Dhuna tronditi Lindjen e Mesme, migrantët realizuan udhëtime të rrezikshme përgjatë Mesdheut dhe Evropës dhe votimi në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara prodhoi rezultate tronditëse. Këto fotografi tregojnë disa prej tregimeve që e definuan vitin 2016.
2016: Viti në foto
29
Hebrenjtë hasidë duke festuar Vitin e Ri Hebre, apo Rosh Hashanah, në Uman, Ukrainë, më 2 tetor. (TASS/Viktor Drachev)
30
Nigel Farage, lideri i Partisë britanike të Pavarësisë, festojnë në Londër pasi votuesit britanikë votuan në favor të daljes nga Bashkimi Evropian, në referendumin e Brexit-it më 23 qershor. (epa/Hannah McKay)
31
Gra myslimane dhe turistë të tjerë pushojnë në resorin Neve Zohar në Detin e Zi në Izrael, më 18 tetor. (AFP/Menahem Kahana)
32
Një ekip punon në rrëzimin e një kampi migrantësh, të njohur si “Xhungla” në Kale, në veri të Francës, më 2 tetor. Rreth 6,000-8,000 njerëz kanë jetuar në këtë kamp në kushte të vështira. (AFP/Philippe Huguen)