pejë dhe në komunat në veri të Kosovës.
Qyteti më i prekur nga vërshimet sipas raportimeve është Skenderaj ku autoritetet lokale kanë shpallur gjendje emergjente.

Lumi Klina dhe disa degë të tij, kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar vërshime në rreth dhjetë fshatra të kësaj komune.

8/10 Qyteti më i prekur nga vërshimet sipas raportimeve është Skenderaj ku autoritetet lokale kanë shpallur gjendje emergjente.
Lumi Klina dhe disa degë të tij, kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar vërshime në rreth dhjetë fshatra të kësaj komune.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa qytete në Kosovë. Qyteti më i prekur nga vërshimet, sipas raportimeve, është Skenderaj ku autoritetet lokale kanë shpallur gjendje emergjente. Vërshime janë regjistruar edhe në Vushtrri, Pejë dhe në komunat në veri të Kosovës.
Vërshimet në pjesën jugore të Mitrovicës më 19 janar 2022.
9/10 Vërshimet në pjesën jugore të Mitrovicës më 19 janar 2022.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa qytete në Kosovë. Qyteti më i prekur nga vërshimet, sipas raportimeve, është Skenderaj ku autoritetet lokale kanë shpallur gjendje emergjente. Vërshime janë regjistruar edhe në Vushtrri, Pejë dhe në komunat në veri të Kosovës.
Një vajzë duke ecur nëpër një rrugë të përmbytur nga uji në jug të Mitrovicës.
10/10 Një vajzë duke ecur nëpër një rrugë të përmbytur nga uji në jug të Mitrovicës.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa qytete në Kosovë. Qyteti më i prekur nga vërshimet, sipas raportimeve, është Skenderaj ku autoritetet lokale kanë shpallur gjendje emergjente. Vërshime janë regjistruar edhe në Vushtrri, Pejë dhe në komunat në veri të Kosovës.
Previous slide
Next slide

Sipas Institutit reshjet e shiut me intensitet të ndryshuar, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim deri më 25 janar.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë shpesh vërshime në Kosovë.

Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave.

XS
SM
MD
LG