Dhuna tronditi Lindjen e Mesme, migrantët realizuan udhëtime të rrezikshme përgjatë Mesdheut dhe Evropës dhe votimi në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara prodhoi rezultate tronditëse. Këto fotografi tregojnë disa prej tregimeve që e definuan vitin 2016.
2016: Viti në foto
25
Ekipet shpëtimtare kërkojnë viktimat në rrënojat e fshatit Lazio në Amatrice, Itali, më 1 shtator. Një tërmet shkatërrues, i shkallës 6.0, më 24 gusht, la afërsisht 300 persona të vdekur. (epa/Alessandro di Meo)
26
Një shqiponjë e re në Lojërat Botërore të Nomadëve, në Kirgizi, më 6 shtator. (Amos Chapple, RFE/RL)
27
Burra sirianë me foshnje në duar, duke e çarë rrugën përmes rrënojave të ndërtesave të shkatërruara, pas një sulmi ajror në lagjen Saligin të Alepos, të kontrolluar nga rebelët, më 11 shtator. (AFP/ Ameer Alhabi)
28
Gra hungareze në fustane tradicionale duke dalë nga një vendvotim, gjatë referendumit për kuotat e BE-së për migrantët, në Veresegyhaz, më 2 tetor. Rreth 98 për qind e votuesve refuzuan kuotat obligative për migrantë, por dalja e ulët në votime e bëri votimin të pavlefshëm. (Reuters/Bernadett Szabo)