Dhuna tronditi Lindjen e Mesme, migrantët realizuan udhëtime të rrezikshme përgjatë Mesdheut dhe Evropës dhe votimi në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara prodhoi rezultate tronditëse. Këto fotografi tregojnë disa prej tregimeve që e definuan vitin 2016.
2016: Viti në foto
21
Shirita të zinj janë vendosur në një monument në Nicë, Francë, më 18 korrik, pasi banorët mbajtën një minutë heshtje për nder të viktimave të sulmit terrorist në këtë qytet. 84 njerëz u vranë gjatë sulmit, gjatë festimeve të Ditës Kombëtare të Francës, më 14 korrik. (epa/Olivier Anrigo)
22
Flamuj kombëtar të Turqisë dhe një portret i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, qëndrojnë të varur në sheshin Taksim të Stambollit, më 23 korrik, gjatë një proteste kundër grusht shtetit të dështuar ushtarak, që u shtyp më 15-16 korrik. (Petr Shelomovskiy)
23
Gra ukrainase kontrollojnë apartamentet e tyre të shkatërruara, pas luftimeve ndërmjet separatistëve të përkrahur nga Rusia dhe trupave qeveritare të Ukrainës në qytetin Yasinovataya në rajonin lindor të Donetsk-ut, më 1 gusht. (epa/Alexander Ermochenko)
24
Banorët e lagjes së varfër Mangueira në Rio të Brazilit shikojnë ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të vitit 2016, më 5 gusht. (Reuters/Ricardo Moraes)