Ndërlidhjet

Lajme

Shqipëri: Dy persona të vdekur dhe mijëra hektarë tokë nën ujë si pasojë e shiut

Përmbytje në zonën e Shkodrës.
Përmbytje në zonën e Shkodrës.

Autoritetet për Emergjenca në Shqipëri kanë bërë të ditur se dy persona kanë vdekur dhe se 4.356 hektarë tokë janë përmbytur në Shkodër dhe Lezhë, si pasojë e reshjeve dyditore të shiut.

Viktimat, Pjetër dhe Jason Rrushaj, babë e bir (48 dhe 18 vjeç) janë rrëmbyer nga ujërat e përroit në Shkrel të Malësisë së Madhe, në pasditen e 20 nëntorit.

Trupat e tyre janë gjetur vetëm paraditen e së hënës, pas disa orë kërkimesh.

Të përmbytura vazhdojnë të jenë 539 banesa, pjesa më e madhe në Shkodër, ndërsa 24 janë në Lezhë.

Për shkak të situatës së rëndë, në qarkun e Shkodrës janë evakuuar 318 banorë.

Ata janë strehuar në konvikte apo pranë të afërmve të tyre.

Përmbytje në Kosovë, Shqipëri e Serbi

Ujërat nga përmbytjet ka rrethuar Xhaminë e Plumbit pas reshjeve të dendura në Shkodër, Shqipëri, më 21 nëntor 2022.
1/23 Ujërat nga përmbytjet ka rrethuar Xhaminë e Plumbit pas reshjeve të dendura në Shkodër, Shqipëri, më 21 nëntor 2022.
Ujërat nga përmbytjet e së dielës ende nuk janë tërhequr dhe vazhdojnë të shkaktojnë dëme në ekonomitë familjare. Istog, më 21 nëntor 2022.  
2/23 Ujërat nga përmbytjet e së dielës ende nuk janë tërhequr dhe vazhdojnë të shkaktojnë dëme në ekonomitë familjare. Istog, më 21 nëntor 2022.  
Avdi Dervishaj me gruan në shkallët e shtëpisë së tyre ndërsa oborri është i tëri i përmbytur, komuna e Istogut.  
3/23 Avdi Dervishaj me gruan në shkallët e shtëpisë së tyre ndërsa oborri është i tëri i përmbytur, komuna e Istogut.  
Një pamje nga ajri e një zone të përmbytur pranë Shkodrës, Shqipëri, më 21 nëntor 2022.
4/23 Një pamje nga ajri e një zone të përmbytur pranë Shkodrës, Shqipëri, më 21 nëntor 2022.
Një tjetër pamje e Xhamisë së Plumbit në Shkodër, më 21 nëntor 2022.
5/23 Një tjetër pamje e Xhamisë së Plumbit në Shkodër, më 21 nëntor 2022.
Përmbytjet në Shkodër.
6/23 Përmbytjet në Shkodër.
Përmbytjet në komunën e Vushtrrisë, Kosovë, më 20 nëntor 2022. 
7/23 Përmbytjet në komunën e Vushtrrisë, Kosovë, më 20 nëntor 2022. 
Përmbytja e rrugës magjistrale Prishtinë - Mitrovicë.
8/23 Përmbytja e rrugës magjistrale Prishtinë - Mitrovicë.
Istogu, Peja, Vushtrria dhe Juniku janë ndër komunat më të prekura nga përmbytjet.
9/23 Istogu, Peja, Vushtrria dhe Juniku janë ndër komunat më të prekura nga përmbytjet.
Shtëpi të përmbytura në fshatin Bleran të Shkodrës, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, Shqipëri, 20 nëntor 2022.
10/23 Shtëpi të përmbytura në fshatin Bleran të Shkodrës, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, Shqipëri, 20 nëntor 2022.
Lumenj të dalë nga shtrati, Vushtrri, Kosovë, më 20 nëntor 2022.  
11/23 Lumenj të dalë nga shtrati, Vushtrri, Kosovë, më 20 nëntor 2022.  
Përmbytjet që shkaktuan shirat e furishëm të dielën, dëmtuan shtëpi, biznese, kultura bujqësore dhe rrugë në disa komuna të Kosovës.
12/23 Përmbytjet që shkaktuan shirat e furishëm të dielën, dëmtuan shtëpi, biznese, kultura bujqësore dhe rrugë në disa komuna të Kosovës.
Reshjet e dendura të shiut shkaktuan prurje në lumenj. Vushtrri, 20 nëntor 2022.  
13/23 Reshjet e dendura të shiut shkaktuan prurje në lumenj. Vushtrri, 20 nëntor 2022.  
Përmbytjet në rajonin e Vushtrrisë, 20 nëntor 2022.
14/23 Përmbytjet në rajonin e Vushtrrisë, 20 nëntor 2022.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tha se reshjet e shiut me intensitet dhe shtrirje të ndryshme territoriale do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së hënë.
15/23 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tha se reshjet e shiut me intensitet dhe shtrirje të ndryshme territoriale do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së hënë.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Vushtrri, Maliq Ferizi, tha se situata me vërshimet është vënë nën kontroll.
16/23 Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Vushtrri, Maliq Ferizi, tha se situata me vërshimet është vënë nën kontroll.
Përmbytjet afër Urës së Zallçit, në komunën e Istogut, 21 nëntor 2022.
17/23 Përmbytjet afër Urës së Zallçit, në komunën e Istogut, 21 nëntor 2022.
Shtëpi të përmbytura në një vendbanim afër Novi Pazarit.
18/23 Shtëpi të përmbytura në një vendbanim afër Novi Pazarit.
Oborri i përmbytur i një shtëpie në Novi Pazar, më 20 nëntor 2022.
19/23 Oborri i përmbytur i një shtëpie në Novi Pazar, më 20 nëntor 2022.
Përmbytjet nga reshjet e dendura të shiut në Novi Pazar, Serbi, më 20 nëntor 2022. 
20/23 Përmbytjet nga reshjet e dendura të shiut në Novi Pazar, Serbi, më 20 nëntor 2022. 
Përmbytje pranë Rashkës në Serbinë juglindore, lumi Ibër, 20 nëntor 2022.
21/23 Përmbytje pranë Rashkës në Serbinë juglindore, lumi Ibër, 20 nëntor 2022.
Vërshimet kanë përmbytur edhe tokat bujqësore në Novi Pazar.
22/23 Vërshimet kanë përmbytur edhe tokat bujqësore në Novi Pazar.
Një tjetër pamje nga përmbytjet në Novi Pazar.
23/23 Një tjetër pamje nga përmbytjet në Novi Pazar.
Previous slide
Next slide

Edhe pse zyrtarë të Emergjencave Civile kanë thënë se situata është përmirësuar, reshje të shiut mund të ketë sërish.

Sipas tyre, Lumenjtë Drin, Gjadër dhe Erzen kanë prurje të shumta, dhe rrezikojnë daljen nga shtrati nëse reshjet vazhdojnë.

Aktualisht mbi 240 efektivë të forcave të armatosura janë përqendruar në dy qarqet më të prekura nga përmbytjet për t’iu ardhur në ndihmë banorëve.

Përveç Shkodrës dhe Lezhës, përmbytje ka pasur edhe në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër.

XS
SM
MD
LG