Dhuna tronditi Lindjen e Mesme, migrantët realizuan udhëtime të rrezikshme përgjatë Mesdheut dhe Evropës dhe votimi në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara prodhoi rezultate tronditëse. Këto fotografi tregojnë disa prej tregimeve që e definuan vitin 2016.
2016: Viti në foto
13
Një djalë sirian ecën përgjatë minares së rrënuar të një xhamie, në qytetin Douma, të kapur nga rebelët, jashtë Damaskut, më 31 mars. (epa/Mohammed Badra)
14
Gazetarja nga Azerbajxhani, Khadija Ismayilova, bashkëpunëtore e Radios Evropa e Lirë, flet para gazetarëve pas lirimit të saj nga paraburgimi, në Baku, më 25 maj. Ismayilova u arrestua në dhjetor të vitit 2014, nën akuzat që nga shumë janë parë si shpagim për raportimet e saj hulumtuese rreth korrupsionit në Azerbajxhan. (Aziz Karimov, RFE/RL)
15
Protestuesit afganë thërrasin slogane antiqeveritare gjatë një proteste në Kabul, më 16 maj. Mijëra njerëz kanë protestuar kundër një vendimi për t’i dhënë kah tjetër një linje transmisioni që lidh Afganistanin me Azinë Qendrore. Shumë njerëz e kanë parë vendimin për ta anashkaluar rajonin - e dominuar kryesisht nga komuniteti shiit hazara - si minim të interesave ekonomike të këtij grupi minoritar. (Wakil Kohsar/AFP)
16
Pilotja ukrainase, Nadia Savchenko, flet për media në Aeroportin Ndërkombëtar të Kievit, më 25 maj. Savchenko ishte kapur në lindje të Ukrainës, në qershor të vitit 2014 dhe ilegalisht ishte dërguar në Rusi, ku u akuzua për përfshirje në vrasjen e dy gazetarëve rusë. Ajo u lirua gjatë një këmbimi të burgosurish, me dy të burgosur rusë. (Reuters/Gleb Garanich)