Dhuna tronditi Lindjen e Mesme, migrantët realizuan udhëtime të rrezikshme përgjatë Mesdheut dhe Evropës dhe votimi në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara prodhoi rezultate tronditëse. Këto fotografi tregojnë disa prej tregimeve që e definuan vitin 2016.
2016: Viti në foto
17
Protestuesit mbajnë fishekzjarrë pas ngjyrosjes së fasadës së Ministrisë së Drejtësisë në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, më 31 maj. Pjesëmarrësit në protestat e vazhdueshme antiqeveritare e kanë quajtur këtë lëvizje “Revolucioni shumëngjyrësh”. (epa/Georgi Licovski)
18
Një grua vajton më 11 korrik në Potocari, në memorialin për viktimat e masakrës së vitit 1995 në Srebrenicë, Bosnjë dhe Hercegovinë. Gjatë luftës 1992-95 në Bosnjë, Kombet e Bashkuara e lanë mënjanë Srebrenicën si vend të sigurt për civilët. Por, më 11 korrik 1995, trupat e serbëve të Bosnjës hyn në këtë qytet dhe vranë rreth 8,000 burra dhe djemë myslimanë ditën në vijim. (Midhat Poturovic, RFE/RL)
19
Pjesëtarë të komunitetit LGBTQ dhe përkrahësit e tyre marrin pjesë në ndezjen e qirinjve jashtë Shtëpisë së Bardhë në Uashington për të nderuar viktimat e vrasjeve në masë në Pulse, një klub homoseksualësh në Orlando, Florida, më 12 qershor. Një person vrau 49 njerëz dhe lëndoi 53 të tjerë, përpara se të vritej nga policia. (epa/Jim Lo Scalzo)
20
Njerëzit shikojnë vërshimin e lumit Jinsha nga një platformë në Provincën Yunnan në Kinë, më 15 korrik. (Reuters)