Dhuna tronditi Lindjen e Mesme, migrantët realizuan udhëtime të rrezikshme përgjatë Mesdheut dhe Evropës dhe votimi në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara prodhoi rezultate tronditëse. Këto fotografi tregojnë disa prej tregimeve që e definuan vitin 2016.
2016: Viti në foto
9
Një inxhinier ushtarak i ushtrisë ruse kërkon për mina tokësore në qytetin antik të Palmirës, në Siri, më 7 prill. Trupat siriane morën Palmirën nga luftëtarët e Shtetit Islamik më 27 mars, por militantët rimorën një pjesë të qytetin nga mesi i dhjetorit. (epa/Vadim Savitsky)
10
Një vajzë ecën nëpër baltë në një kamp refugjatësh e migrantësh në afërsi të Idomenit në Greqi, në afërsi të kufirit me Maqedoninë, më 10 mars. (epa/Valdrin Xhemaj)
11
Një grua shikon zyrtarët e Policisë ruse gjatë një koncerti më 18 mars në Sheshin e Kuq në Moskë, gjatë shënimit të përvjetorit të dytë të aneksimit të Krimesë nga Rusia. (Reuters/Maxim Shemetov)
12
Mijëra njerëz mbajnë një minutë heshtje në Bruksel, Belgjikë, më 24 mars, në nder të viktimave të disa sulmeve terroriste në këtë qytet të para dy ditëve. (epa/Christophe Petit Tesson)